Artikuj mjekësor

Medikamentet për trajtimin e sëmundjeve reumatizmale dhe si të minimizojmë efektet e tyre anësore

Medikamentet që përdoren për trajtimin e sëmundjeve reumatizmale mund të kenë efekte anësore të shumta dhe për të gjithë ata që janë duke u trajtuar me këto medikamente është e rëndësishme të dinë nëse është e mundur minimizimi I këtyre efekteve.

 Në momentin që një pacient diagnostikohet me sëmundje reumatizmale, për këtë kategori pacientësh aplikohet mjekimi sipas protokolleve të përcaktuara qartë dhe të standartizuara nga Shoqata Europiane & Amerikane e Reumatologjisë.

Vite më parë shkalla e invaliditetit dhe vdekshmërisë në këta pacientë ka qënë shumë e lartë kjo si pasojë e mungesës së medikamenteve që mbanin nën kontroll sëmundjen. Në kohët e sotme, trajtimi i pacientëve që vuajnë nga sëmundjet reumatizmale është përmirësuar ndjeshëm, kjo sajë medikamenteve të reja që hidhen në treg vit pas viti.

Për këta pacientë aplikohet terapi në mënyrë të personalizuar kjo në varësi të moshës së pacientit, stadit të sëmundjes, funksionit të zemrës, veshkave apo sistemit nervor. Po ashtu, në rastin e pacienteve femra është shumë e rëndësishme të bëjmë dallimin midis një pacienteje në moshë riprodhuese apo shtatzënë, sepse në të tilla raste medikamentet e përzgjedhura do të jenë të tilla që të kontrollojmë sëmundjen por pa dëmtuar shtatëzëninë apo fertilitetin. Për pacientet me sëmundje aktive nuk këshillohet shtatëzënia, sidomos gjatë trajtimit.

 Në një farë mënyre, medikamentet e përdorura për sëmundjet reumatizmale frenojnë sistemin imunitar, për të reduktuar luftën që qelizat imunitare bëjnë ndaj qelizave të vetë organizmit. Sigurisht që mjekimi i përdorur ka edhe efektet e tij anësore, por këto medikamente janë e vetmja zgjidhje për të mbajtur nën kontroll sëmundjen, përdorimi I tyre rekomandohet vetëm atëherë kur peshorja anon nga efektet pozitive të trajtimit në organizëm.

 A mund të shmangen këto efekte anësore?

Efektet anësore mund të shmangen duke bërë konsulta të rregullta (çdo 2-3 muaj) te mjeku specialist, ku nëpërmjet disa analizave të thjeshta arrijmë arrijmë të ndjekim në vijimësi funksionimin e organeve kryesore. Pacientët që marrin këto medikamente, u këshillohet vaksinimi çdo vit kundër gripit dhe një herë në 5 vjet ndaj pneumokokut.

 

Dr.Blerina Dhamo

Mjeke Rheumatologe/Spitali Hygeia

Tel: 04 23 90 000

Spitali Hygeia Tiranë

SPITALI HYGEIA TIRANЁ është spital privat i nivelit ndërkombëtar me një investim fillestar prej 60 milion euro, duke qenë i vetmi spital në Shqipëri i konceptuar që në fillesat e tij si strukturë spitalore, si nga pikëpamja strukturore ashtu edhe nga ajo funksionale. 

Lexo me shumë...

Newsletter

Abonohu per te mare njoftimet tona me email:

Si të arrini në Hygeia

Kontakte

Spitali Hygeia Tiranë:
Sekretaria: + 355 4 23 90 000
Urgjenca: + 355 4 23 23 000
Email: info@hygeia.al