Artikuj mjekësor

TRANSPLANTI I VESHKAVE NЁ SPITALIN HYGEIA TIRANЁ, NJË MUNDËSI E MIRË PËR TË SHIJUAR PËRSËRI JETËN!

Për një person të diagnostikuar me Sëmundjen Terminale të Veshkave ka disa trajtime të mundshme si Hemodializa, Dializa Peritoneale dhe Transplanti. Transplanti i veshkave është trajtim i zgjedhur nga pjesa më e madhe e personave që vuajnë nga kjo sëmundje. Në përgjithësi, Transplanti i veshkave rezulton në më shumë se dyfishim të jetëgjatësisë, krahasuar me dializën.

Cila është përparësia e Transplantit të Veshkave krahasuar me alternativën tjetër të trajtimit “shumë vite dializë”?

Dializa është një trajtim që shpëton jetën e pacientit që vuan nga sëmundja terminale e veshkave, por ajo mund të kryejë vetëm 10-15% të punës së një veshke normale, ndërkohë që një veshkë e transplantuar mund të kryejë 50-85% të punës së dy veshkave normale. Përveç kësaj, personat që i nënshtrohen transplantit të veshkës nuk kanë nevojë për orë të zgjatura trajtimi me dializë.

Në Spitalin Hygeia, për heqjen e veshkës së dhuruesit, mjekët tanë aplikojnë një nga teknikat më të avancuara për kohën që është NEFREKTOMI NËPËRMJET RETROPERITONEOSKOPISË, teknikë e cila i jep mundësi dhuruesit të kthehet në shtëpi brenda 2-3 ditëve pas ndërhyrjes.

Përsa i përket ditë qëndrimit në spital (hospitalizimit) të pacientit që merr veshkën, kjo gjë varet nga koha që do t’i duhet veshkës së tij/saj të re të fillojë të punojë si dhe nga gjendja e tij/saj pas operacionit. Gjithësesi, eksperienca tregon se se shumica e pacientëve që i nënshtrohen ndërhyrjes së transplantit qëndrojnë të hospitalizuar (shtruar) në spital afërsisht 7-14 ditë.

Spitali Hygeia Tiranë ka Njësinë e saj të Transplantit të Veshkave, Njësi kjo e pajisur me aparaturat nga më bashkëkohoret dhe salla kirurgjikale nga më modernet dhe ku ofrojnë shërbim të kualifikuar dhe profesional një ekip mjekësh specialist me një eksperiencë të gjerë në fushën e Transplantit, ekip I cili drejtohet nga mjeku kirurg për Transplantet Dr. Baris Emin Akin, me një eksperiencë shumë vjeçare në këtë fushë në SHBA dhe Turqi.  Në këtë Njësi, për të gjithë pacientët aplikohet një program i mirëpërcaktuar dhe i ndërtuar konform protokolleve bashkëkohore si dhe pacientëve ju ofrohet edhe një program afatgjatë i ndjekjes së tyre pas ndërhyrjes së transplantit.

Të gjithë këta komponentë bëjnë të mundur që proçedurat e Transplantit të Veshkave në Spitalin Hygeia të rezultojnë me sukses dhe me një ecuri shumë të mirë. Një transplant veshke i suksesshëm përmirëson cilësinë e jetës dhe ul rrezikun e vdekjes nga sëmundja e veshkave.

Për më tepër informacione mbi proçedurat, ekipin mjëkësor dhe eksperiencat tona në këtë fushë, mund të vizitoni faqen tone zyrtare:

www.kidneytransplantation.al

ose faqen zyrtare të Spitalit Hygeia:

http://www.hygeia.al/al/transplanti-i-veshkave#informacion-i-përgjithshëm

Tel: + 355 4 23 90 000

Hygeia Group

SPITALI HYGEIA TIRANЁ, pjesë e Grupit Hygeia Greqi, i cili prej 40 vitesh tashmë, vazhdon tё jetё lider nё tregun e sektorit shëndetësor dhe ka si objektiv kryesor të jetë ofruesi më i madh i shërbimeve mjekësore të integruara në gjithë Europën Juglindore.

Lexo me shumë...

Newsletter

Abonohu per te mare njoftimet tona me email:

Si të arrini në Hygeia

Kontakte

Spitali Hygeia Tiranë:
Sekretaria: + 355 4 23 90 000
Urgjenca: + 355 4 23 23 000
Email: info@hygeia.al


Zyra e Spitalit Hygeia Kosovë:
Telefon: ‎+386 49 102 008
Email: zyrakosove@hygeia.al