Artikuj mjekësor

Kontrolli i nishaneve në Qendra të specializuara/Vendimtare në zbulimin e hershëm të MELANOMËS

Për fat të keq, shumica nga ne zgjedhim t’i drejtohemi Qendrave apo Institucioneve të specializuara shëndetësore vetëm në rast të përballjes me sëmundje të rënda, dhe jo për kontrolle apo ekzaminime rutinë. Por, zgjedhja e Qendrës apo mjekut të specializuar edhe për kontrolle mjekësore rutinë është po aq e rëndësishme ose më mirë të themi vendimtare, për të parandaluar në kohë shfaqjen e sëmundjeve të rënda siç është edhe rasti i Melanomës.

Melanoma, është një nga format më agresive të kancerit të lëkurës, e cila prek qelizat që janë përgjegjëse për ngjyrën e lëkurës (melanocitet). Ndër shkaqet kryesore që çon në shfaqjen e kësaj sëmundje është ekspozimi i gjatë ndaj rrezeve të diellit, sidomos gjatë 20 viteve të para të jetës, me incidencë të lartë te personat me lëkurë të bardhë.

Sa më sipër, sipas një studimi të kryer së fundmi në Greqi mbi Melanomën, që si vend mesdhetar dhe me diell në pothuajse 365 ditë të vitit, % e popullsisë të prekur nga kanceri i lëkurës mendohet të jetë disi më i lartë. Studimi u krye në një kampion prej 10,000 personash, të përzgjedhur në mënyrë rastësore, të cilët ju nënshtruan ekzaminimit për lezione të lëkurës. Nga ekzaminimi rezultoi se, pothuajse 2% (pra 2,000) e personave të ekzaminuar u diagnostikuan me suspekt (dyshim) për Melanomë, që konsiderohet një shifër relativisht e lartë. Rezultatet janë edhe më bindëse nëse sjellim në vëmendje faktin që studimi u realizua nga mjekë dermatologë & kirurgë plastikë, specialist të fushës, pra të trajnuar dhe me shumë eksperiencë. Nëse këto ekzaminime do të kryheshin nga mjekë jo specialist të fushës dhe pa eksperiencë, ky rezultat mund të përgjysmohej. Profesionalizmi dhe eksperienca e mjekut luajnë rol vendimtar në përcaktimin e një diagnoze të saktë. Duke vijuar më tej, pra nga 2% i rasteve të dyshuara për melanomë, pas ekzaminimit në laborator të materialit të marrë (biopsia), si e vetmja procedurë 100% e sigurt për të arritur në diagnozën e saktë dhe përfundimtare, rezultoi që 1,000 prej këtyre rasteve ishin melanomë malinje.

Si deduksion i sa më lart, edhe Shqipëria, si një vend gjithashtu mesdhetar dhe me diell, vlerësohet që mund të ketë një përhapje të konsiderueshme të rasteve me kancer të lëkurës, (rreth 1,000 raste në vit).

Disa statistika mbi Melanomat:

- Melanomat malinje zhvillohen 30% në nishanet ekzistuese dhe 70% në nishanet e rinj.

- Melanomat sipërfaqësore kanë një prognozë prej 95% shanse për mbijetesë, por kjo përqindje bie në 80% mundësi mbijetese nëse melanoma malinje diagnostikohet në fazat e hershme të saj, pra në stadet I ose II.

- Nëse diagnostikimi vonon, pra nëse rasti diagnostikohet në stade të avancuara të sëmundjes, atëhere mundësitë e mbijetesës janë shumë të pakta, duke shkuar në 10-20% mundësi mbijetese

Pra, bazuar në faktet e mësipërme, kuptojmë rëndësinë vitale e kryerjes së kontrolleve të rregullta (të paktën një herë në vit) për Melanomën.

Si çdo lloj kanceri, edhe Kanceri i lëkurës, është i parandalueshëm nëse diangnostikohet në kohë.

Në Spitalin Hygeia prej kohësh është ngritur Njësia për Kancerin e Lëkurës, e specializuar kryesisht në diagnostikimin & trajtimin e Kancerit të Lëkurës si dhe kontrollin e Nishaneve. Qëllimi ynë është të japim kontributin tonë në minimizimin e rasteve me kancer lëkure, sepse është e dhimbshme dhe e patolerueshme të humbasim pacientë në moshë të re si shkak i mosdiagnostikimit. Kjo sidomos kur dihet që parandalimi në kohë i kësaj sëmundje dhe rritja % së mbijetesës janë plotësisht të mundshme. Kjo është edhe arsyeja që Njësia jonë është e pajisur me teknologjinë mjekësore ndër më bashkëkohore të fushës, siç është edhe aparatura e gjeneratës së fundit në kontrollin e nishaneve, Dermatoskopi FotoFinder. Kjo aparaturë mundëson hartëzimin e nishaneve me një precizion dhe saktësi maksimale, gjë që con në diagnozë të sakta të çdo rasti. Teknologjia bashkëkohore ndërthuret bindshëm me profesionalizmin dhe eksperiencën e mjekëve dermatologë & kirurgë, të specializuar dhe të trajnuar në Qendrat e Melanomës më në zë në; Francë, USA dhe Greqi, duke ju siguruar të gjithë pacientëve diagnostikim dhe trajtim të cilësisë së lartë.

Si përfundim, nëse keni nishane me:

- Formë asimetrike

- Nishane me kufij të crregullt

- Ndryshime në ngjyrë

- Rritje të papritur të përmasave

si dhe, nëse keni histori familjare me kancer të lëkurës, është shumë e rëndësishme të mos neglizhoni dhe të paraqiteni menjëherë për kontroll në Qendra të specializuara për Melanomën, sepse baza e gjithçkaje është diagnostikimi i saktë dhe në kohë.

Fotis Filippos Karantonis PhD, MSc

Kirurg Plastik/Rikonstruktiv/Qendra Anassa nga Hygeia

Tel: 04 23 90 000

https://web.facebook.com/anassangahygeia/

Hygeia Group

SPITALI HYGEIA TIRANЁ, pjesë e Grupit Hygeia Greqi, i cili prej 40 vitesh tashmë, vazhdon tё jetё lider nё tregun e sektorit shëndetësor dhe ka si objektiv kryesor të jetë ofruesi më i madh i shërbimeve mjekësore të integruara në gjithë Europën Juglindore.

Lexo me shumë...

Newsletter

Abonohu per te mare njoftimet tona me email:

Si të arrini në Hygeia

Kontakte

Spitali Hygeia Tiranë:
Sekretaria: + 355 4 23 90 000
Urgjenca: + 355 4 23 23 000
Email: info@hygeia.al


Zyra e Spitalit Hygeia Kosovë:
Telefon: ‎+386 49 102 008
Email: zyrakosove@hygeia.al