Artikuj mjekësor

INFERTILITETI DHE PROGRAMI I FEKONDIMIT IN-VITRO NE SPITALIN HYGEIA TIRANË

Infertiliteti

Infertiliteti përkufizohet si dështimi për të konceptuar (pavarësisht shkaqeve) pas 1 viti marrëdhëniesh të pambrojtura.

Infertiliteti prek afërsisht 10-15 % të çifteve në moshën riprodhuese. Zhvillimi i shpejtë në këtë fushë të mjekësisë ka bërë që të zbulohen gjithmonë e më shumë shkaqe të kësaj sëmundje.

Në një shoqëri si kjo e sotmja, ku i jepet prioritet zhvillimit të karrierës profesionale, disa gra pikërisht për shkak të karrierës e vonojnë lindjen e fëmijëve deri në të 30-tat ose edhe më vonë. Si rezultat këto gra mund të kenë më shumë vështirësi për të konceptuar si edhe një risk më të madh për aborte.

Në gra me moshë më të madhe se 35 vjeç, është mirë të bëhet një vlerësim i plotë pas 6 muajsh përpjekjesh për të konceptuar sepse përgjigja e tyre ndaj trajtimit mund të jetë suboptimale për shkak të uljes së mundësisë së vezores për të prodhuar vezë.

Përparësitë e mëdha në trajtimin e infertilitetit duke përdorur teknologjitë e riprodhimit të asistuar (ART) kanë bërë të mundur që shumë çifte të kenë fëmijë me asistencë mjekësore, pavarsisht origjinës së problemit.

Tashmë nuk jemi më në kohën kur IVF ishte eksperimental.  Praktika e riprodhimit të asistuar tashmë bazohet në shkencë të pjekur  dhe bashkë me pjekurinë ka ardhur edhe ripërcaktimi i qëllimeve terapeutike. Pacientët i nënshtrohen një sërë analizash dhe vizitash qe na lejojnë të lokalizojme problemin e tyre dhe pasi arrihet kjo bëhen të mundura edhe përpjekjet për superimin e problemit me mjekim apo kirurgji minimale duke rritur shanset për një IVF të suksesshëm.

Jemi krenar që në Klinikën e Fertilitetit Hygeia të disponojmë teknologjinë më bashkëkohore përsa i përket Fekondimit In-Vitro (IVF), teknologji e cila mundëson aplikimin e protokolleve më bashkëkohore në fushën e infertiliteti, sepse prioriteti ynë është përcaktimi i problemit dhe zgjidhja e tij në mënyrën më të thjeshtë të mundshme.

Ekipi i mjekëve të Klinikës së Fertilitetit Hygeia është i përbërë nga mjekë specialistë me një eksperiencë ndërkombëtare mbi 20-vjeçare në mbarë botën, për problemet e infertilitetit. Pjesëtarët e ekipit tonë janë një ndër të parët në botë që kanë aplikuar Aspirimin e spermatozoideve nga testikuli i meshkujve të cilët nuk kanë qeliza në spermë. Po kështu ata janë të mirënjohur edhe në sajë të publikimeve të shumta të bëra në revistat më prestigjoze të fushës.

Teknologjia e përparuar, eksperienca ndërkombëtare e stafit të mjekëve, programet e personalizuara për çdo çift  kanë bërë që në 5 vite eksperiencë të Klinikës së Fertilitetit Hygeia përqindja e suksesit në IVF të jetë 65%  (mbi 600 fëmijë të lindur) dhe 80%  përqindje suksesi në çiftet që i nënshtrohen programit me vezë të dhuruara, përqindje kjo që është mbi mesataren e shumicës së Klinikave simotra në Europë, arsye kjo që  shumë çifte nga Anglia, Italia apo edhe vende të tjera Europine të na besojnë trajtimin e tyre.

Klinika e Fertilitetit Hygeia është e para Klinikë Fertiliteti në rang botëror që është  çertifikuar nga kompania Gjermane Temos për Cilësi të Lartë në aplikimin e Fertilizimit In-Vitro

Më poshtë po ju japim një panoramë të shkurtër rreth infertilitetit dhe teknikave të riprodhimit të asistuar që aplikohen në Klinikën tonë:

Arsyet e infertilitetit

Arsyet e infertilitetit janë disa, të tilla si :

1-      Arsye të lidhura vetëm me partnerin mashkull (probleme të spermës si: përqëndrim i ulët, shpejtësi e ulët apo probleme me morfologjinë).

2-      Arsye të lidhura vetëm me partnerin femër (probleme të ovulimit, bllokim të tubave, faktor të lidhur me moshën, probleme me uterusin, ligaturë të mëparshme të tubujve, endometrioza etj.).

