Departamenti Hematologjisë

Hematologjia

HEMATOLOGJIA

Lista e mjekeve te ketij departamenti

Departamenti i Hematologjisë

Hematologjia është një degë e rëndësishme e mjekësisë dhe patologjisë e cila  merret me studimin  e gjakut, organeve  gjakformuese  dhe sëmundjeve te gjakut.

Departamenti  i Hematologjisë I Spitalit Hygeia Tiranë ofron shërbim hematogjik i cili mbulon të gjitha llojet e patologjive hematologjike. Mjekët e këtij Departamenti janë në shërbim të pacientëve me sëmundje hematologjike malinje dhe jo malinje, duke ofruar një shërbim multidisiplinor ku përfshihen të gjerë laboratorik i cili është në gjendje të realizojë nga testet më të zakonshme laboratorike deri në ato më specifiket(shih Laboratory Medicine).

• Konsultë e specializuar

• Diagnoza

• Vlerësimi mjekësor

• Plani i trajtimit dhe menaxhimit ,

• Ndjekjen në kohë të sëmundjeve hematologjike.

Në këtë Departament ofrohet sherbim mjekësor dhe ndjekje si  për pacientët me sëmundje hematologjike  ditorë (ambulatorisht) ashtu edhe për pacientë të shtruar (outpatient dhe inpatient). Alternativat e mjekimit përfshijnë : kimioterapi, radioterapi, antitrupat monoklonale, transfuzion të produkteve të gjakut etj.

Ekzistojnë një numër i madh sëmundjesh që mund të diagnostikohen dhe trajtohen nga mjeku hematolog , semundje këto që siç e theksuam edhe më lart mund të jenë beninje (jo kanceroze) dhe pjesa tjetër janë sëmundje malinje hematologjike. Këto patologji mund të përfshijnë prekjen e një ose të tre serive kryesore të gjakut: rruazat e kuqe (eritrocitet), rruazat e bardha (leukocitet), pllakëzat e gjakut (trombocitet). Por jo çdo crregullim i gjakut ka nevojë për trajtim.

Për më shumë informacion ju ftojmë të lexoni artikujt më poshtë:

http://www.hygeia.al/al/hygeia/artikuj-mjekesor/245-zbulimi-i-semundjeve-kur-duhen-kryer-analizat-e-gjakut-dhe-ato-te-pergjithshmet 

{tab Shërbimet}

Departamenti i Hematologjisë në Spitalin Hygeia ofron shërbim për patologjitë si vijon: 

Anemia dhe çrregullime të tjera të rruazave të kuqe të gjakut

Patologji të cilat janë të lidhura me rastet kur numri i rruazave të kuqe ose niveli i hemoglobinës, që është përgjegjëse për transportin e O2 nga mushkëritë në qelizat e trupit, ulet nën normë. Këtu përfshihen patologji të tilla si: anemia ferrodeficitare(nga mungesa e hekurit),  anemia nga deficit vit B12 dhe acidit folik, anemia e sëmundjes kronike, talasemia, drepanocitoza, anemia hemolitike autoimmune si dhe patologji të tjera të lindura e të fituara të rruazave të kuqe.

Ҫrregullime të rruazave të bardha të gjakut

Gjendje të tilla që përfshijnë rruazat e bardha të gjakut(leukocitet),të cilat janë agjente të sistemit imun, pra ato  mbrojnë organizmin tonë të luftojë sëmundjet. Patologji  të tilla përfshijnë vlera mbi apo nën normë të leukociteve  psh: leukozat akute dhe kronike, policitemia vera, mielodisplazia etj.

Ҫrregullime të trombociteve

Gjendje të cilat përfshijnë trombocitet të cilat janë qeliza që marrin pjesë në koagulimin e gjakut si trombocitopenia (ulja e numrit të trombociteve në patologji si PTI,TTP,KID,etj.) dhe trombocitoza (rritje numrit të trombociteve) si në: Trombocitemia esenciale.

Ҫ’rregullime të koagulimit dhe të trombozës

Gjendje të tilla kur gjaku nuk është në gjendje të koagulojë(mpikset) ose kur ka një tendencë më të madhe për të formuar trombe. Patologjitë më të zakonshme janë Hemofilia A dhe B, von Willebrand, faktori V Leiden,mutacione të MTHFR etj.

 

Stafi i Mjekeve

Departamente

Spitali Hygeia Tiranë

SPITALI HYGEIA TIRANЁ është spital privat i nivelit ndërkombëtar me një investim fillestar prej 60 milion euro, duke qenë i vetmi spital në Shqipëri i konceptuar që në fillesat e tij si strukturë spitalore, si nga pikëpamja strukturore ashtu edhe nga ajo funksionale. 

Lexo me shumë...

Newsletter

Abonohu per te mare njoftimet tona me email:

Si të arrini në Hygeia

Kontakte

Spitali Hygeia Tiranë:
Sekretaria: + 355 4 23 90 000
Urgjenca: + 355 4 23 23 000
Email: info@hygeia.al