Spitali Hygeia Tiranë është një spital privat i cili operon në Shqipëri që prej vitit 2010. Është spitali privat më i madh në vend, i cili ofron një gamë të gjerë shërbimesh të kujdesit shëndetësor.

Spitali Hygeia Tiranë angazhohet në ofrimin e kujdesit në nivelin më të lartë, nga një personel i shkëlqyer shkencor, administrativ dhe mbështetës, të cilëve i ofrohet edukim i vazhdueshëm, aksesi ndaj teknologjisë moderne dhe kushte pune të shkëlqyera.

Kujdesi i orientuar drejt pacientit, rëndësia e cilësisë dhe sigurisë së pacientit, dhe gjithashtu përpjekja e vazhdueshme në përmirësimin e efektivitetit shkencor dhe operacional të Spitalit Hygeia Tiranë, janë shtylla strategjike të rëndësishme për progresin dhe zhvillimin e këtij spitali, i cili tashmë ka sjellë një ndryshim në vend. Spitali Hygeia Tiranë, demonstron implementimin e strategjisë së tij nëpërmjet çertifikimeve vullnetare dhe akreditimeve të shërbimeve të ofruara.

VIZIONI ynë është të bëhemi Spitali i Referencës si për Shqipërinë ashtu edhe për shtetet fqinje.

MISIONI ynë është ofrimi i kujdesit të sigurt, efektiv dhe të personalizuar – Për çdo pacient, çdo herë, çdo ditë.

VLERAT në të cilat do të mbështetemi për të arritur objektivat tona janë:

  • Përsosmëria – të ofrojmë cilësi të lartë të shërbimit të klientit, përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë dhe udhëheqjes në fushën tonë ( Të jemi më të mirët)
  • Integriteti – të zbatojmë standardet më të larta të profesionalizmit, etikës dhe përgjegjësinë individuale (Të bëhemi shembull)
  • Respekti – Respektojmë dhe vlerësojmë individualitetin, ndryshueshmërinë dhe kontributet e pacientëve tanë dhe secilit prej nesh ( Të jemi të sjellshëm)
  • Puna në grup – Të vlerësojmë kontributin e të gjithëve, duke kombinuar aftësitë e individëve të veçantë të stafit në partneritete të mira e të integruara (Të jemi së bashku).

AKREDITIM NGA QENDRA KOMBËTARE E CILËSISË SIGURISË DHE AKREDITMIT

Akreditimi është një nga mjetet më efektive për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve spitalore dhe njё njohje publike e arritjes së standardeve të akreditimit nga një organizatë e kujdesit shëndetësor, i demonstruar nëpërmjet vlerësimit të jashtëm të pavarur nga organizata të performancës së organizatës në lidhje me standardin, i miratuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Procesi i akreditimit kërkon angazhim dhe përkushtim nga të gjithë punonjësit për të përgatitur dhe zbatuar procedurat që përmbushin kërkesat e standardit.

Një ekip vlerësuesish ekspertë të Qendrës Kombëtare të Cilësisë, Sigurisë dhe Akreditimin të Institucioneve Shëndetësore ka vlerësuar mbi 200 kërkesa të standardit, në njё vizitё vlerёsuese tё organizuar.

Spitali Hygeia Tiranë është Institucioni Shëndetësor i parë i cili akreditohet nga Qëndra Kombëtare e Cilësisë, Sigurisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore, një proçes i detyrueshëm për institucionet shëndetësore sipas legjislacionit Shqiptar, duke arritur nivelin maksimal të vlerësimit për kompetencën profesionale bazuar në standard.


TEMOS “QUALITY IN INTERNATIONAL PATIENT CARE” 

Qëllimi i këtij programi çertifikimi është të validojë dhe optimizojë shërbimet mjekësore dhe jo – mjekësore për pacientët ndërkombëtarë. Kërkesat e këtij standardi zbatohen gjithashtu gjatë ofrimit të kujdesit në pacientët vendas.


ÇERTIFIKIM ISO 15189:2012

ISO 15189 çertifikon përshtatshmërinë teknike dhe kompetencën e një laboratori për kryerjen e ekzaminimeve mjekësore.

SPITALI HYGEIA TIRANË është akredituar sipas këtij standardi nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit, një proçedurë e detyrueshme bazuar në legjislacionin Shqiptar. Implementimi i standardit tregon përdorimin e duhur dhe optimizimin e infrastrukturës teknike, gadishmërinë e laboratorit për të adoptuar teknika dhe metoda të reja, përputhshmërinë me legjislacionin në fuqi, përpjekjet e vazhdueshme për përmirësim të shërbimeve, etikën dhe sjelljen profesionale të punonjësve, mbrojtjen e të dhënave personale, dhe sigurinë e sistemeve të informacionit.


 

TEMOS “QUALITY IN INTERNATIONAL REPRODUCTIVE CARE” 

SPITALI HYGEIA TIRANË është çertifikuar sipas programit të cilësisë për “Kujdesin Riprodhues në Pacientët Ndërkombëtarë”, duke u bërë në këtë mënyrë spitali i parë i certifikuar sipas këtij standardi në rang botëror. Certifikimi tregon që Spitali Hygeia Tiranë në Klinikën e Fertilitetit ofron shërbim cilësor në fushën e riprodhimit të asistuar mjekësor dhe ekselencë në shërbimet jo – mjekësore për pacientët ndërkombëtarë.

Implementimi i këtij programi certifikimi validon dhe optimizon shërbimet mjekësore dhe jo – mjekësore për turizmin mjekësor duke përfshirë cilkin e plotë të kujdesit ndaj pacientit para udhëtimit jashtë vendit, në klinikë dhe proçedurat pas trajtimit dhe pas daljes duke përfshirë dhe proçedurat e ndjekjes.    

Spitali Hygeia Tiranë

SPITALI HYGEIA TIRANЁ është spital privat i nivelit ndërkombëtar me një investim fillestar prej 60 milion euro, duke qenë i vetmi spital në Shqipëri i konceptuar që në fillesat e tij si strukturë spitalore, si nga pikëpamja strukturore ashtu edhe nga ajo funksionale. 

Lexo me shumë...

Newsletter

Abonohu per te mare njoftimet tona me email:

Si të arrini në Hygeia

Kontakte

Spitali Hygeia Tiranë:
Sekretaria: + 355 4 23 90 000
Urgjenca: + 355 4 23 23 000
Email: info@hygeia.al