3-      Arsye të lidhura me të dy partnerët. Në të tilla raste mendohet të jenë ose nga kombinimi i probleme të të dy partnerëve ose me probleme gjenetike dhe imunologjike.

4-      Infertiliteti i pashpjegueshëm, që do të thotë se megjithëse janë kryer të gjitha analizat dhe kontrollet që njihen sot në këtë fushë, përsëri, nuk është arritur të gjendet shkaku i infertilitetit.

Teknologjia

Kur flasim për IVF nuk mund të mos flasim për teknologjinë e cila është një pjesë e rëndësishme e saj. Teknologjia  nga sistemi i ajrimit dhe i filtrimit dhe deri tek inkubatorët ose “mitrat artificiale” ku vezët e embrionet ruhen në kushte sa më afër atyre të trupit të njeriut. Sistemi i ajrimit dhe  përdorimi i filtrave të vecantë bën të mundur arritjen në maksimum të sterilitetit në brendësi të laboratorit. Inkubatorët ose “mitrat artificiale” ruajnë kushte të tilla si temperaturë 37 gradë celcius dhe përqendrim CO2 dhe O2 përkatësisht 6.0 % dhe 5.0 %.

Të gjitha këto e të tjera na lejojnë të kemi kushtet më të mira në arritjen e rezultateve. Më lejoni tju them se kombinimi  i teknologjisë së fundit me personel të kualifikuar është çelësi i suksesit tonë.

Teknikat e kryera

Spermograma

Analiza e spermogrames është analiza kryesore që i kërkohet mashkullit për të parë sasinë dhe cilësinë  e qelizave spermatozoide. Kushtet për kryerjen e kësaj analize janë :

  1. Mashkulli duhet të ketë 3-5 ditë abstinencë seksuale (të mos ketë ejakuluar)
  2. Ditën e analizës të mos ketë përdorur parfum
  3. Analiza është mirë të jepet në kushtet e spitalit ose në raste të veçanta mund të jepet në shtëpi dhe të sillet në spital brënda 30-45 minutave.

Me anë të kësaj analize mund të përcaktohet sasia e spermatozoidëve, motiliteti ose shpejtësia e tyre, morfologjia ose forma e tyre, aglutinimi ose bashkimi i spermatozoidëve si dhe shenjat e një infeksioni të mundshëm. Kjo analizë është shumë e thjeshtë dhe shumë e rëndësishme për të përcaktuar shkakun mashkullor të infertilitetit.

IUI – Intra Uterine Insamination (Inseminimi artificial  Intra – Uterin)

IUI është  një  proçedurë  e cila përfshin vendosjen e materialit spermatik në  brendësi te mitrës së  gruas për të  lehtësuar fertilizimin.  Procedura kryhet duke vendosur një  sasi të  përgatitur sperme të  bashkëshortit, me anë  të  disa teknikave të  veçanta në  laboratorin e andrologjise, nëpërmjet një  kateteri  në  brendësi të  mitrës.Kjo e fundit koordinohet me programimin e ovulimit (“çeljes” së vezës së gruas). Qëllimi i IUI është  që  të  rrisë  numrin e spermatozoidëve në  hapësirën e tubujve të  Fallopit ku dhe është  vend-takimi me vezën

Fertilitzimi “Klasik” apo ICSI- intracytoplasmic sperm injection (injektimi intracitoplasmik i spermatozoidit)

Për pacientët të cilët kanë dështuar edhe pas mjekimeve apo IUI, kryhet Fekondimi In-Vtro.    

Ka dy mënyra të bashkimit të vezës me spermatozoidin: Fertilizimi “klasik” dhe ICSI. Në varësi të arsyes së infertilitetit bëhet edhe zgjedhja se cilën teknikë të  përdoret.   Në qendrën tonë te Spitali Hygeia ne i perdorim me sukses të dyja teknikat. Kjo na ka sjellë shumë sodisfaksion pasi kemi arritur rezultate mbresëlënëse me çifte të cilët kishin dështuar në qendra të tjera për vite me rradhë.

Fertilizimi “klasik” – në kushte të veçanta, veza dhe një sasi e caktuar spermatozoidesh lihen bashkë dhe pritet që veza ta zgjedhë vetë spermatozoidin e duhur. Kjo teknikë është praktikisht sikur ndodh bashkimi në rrugë natyrale.Kryhet më së shumti në pacientë ku arsyeja është bllokimi i Tubave të Fallopit te gruaja apo infertilitet i paspjeguar.

 Intracytoplasmic sperm injection (ICSI) është një procedure e fertilizimit in- vitro në të cilën një spermatozoid injektohet menjëherë në brendësi të vezës. Kjo teknikë u zbulua rastësisht në fillim të vitve 1990.  Kjo teknikë u përhap me shpejtësi në klinikat e gjithë botës.

