Artikuj mjekësor

SIMPTOMAT E SËMUNDJEVE REUMATIZMALE DHE SI T’I DALLOJMË ATO

Frakturat e kockave - Kush rrezikohet më shumë, pse ndodhin dhe pse nuk duhen neglizhuar

Frakturat kockore në Reumatologji i hasim te pacientët e prekur nga osteoporoza. Kjo është një sëmundje që prek kryesisht femrat gjatë dhe pas menopauzës, por nuk përjashtohen edhe meshkujt.

Osteoporoza vjen si rezultat i dobësimit të arkitekturës së kockës, duke rritur në këtë mënyrë rrezikun për thyerje ose fraktura spontane. Hormonet femërore janë mbrojtës shumë i mirë kundër ostoporozës dhe kjo është edhe arsyeja që gjatë periudhës së menopauzës niveli i tyre në gjak bie ndjeshëm duke krijuar premisa për shfaqjen e sëmundjes së osteoporozës. Kjo është një sëmundje e fshehtë e cila, në shumicën e rasteve zbulohet vetëm pasi ka ndodhur fraktura. Qëllimi është diagnostikimi i sëmundjes përpara se të ndodhë fraktura dhe për këtë arsye grave në menopauzë ju rekomandohet kryerja  DEXA-s, ekzaminim me anë të të cilit matet fortësia e kockës.

Osteoporoza nuk ka simptoma të dukshme, pra pacientët e prekur nuk kanë asnjë shenjë klinike deri në momentin që ndodh fraktura. Kjo është edhe arsyeja pse nuk duhet neglizhuar kjo sëmundje, nisur nga  shkalla e lartë e invaliditetit që shkakton fraktura si dhe kostoja e lartë që ka për individin dhe familjen. Prandaj është e rëndësishme kontrolli (DEXA) si mënyra më e mirë e parandalimit. Në momentin e diagnostikimit të osteoporozës, pas vlerësimit të gjendjes së pacientit të bërë nga mjeku reumatolog, pacientit i mund t’i rekomandohet terapi me tableta nga goja ose injeksione.

Kyçe të fryra, gishta të ftohtë? Janë këto sinjale për sëmundje reumatizmale?

Personat me këto ankesa gjithmonë duhet të drejtohen te mjeku reumatolog për të bërë një vlerësim mjekësor të gjendjes së tyre, pra është mjeku ai që do të vlerësojë nëse kemi të bëjmë me një sëmundje reumatizmale apo thjesht një reagim jonormal të trupit ndaj të ftohtit. Nëse ndodh që gishtat të ndryshojnë dhe ngjyrën e lëkurës në të zbehtë apo marrin ngjyrë vjollcë, atëherë patjetër që duhet vlerësuar nga mjeku, sepse në këto raste kemi të bëjmë me fenomenin Raynaud, zbehje e ngjyrës së gishtave që vjen nga ngushtimi i enëve fundore të gjakut pas ekspozimit të tyre ndaj temperaturave të ulëta. Në spitalin Hygeia tashmë disponojmë aparaturën më të fundit atë të Kapilaroskopisë, nëpërmjet të cilës ne si mjekë reumatologë arrijmë të vlerësojmë fenomenin Raynaud qysh në fazat e para të tij.

Cilat sëmundje reumatizmale akuzohen se japin shenjat e para te duart, ngërçe, fryrje, dhembje, etj?

Sëmundjet që kanë preferencë për kycet e duarve (ngërçe, fryrje, dhembje) janë Osteoartriti dhe Artriti rheumatoid. Të dyja këto sëmundje prekin kycet e duarve, por me karakteristika të ndryshme, dhe mbi të gjitha trajtimi i tyre ndryshon. Prandaj, nëse keni qoftë dhe një nga këto shenja duhet të konsultoheni me reumatologun për të ditur nëse keni Artrit rheumatoid apo Osteoartrit. Por mund të ndodhë që te një pacient të bashkëekzistonë të dyja këto sëmundje.

Ҫfarë këshillohet më së shumti bashkë me trajtimet?

Këshilla ime është që mos të neglizhoni asnjë nga shenjat e mësipërme. Sa më herët të diagnostikoheni aq më shumë mundësi keni të bëni një jetë normale. Mos ju nënshtroni dhimbjes dhe sëmundjes pasi sot ka medikamente të cilat e kontrollojnë sëmundjen dhe ju bashkëjetoni me të pa vuajtur pasojat. Ushqehuni shëndetshëm dhe bëni aktivitet të rregullt fizik pasi mbipesha dhe obeziteti janë faktorë rreziku ose faktor agravues të sëmundjes për Artritin Reumatoid, Artritin nga acidi urik, Osteoartitin dhe Lupusin eritematoz sistemik. Dhe mbi të gjitha MOS U VETËDIAGNOSTIKONI NË GOOGLE!!! Keni shumë mundësi të gaboheni dhe nuk është aspak në të mirë të shëndetit tuaj! Lërjani profesionistëve të shëndetit të bëjnë atë që dinë të bëjnë më mirë.

 

Dr.Blerina Dhamo

Mjeke Reumatologe

Tel: 04 23 90 000

Hygeia Group

SPITALI HYGEIA TIRANЁ, pjesë e Grupit Hygeia Greqi, i cili prej 40 vitesh tashmë, vazhdon tё jetё lider nё tregun e sektorit shëndetësor dhe ka si objektiv kryesor të jetë ofruesi më i madh i shërbimeve mjekësore të integruara në gjithë Europën Juglindore.

Lexo me shumë...

Newsletter

Abonohu per te mare njoftimet tona me email:

Si të arrini në Hygeia

Kontakte

Spitali Hygeia Tiranë:
Sekretaria: + 355 4 23 90 000
Urgjenca: + 355 4 23 23 000
Email: info@hygeia.al


Zyra e Spitalit Hygeia Kosovë:
Telefon: ‎+386 49 102 008
Email: zyrakosove@hygeia.al