Artikuj mjekësor

Zbuluam vendin ku ëndrra për të patur fëmijë bëhet realitet!

Çdo ditë e më shumë dëgjojmë raste të çifteve që nuk po munden dot të kenë fëmijë. Përpos pamundësisë për t’u bërë prindër, ata nuk dinë me siguri ku të drejtohen, ku t’i varin shpresat e tyre, kujt t’i besojnë. Ne u interesuam dhe duam të ndajmë me ju lajmin e mirë se sot, në Shqipëri infertiliteti nuk është më pengesë në realizimin e dëshirës tuaj të madhe për të patur fëmijë.

Klinika e Fertilitetit Hygeia Tiranë, me një ekip mjekësh specialistë dhe teknologji bashkëkohore, në 7 vite eksperiencë numëron më shumë se 700 fëmijë të lindur falë teknikave dhe procedurave të stafit mjekësor. Gjithashtu Klinika e Fertilitetit Hygeia është e para Klinikë Fertiliteti në Europë e çertifikuar për Cilësinë e Shëndetit Riprodhues nga Organizata prestigjoze (gjermane) TEMOS.

Ne folëm me Dr. Stefanos Chandakas, i diplomuar në Universitetin Mjekësor të Athinës, prej ku mori edhe titullin PHD në mjekësi. Dr.Chandakas ka kryer specializimin në Imperial College Londër, Angli dhe është ekspert prej më shumë se 15 vitesh në fushën e Kirurgjisë së avancuar laparoskopike, gjinekologjike, urogjinekologjike, mjekësinë fetale dhe në fushën e problemeve të infertilitetit në çift. Prej vitesh është edhe lektor në Universitetin Mjekësor të Athinës për Kirurgjinë mini- invazive në Gjinekologji.

Dr. Chandakas, mund të na shpjegoni se çfarë është infertiliteti?

Infertiliteti prek afërsisht 10-15% të çifteve në moshën riprodhuese dhe shkaqet e tij janë nga më të ndryshmet. Me infertilitet kuptojmë pamundësinë e një çifti për të konceptuar fëmijë (pavarësisht shkaqeve) pas 8 muajve - 1 viti marrëdhënie të pambrojtura. Pra në rast se femra pas kësaj periudhe kohore (këtu vlen të theksohet se kjo periudhë është 8 muaj - 1 vit për femrat nën 35 vjeç dhe 6 muaj për femrat mbi 35 vjeç) nuk arrin në shtatzëni atëherë çifti duhet të konsultohet me një mjek specialist të fushës së infertiliteti. Mjek specialist në këtë rast është një mjek gjinekolog (ose embriolog) i specializuar kryesisht për problemet e infertilitetit në çift. E theksoj këtë sepse është shumë e rëndësishme që çiftet në të tilla raste të bëjnë zgjedhjen e duhur dhe të drejtohen vetëm te specialistë të fushës.

Si mundeni ju ta kuptoni se ku qëndron problemi, ç’rrugë ndiqni?

Në Klinikën tonë të Fertilitit, e cila funksionon tashmë prej 7 vitesh ne Spitalin Hygeia, në momentin e parë që një çift paraqitet, procedohet me realizmin e një konsulte të zgjeruar që bëhet midis mjekut specialist për infertilitetin dhe çiftit, pra theksoj se duhet të jenë që të dy prezentë, dhe pasi mjeku njihet në detaje me historinë mjekësore të çiftit, procedohet me kryerjen e analizave dhe ekzaminimeve si për gruan ashtu edhe për burrin, sepse objektivi ynë parësor konsiston në gjetjen dhe trajtimin e shkakut të infertilitetit. Statistikat tregojnë se kemi një raport 50 me 50, pra në 50% të rasteve problemi qëndron te gruaja dhe në 50% të tjera burri. Për ta zbuluar këtë, gruas i bëhen analiza gjaku dhe hormonale, ekografi transvaginale dhe në raste te caktuara Histerosalpinografi (HSG), ekzaminim që diagnostikon kalueshmërinë e tubave të fallopit, pra nëse janë të lirë dhe arrijnë të kryejnë transferimin e spermës ne vezë. Në rast se nga këto ekzaminime identifikohen probleme  të tipit prezencë polipesh apo tuba të bllokuar, atëherë neve mund të na duhet të bëjmë disa ndërhyrje të vogla për të zgjidhur këto probleme dhe pas këtyre ndërhyrjeve mund të ndodhë që femra të mbetet shtatzënë pa patur nevojë për të kryer procedura te tjera të tilla si ; IVF (Fertilizim In- Vitro).

