Dëshmitë e Pacientëve

(A.B)

Kam kënaqësi të flas për personelin e Spitalit Hygeia Tiranë. Janë shumë të mirë e të sjellshëm, të përkushtuar për pacientët. Infermierët më lanë përshtypje shumë të mirë. Mjekët janë shumë të përkushtuar e të suksesshëm. Jam e kënaqur nga çdo njeri. I uroj personelit të Spitalit Hygeia suksese në të ardhmen.

(A.B)

Premte, 01 Dhjetor 2017

(I.M)

Jam pacient i cili e frekuentoj shpesh Spitalin Hygeia Tiranë. Ndaj përshtypjet më të mira për gjithshka. Ju keni mjekë specialistë, punonjës e infermier mjaft të kualifikuar e të përkushtuar deri në detaj. Shoh punonjës të moshave të ndryshme të gatshëm në çdo moment për të ndihmuar pacientët. Ka komunikim fantastik e përkujdesje shembullore. Ju jeni të parët, dhe ne, të parët për tek ju. Faleminderit Hygeia. 

(I.M)

Premte, 01 Dhjetor 2017

(H.W)

Nuk do të kisha marrë trajtim më të mirë edhe po të ndodhesha në vendin tim. Personeli juaj është më i sjellshmi dhe i kujdesshmi që kam njohur. Ata janë ambasadorë të mire të Spitalit Hygeia Tiranë dhe të Shqipëris. 

(H.W)

Premte, 01 Dhjetor 2017

(B.C)

Në Spitalin Hygeia Tiranë gjetëm një personel dhe shërbim të shkëlqyer. Ne ju falenderojmë shumë për gjithshka. Të gjitha shërbimet e personelit mjekësor e infermieror të përkryera. Mjekët e spitalit janë shumë profesionistë të talentuar për çdo lloj ekzaminimi. 

(B.C)

Premte, 01 Dhjetor 2017

(A.N)

Dëshiroj të falenderoj të gjithë personelin e Spitalit Hygeia Tiranë. Në veçanti falenderoj kardiokirurgun i cili bëri një ndërhyrje kirurgjikale speciale. Gjithashtu dëshiroj të falenderoj neurologun si dhe personelin infermieror për shërbimin e shkëlqyer. Me respekt. 

(A.N)

Premte, 01 Dhjetor 2017

(B.K)

Jeni personel i mrekullueshëm mjekësor dhe i një niveli të lartë. Standartet europiane të Spitalit Hygeia Tiranë më bëjnë që t’ja rekomandoj çdo kujt. Faleminderit çdo pjestari të personelit që e bëri shumë të lehtë e të pëlqyeshëm qëndrimin tim këtu. 

(B.K)

Premte, 01 Dhjetor 2017

(A.S)

Jam shumë e kënaqur nga personeli mjekësor, në veçanti kirurgu ortoped i cili na është gjendur shumë pranë. Do ja rekomandoj shumë personave në nevojë Spitalin Hygeia Tiranë. 

(A.S)

Premte, 01 Dhjetor 2017

(E.L)

Faleminderit Spitalit Hygeia Tiranë për pritjen e sjellshme dhe kujdesin e mjekëve tuaj. Ishte një kënaqësi të isha pacient i spitalit tuaj. Faleminderit për bisedat e këndshme dhe kohën që më keni kushtuar. E kam njoftuar kompaninë time të sigurimit se Spitali Hygeia është më i miri në Tiranë dhe ata e kanë vendosur në listën e tyre të spitaleve me mjekë, personel dhe shërbim të mirë. Edhe një herë faleminderit nga një pacient i lumtur dhe i kënaqur. Përshëndes të gjithë mjekët dhe personelin të cilët e bënë qëndrimin tim të paharrueshëm. 

(E.L)

Premte, 01 Dhjetor 2017

(Sh.M)

Jam shumë e kënaqur me shërbimet e Klinikës se Fertilitetit. Nuk kam pasur asnjëherë vonesa dhe të gjithë janë shumë të kujdesshëm e të komunikueshëm. Ju falenderoj të gjithëve për shërbimin dhe punën tuaj korrekte. 

(Sh.M)

Premte, 01 Dhjetor 2017

(A.C)

Shërbimi i pritjes në Ambulatorin e Spitalit Hygeia Tiranë është në nivel shumë të mirë. Punonjësit të cilët na shoqëruan gjatë gjithë kohës ishin shumë të gatshëm. Impenjimi i mjekëve gjithashtu ishte shumë i mirë. Komunikimi perfekt. Jam shumë i kënaqur. 

(A.C)

Premte, 01 Dhjetor 2017

(N.H)

Në datën 2 Janar u hospitalizova në Spitalin Hygeia Tiranë në një gjendje majft kritike. Ajo që unë pash është për t’u adhuruar dhe vlerësuar maksimalisht. U vendosa në Njësinë e Terapisë Intesive dhe aty takova njerëzit me ideal të shoqerisë sonë. U diagnostikova shumë shpejt dhe mora një shërbim të shkëlqyer. Dua të shpreh vlerësimin tim maksimal për ta. Faleminderit shumë.

(N.H)

Premte, 01 Shtator 2017

(E.P.)

