Artikuj mjekësor

Gëlltiti instrumentin dentar - të riut i hiqet trupi i huaj nga muret e zorrës së hollë pa komplikacione

Gëlltitja e trupave të huaj është një fenomen aksidental që ndeshet jo rrallë herë tek fëmijët, të cilët, në pavetëdije, gjatë lojës përcjellin në organizëm sende të ndryshme duke shkaktuar jo pak trauma tek familjarët. Por kur dëgjon se edhe të rriturit mund të bihen pre e këtyre incidenteve, duke rrezikuar seriozisht shëndetin, nuk mund të qëndrosh indiferent ndaj shkaqeve apo shkaktarit.

Rasti në fjalë u zbulua gjatë një urgjence mjekësore në spitalin Hygeia , ku një 26 vjeçar, me inicialet B.H. u paraqit për ndihmë. Sipas 26 vjeçarit, çdo gjë kishte ndodhur tek stomatologu, kur  gjatë një proçedure gëlltiti pa dashje një instrument edodontik duke rrezikur seriozisht shëndetin e tij, kjo për faktin se ishte drejtuar edhe në struktura të tjera spitalore por askush nuk e kishte marrë përsipër duke rritur kështu ankthin dhe shqetësimin e tij. Sipas pacientit bëhej fjalë për instrumentin “Bruzhdiker”, i cili përdoret për pastrimin e kanalit të nervit të dhëmbit, të cilin ai e kishte gëlltitur gjatë proçedurës që po aplikohej nga dentisti i tij.

Mjeku që mori në dorëzim rastin, gastroenterologu Plarent Kapo konstatoi se pacienti kishte nevojë të ndërhyhej në mënyrë urgjente kjo për faktin se, sipas Dr. Kapos, instrumenti i gëlltitur nga pacienti kishte kaluar deri në zorrën e hollë dhe ishte ngulur në paretin (murin) e saj në një pozicion që  kërkonte një asistencë të specializuar me aparatura dhe pajisje speciale.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të ekipit të mjekëve gastroenterologë, ndërhyrje e cila u realizua nëpërmjet endoskopit dhe aparaturave bashkëkohore që Departamenti i Gastroenterologjisë në këtë spital disponon, pacientit iu hoq instrumenti, dhe nuk pati asnjë lloj komplikacioni mjekësor, gjë që në raste të ngjashme mund të shoqërohet me komplikacione të tipit; perforacion (çarje) të zorrës apo stomakut, por kjo nuk ishte hera e parë që mjekët e këtij departamenti hasen me fenomene të tilla të gjithë të diagnostikuar në kohë dhe  trajtuar me sukses të plotë.

 

Foto ilustrim të proçedurave të kryera për heqjen e trupave të huaj në rrugë endoskopike në Spitalin Hygeia:

 

Heqje e trupit të huaj në Ezofag- Kockë             Heqje e trupit të huaj në Ezofag – copë mishi

 

Heqje e instrumentit dentar nga muri i zorrës së hollë

 

Rëndësia e ekzaminimit dhe ndërhyrjes në kohë

Mjekët bëjnë apel se vendosja e shpejtë e diagnozës, pra ekzaminimi në kohë, është me rëndësi jetike për parandalimin e komplikacioneve të mundshme mjekësore dhe trajtimin e suksesshëm të pacientit.

Pra, për këtë është e rëndësishme kryerja e ekzaminimit të saktë dhe të kujdesshëm nga ana e mjekut, në mënyrë që të përcaktohet qartë vendndodhja e trupit të huaj për të proçeduar më pas me heqjen e tij. Ndërhyrja në kohë nga ana e mjekut për heqjen e trupit të huaj është vendimtare nëse i referohemi komplikacioneve që mund të shoqërojë kjo prezencë e trupave të huaj në organizëm, të tilla si :

  • Ҫarje e zorrës
  • Ngatërrim i zorrëve (Ileus)
  • Bllokim i frymëmarrjes…etj.

Pra, në të tilla raste, pacienti duhet të drejtohet menjëherë për ndihmë të specializuar te mjeku gastroenterolog, por akoma më e rëndësishme është që këtë asistencë mjekësore ta kërkojë pranë  strukturave të mirëfillta spitalore, sepse siç e përmendëm edhe më lart, në të tilla raste është e nevojshme të disponohen aparatura dhe pajisje specifike si dhe mjekë të specializuar dhe me përvojë, që bëjnë të mundur ndërhyrjen në kohë dhe me sukses.

 

Dr.Plarent Kapo

Mjek Gastroenterolog

Tel: 04 23 90 000 

 

 

 

 

Spitali Hygeia Tiranë

SPITALI HYGEIA TIRANЁ është spital privat i nivelit ndërkombëtar me një investim fillestar prej 60 milion euro, duke qenë i vetmi spital në Shqipëri i konceptuar që në fillesat e tij si strukturë spitalore, si nga pikëpamja strukturore ashtu edhe nga ajo funksionale. 

Lexo me shumë...

Newsletter

Abonohu per te mare njoftimet tona me email:

Si të arrini në Hygeia

Kontakte

Spitali Hygeia Tiranë:
Sekretaria: + 355 4 23 90 000
Urgjenca: + 355 4 23 23 000
Email: info@hygeia.al