Artikuj mjekësor

KLINIKA E FERTILITETIT HYGEIA TIRANË, EKSPERTIZA PROFESIONALE QË KTHEN NЁ REALITET ËNDRRËN E SHUMЁ ҪIFTEVE

Fertilizimi In-Vitro është provuar të jete i suksesshëm në të gjithë botën për shumë çifte që kanë vështirësi për të konceptuar një fëmijë në rrugë natyrale. Sot në botë numërohen më shumë se 6 milion bebe të lindura nëpërmjet konceptimit me Fekondimin In-Vitro.

Ekipi i mjekëve të Klinikës së Fertilitetit në Spitalin Hygeia Tiranë, prej 5 vitesh që nga dita e parë që kjo Klinikë hapi dyert, kemi punuar duke aplikuar protokollet më të mira dhe nga më bashkëkohoret që ekzistojnë në këtë fushë, duke ndihmuar shumë çifte të jetojnë ëndrrën e tyre për të pasur një fëmijë. Rezultat i kësaj pune dhe përkushtimi nga ana e të gjithë stafit ka bërë që sot ne të themi me krenari që jemi klinika e parë dhe e vetme në botë e çertifikuar nga Organizata Ndërkombëtare Temos për “Quality in International Reproductive Care”. Stafi i mjekëve që ofron shërbimin në Klinikën e Fertilitetit Hygeia përbëhet nga mjekë grekë dhe shqiptarë të specializuar për problemet e infertilitetit dhe me eksperiencë të gjerë në këtë fushë. Stafi i mjekëve grekë Dr. Stefanos Chandakas, Dr. Marinos Tsirigotis, Dr. Stelios Grikorakis dhe Dr. Michaelis Pelekanos,kanë punuar së bashku për më shumë se 20 vite, që prej fillimit të karrierës së tyre, në Klinikat nga më prestigjozet në Londër dhe vazhdojnë të ofrojnë këtë shërbim në Klinikat më me emër në Greqi si edhe në Kliniken e Fertilitetit Hygeia në Tiranë. Pjesë e këtij ekipi mjekësh presitgjozë janë edhe mjekët shqiptarë Dr. Otilia Dekovi dhe Dr. Marsel Haxhia të cilët të gjithë së bashku janë në dispozicion të çifteve që hasen me probemet e infertilitetit duke ofruar shërbim dhe trajtim të personalizuar për të gjithë.

Stafi i mjekëve të Klinikës së Fertilitetit Hygeia Tiranë është i mirënjohur për arritjet e tij në fushën e infertilitetit, duke qenë një ndër ekipet e para në botë që ka aplikuar aspirimin e spermatozoideve nga testikuli i meshkujve, (pra mënyra alternative e marrjes së spermës tek ata meshkuj të cilët nuk kanë qeliza në spermë), si edhe për shumë publikime të bëra mbi problemet e infertilitetit dhe alternativat e trajtmit në revistat nga më prestigjoze në botë.

Mjekët embriologë të kësaj Klinike, Dr. Michaelis Pelekanos dhe Dr. Marsel Haxhia janë të çertifikuar nga Shoqata Europiane e Riprodhimit Human dhe Embriologjisë (ESHRE).

Vlen për tu theksuar fakti që dr. Michaelis Pelekanos, është një embriolog i mirënjohur në rang botëror dhe deri më sot numëron më shumë se 10 klinika fertiliteti të ngritura prej tij në më shumë se 5 shtete të ndryshme të Europës. Dr.Pelekanos është një nga të parët embriologë në Europë që ka aplikuar teknikën e bashkimit të vezës me spermatozoidin që quhet, teknikë e quajtur ICSI (injektimi intra-citoplazmik i spermatozoidit).

Gjatë 5 viteve të punës së tij, stafi i Klinikës së Fertiliteti Hygeia ka dhuruar dhe ka marrë shumë kënaqësi, ka degjuar të qarën e parë të më shumë se 600 bebeve të ardhura në jetë në sajë të trajtimeve të suksesshme që çiftet kanë marrë në këtë Klinikë, por krahas kënaqësisë në realizimin e ëndrrës të çifteve që luftojnë me infertilitetin rritet edhe më shumë përgjegjësia e stafit në përpjekje për të marrë përsipër dhe për të zgjidhur edhe rastet më të vështira.

Ajo që duam të nënvizojmë është edhe fakti që jo të gjitha çiftet infertilë kanë nevojë apo duhet ti nënshtrohen proçedurës së Fekondimit In-Vitro për të pasur një fëmijë. Në Klinikën tonë aplikohen me shumë sukses edhe proçedura e inseminimit Intra-Uterin (IUI). Prioritet i mjekëve të kësaj Klinike është në rradhë të parë përcaktimi i problemit dhe në vijim përcaktimi I trajtimit të saktë për ti dhënë zgjidhjen në mënyrën më të thjeshtë dhe më optimale të mundshme për çiftin.

Pjesë e proçedurave të cilat ndihmojnë në realizimin me sukses dhe zgjidhjen e problemeve që kanë lidhje me infertilitetin janë edhe ekspertiza e lartë që stafi I mjekëva tanë ka në aplikimin e teknikave nga më bashkëkohoret të kirurgjisë endoskopike të tilla si: Laparoskopia apo Histeroskopia, teknika këto shumë të vlefshme që ndihmojnë shumë çifte të arrijnë të konceptojnë një fëmijë vetëm pas këtyre ndërhyrjeve.

Sot jemi shume krenarë të themi që Klinika e Fertilitetit Hygeia Tiranë ka një përqindje suksesi për Fedrtilizimin in Vitro (IVF) prej 65 % për gra nën 37 vjeç dhe 30 % përqindje suksesi për Inseminimin Intra-Uterin (IUI), që janë mbi mesataren e shumicës së klinikave në Europë.

Po kështu ne kemi një përqindje suksesi prej 80% në çiftet që i nënshtrohen programit me vezë të dhuruara dhe kjo ka bërë të kemi shumë çifte nga Anglia, Italia apo edhe shtete të tjera europiane që na besojnë trajtimin e tyre.

Këto suksese bëjnë që stafi ynë çdo ditë e më shumë të jetë gjithmonë e më i përkushtuar dhe të ketë një përgjegjësi të madhe karshi pacientëve tanë, për të mbajtur nivelin e shërbimit në këto nivele dhe pse jo, ta përmirësojë atë në vazhdimësi për të arritur rezultate akoma edhe më të larta në të ardhmen sepse misioni ynë sa më shumë çifte të arrijnë të realizojnë ëndrrën e shumëpritur të çdo prindi,ardhjes në jetë të një fëmije.

Hygeia Group

SPITALI HYGEIA TIRANЁ, pjesë e Grupit Hygeia Greqi, i cili prej 40 vitesh tashmë, vazhdon tё jetё lider nё tregun e sektorit shëndetësor dhe ka si objektiv kryesor të jetë ofruesi më i madh i shërbimeve mjekësore të integruara në gjithë Europën Juglindore.

Lexo me shumë...

Newsletter

Abonohu per te mare njoftimet tona me email:

Si të arrini në Hygeia

Kontakte

Spitali Hygeia Tiranë:
Sekretaria: + 355 4 23 90 000
Urgjenca: + 355 4 23 23 000
Email: info@hygeia.al


Zyra e Spitalit Hygeia Kosovë:
Telefon: 377 49 10 2008
Email: zyrakosove@hygeia.al