Ja pse është e rëndësishme që një cift infertil të vizitojë një mjek specialist, sepse jo pak herë mund të ndodhë që të mos jetë fare e nevojshme të aplikohet procedura IVF, por përkundrazi problemi të zgjidhet me ndërhyrje të vogla apo me marrjen e disa medikamenteve specifike.

Krahas ekzaminimeve të mësipërme që rekomandohen për gruan, burri nga ana e tij i nënshtrohet analizës së spermës, e cila përcakton sasinë dhe cilësinë e qelizave spermatozoide, sepse në këtë mënyrë ne arrijmë të kuptojmë nëse sperma e tij është e aftë apo jo të fertilizojë vezët e gruas. Në rastet kur sperma rezulton me probleme, zgjidhja e veteme për çiftin është procedura e Farëzim artficial ( Fertilizim in vitro -IVF).Vetëm pasi kemi kryer këto ekzaminime për të dy partnerët dhe kemi marrë pergjigjet respektive të tyre, ekipi ynë mjekësor ulet dhe ndërton një plan trajtimi të personalizuar për çdo çift, bazuar në problemet e hasura për secilin prej tyre.

Një ndër teknikat që përflitet si shumë e suksesshme në Klinikën tuaj është ajo e Fertilizimit In Vitro. Mund të na tregoni diçka më shumë rreth saj?

Trajtimet e fertilizimit që ne ofrojmë janë të shumta duke filluar që nga trajtimi me medikamente, trajtim me IUI - Intra Uterine Insamination (Inseminimi artificial  Intra – Uterin), ICSI- Intracytoplasmic Sperm Injection (Injektimi Intracitoplasmik i Spermatozoidit) deri te Farëzimi artificial, procedura këto shumë të suksesshme në Klinikën e Fertilitetit Hygeia. Trajtimi me teknikën e Farëzimit artificial është hapi i fundit dhe sigurisht edhe ai më rezultativi ndër trajtimet që ju ofrohen çifteve infertile. Arsyeja pse kjo teknikë është e suksesshme lidhet pikërisht me faktin se gjatë kësaj procedure bëhet e mundur që të kontrollohet cilësia e ovareve, të trajtohen problemet e spermës apo shkaqet e infertilitetit mashkullor, mundësohet krijimi i embrioneve në laborator (dhe këtu dua të hap një parantezë dhe të nënvizoj faktin që Laboratori i Embriologjisë Hygeia është më moderni në vend, i ndërtuar sipas standardeve dhe protokolleve nderkombëtare si dhe i pajisur me teknologjinë më bashkëkohore, e kombinuar kjo edhe me eksperiencën dhe profesionalizmin e dy embriologëve tanë, janë ndër hallkat kryesore në arritjen e rezultateve të larta në procedurat e IVF),  si dhe në rast sëmundjeje gjenetike apo patologjike në vezoret e gruas apo spermën e bashkëshortit, ne kryejmë kontrollin gjenetik të embioneve (përpara transferimit të tyre). Vetëm pasi kemi kaluar të gjithë keto procedura, vazhdojmë me fazën tjetër, atë të transferimit të embrioneve te gruaja, një procedurë që zgjat jo më shumë se 5- 10 minuta. Gjatë kohës që gruaja i nënshtrohet procedurës së IVF, është shumë e rëndësishme të ndjekë në mënyrë rigoroze çdo udhëzim dhe mbi të gjitha te jetë e relaksuar dhe të mos lodhet me aktivitete që e sforcojnë fizikisht.