Personeli spitalor (Mjekët, Infermierët, Administrata) janë treguar shumë profesional dhe korrekt. Shërbimi është ofruar në kohë rekord dhe me të gjitha informacionet e duhura. Ne si pacientë kemi histori të gjatë me Spitalin Hygeia dhe jemi shumë të kënaqur. Shpesh herë ua këshillojmë dhe kolegëve e familjarëve tanë shërbimet tuaja. Duke ju përgëzuar për profesionalizmin e treguar, ju falenderoj shumë që ndihmuat ardhjen në jetë të djalit tonë.

(E.P.)

Shtune, 02 Shtator 2017

(A.B)

Ne u sugjeruam nga një mike që të bënim një vizitë mjekësore në Spitalin Hygeia Tiranё me mjekun i cili mori përsipër dhe operacionin. Me anë të eksperiencës tonë në këtë spital, përveç se u ndamë shumë të kënaqur, do të referojmë dhe persona të tjerë të kryejnë vizita këtu. Personel i mrekullueshëm, kushte të shkëlqyera si dhe mjekë humanë dhe ekspert.

(A.B)

Shtune, 02 Shtator 2017

(A.S)

Shërbimi në Njësinë e Terapisë Intesive është i përsosur. Personeli i shkëlqyer dhe i kualifikuar, si dhe mjekët shumë të mirë. Mbetëm shumë të kënaqur nga shërbimi dhe puna. Jeni të mrekullueshëm.

(A.S)

Shtune, 02 Shtator 2017

(A.K)

Jam shumë e kënaqur nga përkujdesja që kam pasur nga personeli infermieror, gjithashtu dhe nga ekipi i mjekëve në Departamentin e ORL-së. Me respekt.

(A.K)

Shtune, 02 Shtator 2017

(E.P)

Sjellje e shkëlqyer nga ana e personelit të Ambulatorit, dhe predispozicion maksimal për mbarëvajtjen e vizitës pranë mjekut përkatës. Ndihem shumë e vlerësuar. Respekte.

(E.P)

Shtune, 02 Shtator 2017

(E.P)

Unë si paciente jam ndjekur që në fillim të shtatëzanisë time në Spitalin Hygeia Tiranё. Gjatë gjithë peiudhës së trajtimit tim në këtë spital jam ndjerë shumë mirë si në aspektin e trajtimit shëndetësor, por edhe në aspektin e vëmendjes dhe komunikimit nga i gjithë personeli i spitalit. Më janë dhënë gjithmonë shpjegimet e duhura për pyetjet që kisha dhe në kohën e duhur. Vlerësoj gjithashtu edhe kushtet e shërbimit në këtë spital. Veçanërisht, do të doja të falenderoja mjekun tim për kujdesin, këshillat mjekësore, komunikimin dhe gadishmërinë. Falë kujdesit dhe këshillave të tij çdo gjë shkoi shumë mirë si për mua ashtu dhe për djalin tim të sapolindur. Po kështu, do të doja të thoja se falë vlerësimit për trajtimin mjekësor dhe shërbimin që gjeta në spitalin tuaj, vendosa që edhe ndjekjen e mëtejshme të fëmijës ta bëj me mjekët tuaj.

(E.P)

Shtune, 02 Shtator 2017

(K.Q)

Koha e qëndrimit tim në Spitalin Hygeia Tiranё ka qenë për 48 orë në Pavionin e Patologjisë. Shërbimi e pastërtia ishin të përkryera e shumë profesionale. Mjekët dhe infermierët të cilët më kanë shërbyer ishin tepër profesional dhe të sjellshëm. Faleminderit për gjithshka.

(K.Q)

Shtune, 02 Shtator 2017

(B.Xh)

Në Pavionin e Kimioterapisë personeli është shumë i sjellshëm dhe i këndshëm në komunikim. Shërbimi është shumë i mirë. I përgjigjen çdo pyetje me qetësi dhe përkushtim.

(B.Xh)

Shtune, 02 Shtator 2017

(K.T)

Ka qenë një eksperiencë e parë në Spitalin Hygeia Tiranё dhe gjatë gjithë periudhës kemi ndjerë një trajtim shumë optimal, njerëzor dhe të kujdesshëm. Personeli mjekësor ka qenë gjithmonë dhe tërësisht i gatshëm për shpjegime dhe mbështetje duke na orientuar saktë dhe me kompetencë. Faleminderit.

(K.T)

Shtune, 02 Shtator 2017

Hygeia Group

SPITALI HYGEIA TIRANЁ, pjesë e Grupit Hygeia Greqi, i cili prej 40 vitesh tashmë, vazhdon tё jetё lider nё tregun e sektorit shëndetësor dhe ka si objektiv kryesor të jetë ofruesi më i madh i shërbimeve mjekësore të integruara në gjithë Europën Juglindore.

Lexo me shumë...

Newsletter

Abonohu per te mare njoftimet tona me email:

Si të arrini në Hygeia

Kontakte

Spitali Hygeia Tiranë:
Sekretaria: + 355 4 23 90 000
Urgjenca: + 355 4 23 23 000
Email: info@hygeia.al


Zyra e Spitalit Hygeia Kosovë:
Telefon: ‎+386 49 102 008
Email: zyrakosove@hygeia.al