 

PGD- preimplantation genetic diagnosis (analiza gjenetike preimplantive)

Dua të theksojë se ne kryejme të gjithë procedurat e riprodhimit të asistuar.  Një nga këto teknika është PGD  ose analiza gjenetike preimplantive. Procedura e cila përfshin heqjen e një ose më shumë nukleuseve nga vezët (trupat polarë) ose embrionet (blastomerëve ose qelizave të trofektodermës) dhe i teston për çrregullime gjenetike  para transfertës. Kjo teknikë bën të mundur diagnostikimin e të gjithë embrioneve para se ato të transferohen në mitrën e nënës, pra ne jemi të sigurt që po transferojmë embrionet e “shëndosha”  tek nëna duke eleminuar kështu embrionet me anomali gjenetike. Indikacionet e kësaj teknike janë:

—  Aborte të përsëritura

—  Cikle IVF të pasuksesshme (>2)

—  Infertilitet i paspjegueshëm

—  Moshë e madhe e nënës

—  Histori për  fëmijë ose shtatzani me anomali kromozomike

—  Translokacione kromozomale

—  Histori familjare për një sëmundje të lidhur me kromozomin X

—  Çrregullime të një geni të vetëm

—  Aberracione te strukturës kromozomale

PESA- Percutanus Epididymal sperm aspiration (aspirimi perkutan  i spermës nga epididimusi)                                                                  

TESE- testicular sperm extraction ( biopsi testikulare)

Deri para pak kohësh për shumë meshkuj azoospermik (meshkuj që nuk kanë asnjë spermatozoid në ejakulat), nuk kishte mundësi por me futjen e teknikave të TESE- testicular sperm extraction (biopsisë testikulare) ose TESA- testicular sperm aspiration (aspirimi i spermës nga testikujt) bëhet i mundur kërkimi për spermatozoid edhe në indin testikular. Nëse arrijmë të gjejmë spermatozoid në këtë mënyrë atëherë çifti ka mundësinë të provojë të ketë fëmijën e tyre gjenetik me anë të ICSI-it. Në qendrën tonë në Spitalin Hygeia kemi avantazhin e të paturit të ekipit të cilët kanë qënë ndër të parët në botë që kanë kryer me sukses këto teknika.

Dhurimi i spermës/vezëve

Edhe për ata pacientë të cilëve nuk arrihet te gjenden spermatozoide edhe pas biopsisë testikulare, ekziston mundësia që të kryejnë IVF me dhurues sperme. Gjithashtu për femrat të cilat për një arsye apo tjetër nuk kanë mundësi të prodhojnë vezë, ekziston mundësia me dhurues vezësh. Siç e theksuam edhe më lart, në të tilla raste në Klinikën tonë kemi një përqindje suksesi prej 80  % në çiftet me dhurim vezësh. Kjo arrihet nëpërmjet një përgatitje strikte dhe të mirë-programuar të marrëses së vezëve.

Aplikimi rigoroz i të gjithë këtyre teknikave, perqindja e suksesit dhe besimi gjithmonë në rritje i çifteve që na besojnë shpresat dhe ëndrrat e tyre na bëjnë që të impenjohemi çdo ditë e më shumë  për të qenë në lartëesinë e kërkesave të pacientëve tane dhe pse jo për të rritur rezultatet tona në të ardhmen.

 

Klinika e Fertilitetit Hygeia duke filluar që nga data 13 shkurt dhe në vijim ofron të gjitha grave  të cilat do të arrijnë shtatzaninë nga Fekondimi In Vitro të përfitojnë 50% ulje në lindje, duke bërë akoma më të prekshmë ëndrrën e Prindërimit sepse “ Ёndrra juaj, misioni Ynë”. 

Hygeia Group

SPITALI HYGEIA TIRANЁ, pjesë e Grupit Hygeia Greqi, i cili prej 40 vitesh tashmë, vazhdon tё jetё lider nё tregun e sektorit shëndetësor dhe ka si objektiv kryesor të jetë ofruesi më i madh i shërbimeve mjekësore të integruara në gjithë Europën Juglindore.

Lexo me shumë...

Newsletter

Abonohu per te mare njoftimet tona me email:

Si të arrini në Hygeia

Kontakte

Spitali Hygeia Tiranë:
Sekretaria: + 355 4 23 90 000
Urgjenca: + 355 4 23 23 000
Email: info@hygeia.al


Zyra e Spitalit Hygeia Kosovë:
Telefon: 377 49 10 2008
Email: zyrakosove@hygeia.al