Këtë muaj, Klinika jonë e Fertilitetit pati një përqindje shumë të lartë suksesi në çiftet e trajtuara me IVF, ku 70% e këtyre çifteve rezultuan në shtatzëni, gjë që e bën Klinikën e Fertilitetit Hygeia më të suksesshmen dhe me rezultatet më të larta në vend dhe më gjerë.

Është infertiliteti sot një problem i përhapur mes çifteve?

Me keqardhje mund të themi që infertiliteti është bërë një problem i zakonshëm, i cili haset gjithmonë e më shpesh te çiftet. Çdo vit kemi rreth 20% më shumë çifte infertile dhe shkaktarët siç thamë edhe më lart janë nga më të ndryshmit.

Mund të na përmendni disa shkaktarë që e favorizojnë infertilitetin?

Ndër shkaqet primare që mund të përmendim është ajo e kohëve moderne, ku po i jepet prioritet zhvillimit të karrierës profesionale, çka i shtyn shumë gra të bëhen nëna në mosha të mëdha. Kështu koha biologjike ecën dhe aftësia e tyre për t’u bërë nëna ulet me kalimin e viteve. Pra, nëse mosha ideale për një femer që të bëhet nënë është 25-30 vjeç, së fundmi tendenca është që kjo të ndodhë në moshën 40- vjeçare.

Arsyeja e dytë është se, sipas studimeve të ndryshme që janë bërë në nivel ndërkombëtar, vihet re se si vezët e femrës ashtu edhe sperma, pra cilësia e tyre, ndikohen nga ndotja ambientale dhe ushqimet e modifikuara (të rritura me hormone), shumë më shumë nga ç’mund ta imagjinoni.

Ekziston një teori sipas së cilës, ndotja ambientale që po përjetojmë apo ushqimet e rritura me hormone do të ndikojnë aq shumë në cilësinë e spermës sa në të ardhmen nuk do të jetë më i mundur konceptimi natyral i fëmijëve. Sperma, duke qenë një nga produktet më delikate të trupit të njeriut, do të jetë edhe ajo që do të ndikohet më shumë në të ardhmen nga të tilla ndyshime.

Përse këto çifte duhet t‘i drejtohen Klinikës së Fertilitetit Hygeia, pse duhet t’jua besojnë juve problemin e tyre?

Spitali Hygeia Tiranë është pjesë e spitalit Hygeia në Greqi, që është një ndër spitalet më të mira në Greqi dhe Europë dhe si e tillë edhe Klinika e Fertilitetit Hygeia ka implementuar të njëjta politika, standarde dhe protokolle që na bëjnë ne një Klinikë e niveleve ndërkombëtare.

Një tjetër arsye pse një çift duhet të zgjedhë Klinikën tonë është sepse siç edhe e theksova pak më lart, një çift infertil duhet të zgjedhë të konsultohet me një specialist për infertilitetin dhe tek ne do të gjejë jo një, por një staf të tërë mjekësh grekë dhe shqiptarë, të cilët janë specializuar në universitet më në zë të Anglisë dhe kanë një eksperiencë mbi 20 vjeçare në klinikat nga më prestigjiozet në Londër dhe vazhdojnë të ofrojnë këtë shërbim në klinikat më me emër në Greqi. Ne jemi një ekip mjekësh, në përbërje të të cilit kemi 4 mjekë ekspertë në fushën e infertilitetit dhe 2 mjeke embriologë, dhe të gjithë së bashku jemi në dispozicion të çifteve që hasen me problemet e infertilitetit, duke ofruar shërbim dhe trajtim të personalizuar për të gjithë.

