Departamenti i Psikologjisë

Departamenti i Psikologjisë

PSIKOLOGJIA

Lista e mjekeve te ketij departamenti

 

Pse të këshillohesh me psikologun

Njerëzit që vijnë në spital ndjejnë se ka ndryshuar funksionimi i tyre dhe i familjes. Ata mund të ndihen të lodhur, të zemëruar, të mërzitur, në ankth, apo të kenë pyetje të shumta. Këto ndjesi i shoqërojnë në etapa të ndryshme: në fillim, gjatë trajtimit apo edhe më pas.

Takimi me psikologun mund të ketë një fillim të vështirë, për shkak të paragjykimeve kulturore lidhur me përdorimin e këtij shërbimi apo të pasigurive për ruajtjen e konfidencialitetit. Ndërkohë, përvojat e shumta të vendeve të tjera, si dhe ato të viteve të fundit në Shqipëri, tregojnë se këshillimi psikologjik është mjaft ndihmues.

Psikologu të ndihmon që të flasësh për veten, frikërat, për ato që po kalon, si dhe çdo shqetësim tjetër.

Ai të mundëson të thuash atë që nuk ia tregon dot dikujt tjetër, duke siguruar për sekretin profesional. Të flasësh, të bën të vuash më pak sesa të heshtësh. Psikologu, si një profesionist dhe si dikush që nuk ka lidhje familjare dhe emocionale, mund të dëgjojë dhe të kuptojë pa gjykuar.

 

Këshillimi psikologjik

Psikologu në spitalin Hygea bën vlerësime psikologjike dhe seanca këshillimi me persona që kanë shqetësime personale, të cilat rrjedhin nga problemet e shëndetit fizik dhe me familjet e tyre. Kuadre të ndryshme teorike dhe terapeutike mbështesin qasjet psikologjike të praktikuara. që menaxhojnë problematikat e sjella prej tyre. Psikologu mund të përdorë teste psikologjike për të vlerësuar aftësitë intelektuale dhe aspekte të ndryshme të individit.

Mbështetja psikologjike është frut i një pune të gjatë identifikimi nevojash dhe pritshmërishë. Psikologu dëgjon shqetësimet, përjetimet dhe nevojat e personit dhe e ndihmon të pranojë realitetin e tij shëndetësor. Roli terapeutik i psikologut e lejon të krijojë lidhje me të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen. Psikologu është pjesë e grupit multidisiplinar të përbërë nga mjekë, infermierë, psikiatër etj.

 

Si të kontaktoni psikologun

Psikologun e gjeni në zyrën e vet pranë spitalit Hygeia, i cili ofron një mjedis privat dhe konfidencial.

 

Nga e hëna në të premte,

8.00 - 16.00

Sipas kërkesës, psikologu mund të takojë për një seancë të vetme ose shumë seanca, me një kohëzgjatje 50 minuta. Ata mund të ndiqen gjatë kohës që qëndrojnë në spital, ose kryejnë konsulta të jashtme. Edhe familjarët e tyre mund ta takojnë psikologun në spital.

Spitali Hygeia Tiranë

SPITALI HYGEIA TIRANЁ është spital privat i nivelit ndërkombëtar me një investim fillestar prej 60 milion euro, duke qenë i vetmi spital në Shqipëri i konceptuar që në fillesat e tij si strukturë spitalore, si nga pikëpamja strukturore ashtu edhe nga ajo funksionale. 

Lexo me shumë...

Newsletter

Abonohu per te mare njoftimet tona me email:

Si të arrini në Hygeia

Kontakte

Spitali Hygeia Tiranë:
Sekretaria: + 355 4 23 90 000
Urgjenca: + 355 4 23 23 000
Email: info@hygeia.al