Falë ekipit të mjekëve me eksperiencë dhe teknologjisë bashkëkohore që ne disponojmë kemi arritur rezultate shumë të mira edhe te paciente të moshave të mëdha, pra mosha mbi 40 vjeç.

Në ndryshim me klinikat e tjera, shkalla e suksesit e të cilave për këtë moshë është 10%, Klinika jonë ka dyfishin e tyre, 20- 25 %.

Po kështu ofrojmë zgjidhje dhe japim shpresë edhe për ato femra, të cilat janë diagnostifikuar me sëmundje tumorale në moshe të re, pra në moshën riprodhuese, dhe për shkak të semundjes do t’ju duhet t’u nënshtrohen seancave të kimio dhe radioterapisë, trajtime këto që mund të dëmtojnë përgjithmonë vezët e gruas. Për këtë kategori por jo vetëm, ne ofrojmë krio-prezervimin (ngrirjen) e vezëve të tyre përpara se t’u nënshtrohen këtyre trajtimeve. Në këtë mënyrë ato do të munden që në një moment të dytë të përdorin sërish vezët e tyre dhe të realizojnë ëndrrën e mëmësisë. Deri para pak vitesh kjo procedurë ofrohej vetëm për këtë kategori, pra për gratë e prekura nga kanceri, por në dekadën e fundit, perfeksionimi i teknikës së ngrirjes së vezëve i quajtur “Vitrifikim”, ka bërë që të kemi rezultate optimale me përqindje shtatzënie shumë të lartë dhe si pasojë ngrirja e vezëve ka ardhur jo vetëm për arsye mjekësore, por edhe për arsye “sociale”.  Ajo që duhet të jetë e qartë është se përdorimi i vezëve në një kohë të dytë kryhet nëpërmjet Farëzimit artificial. Pra, në momentin që gruaja është gati të përdorë vezët ato “shkrihen” dhe bashkohen me spermatozoidët e partnerit të saj. Më tej formohen embrionet si rezultat i bashkimit dhe kryhet transferimi i një numri të caktuar në mitrën e gruas. Kjo procedurë është e sigurt dhe po gjen një përdorim gjithmonë e më të gjerë sidomos pas deklarate të publikuar në vitin 2012 nga Shoqata Amerikane e Riprodhimit Human (ASRM) se ngrirja e vezëve është një proçes i sigurt.

Për të përforcuar atë çka u tha më lart, por edhe për ta përmbyllur konstatimin tim se përse një çift duhet të zgjedhë Klinikën e Fertilitetit Hygeia ju them se përqindja jonë e lartë e rasteve të suksesshme flet vetë. Përgjatë këtyre viteve kemi bërë shumë çifte të lumtura, ku në 7 vite eksperiencë numërojmë rreth 700 bebe të ardhura në jetë.

Dr. Stefanos Chandakas, Md, MBA, PhD

Drejtor Mjekësor i Klinikës së Fertilitetit Hygeia

Tel: 04 23 90 000

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

FaLang Language Switcher

Hygeia Group

SPITALI HYGEIA TIRANЁ, pjesë e Grupit Hygeia Greqi, i cili prej 40 vitesh tashmë, vazhdon tё jetё lider nё tregun e sektorit shëndetësor dhe ka si objektiv kryesor të jetë ofruesi më i madh i shërbimeve mjekësore të integruara në gjithë Europën Juglindore.

Lexo me shumë...

Newsletter

Abonohu per te mare njoftimet tona me email:

Si të arrini në Hygeia

Kontakte

Spitali Hygeia Tiranë:
Sekretaria: + 355 4 23 90 000
Urgjenca: + 355 4 23 23 000
Email: info@hygeia.al


Zyra e Spitalit Hygeia Kosovë:
Telefon: ‎+386 49 102 008
Email: zyrakosove@hygeia.al