Artikuj mjekësor

Ҫfarë duhet të dimë mbi Infeksionet Seksualisht të Transmetueshme

 

Cilët janë shkaktarët e Infeksioneve Seksualisht të Transmetueshme?

Infeksionet seksualisht të transmetueshme(IST), në pjesën më të madhe të rasteve shkaktohen nga baktere,viruse apo parazitë që transmetohen nëpërmjet aktivitetit seksual të pa mbrojtur, por gjithashtu këto lloj infeksionesh mund të shkaktohen edhe nga kontakti lëkurë-lëkurë i organeve gjenitale.

Infeksionet që transmetohen seksualisht(IST) janë të zakonshme, dhe testimi i tyre është një nga mënyrat më të mira në mbrojtje të shëndetit tuaj. Ka disa lloje testimesh, të cilat  përshtaten në vartësi të moshës, sjelljeve seksuale si dhe faktorëve të tjerë të rriskut për IST-në.

Rruga seksuale, nuk është e vetmja rrugë transmetimi, pasi ato, për një sërë shkaktarësh,  transmetohen dhe nëpërmjet gjakut; si HIV,HVB Sifiliz, etj.

Disa nga bakteriet që shkaktojnë (IST) janë gonokoku, clamidia, treponema shkaktari i sifilizit etj, ndërsa nga viruset përmendim virusin e hepatit B, HIV,HPV etj. Nga parazitët  që shkaktojnë IST përmendim trikomonen dhe morrin pubik.

Në vendin tonë, ndër vite, janë realizuar disa programe testimi për IST dhe për arsye të ndryshme, këto infeksione janë të nën diagnostikuara apo të nën raportuara në vendin tonë, duke krijuar kështu edhe një ide jo reale mbi to.

Por gjithsesi sipas statistikave ekzistuese rezulton një trend në rritje për IST në vendin tonë, kjo bazuar në disa studime që janë bërë në grupe me risk të lartë, si psh. te personat e prekur nga HIV_AIDS, ndër meshkujt që kanë marrëdhënie me meshkuj(MSM), përdoruesit e drogës, etj.

IST-të në shumicën e rasteve nuk shoqërohen me shenja dhe simptoma, prandaj individët shpeshherë nuk e dinë që janë të prekur nga këto infeksione dhe për pasojë janë edhe raste të pa trajtuara (pamjekuara). Një rast me IST i panjohur dhe i pamjekuar është një rast me risk potencial për transmetimin e infeksionit te partneri si dhe një arsye për shfaqjen e sëmundjeve të individit që shërben si burim. 

 

Ҫfarë testimi duhet bërë për IST? Sa shpesh duhet bërë?

Kryerja apo jo e testimit apo shpeshtësia e kryerjes së tij varen nga mosha, sjelljet seksuale(marrëdhënie të pa mbrojtura, shumë partnerë, etj) apo persona me risk të lartë si; përdoruesit e drogave, alkoolit, diagnostikimi me një nga IST-të etj. të gjithë këta faktorë që duhen vlerësuar si kusht për kryerjen e këtij testimi.

Ajo që do të donim të nënvizonim në lidhje me kryerjen e kontrollit për IST është se çfarë duhet të bëni në rast se keni marrë një përgjigje pozitive në lidhje me IST?

Nëse përgjigja e testimit rezulton pozitive, ju duhet  të konsultoheni menjëherë me një mjek specialist, i cili mund të ketë nevojë edhe për ekzaminime të mëtejshme me qëllim që të vendosë në vijim mbi trajtimin që duhet ndjekur. Moment i dytë i rëndësishëm është edhe informimi i partnerit seksual. Në këto raste, ne këshillojmë edhe testimin dhe ekzaminimin e partnerit për të parë nëse është prekur apo jo nga IST.

Departamenti i Sëmundjeve Infektive të Spitalit Hygeia Tiranë, i cili ka në përbërje të tij specialistë me një eksperiencë të gjerë në fushës e Sëmundjeve Infektive, shumë shpejt do t’ju ofrojë paketa kontrollesh mjekësore për IST, paketa të ndërtuara konform protokolleve bashkëkohore, me qëllim diagnostikimin dhe trajtimin në kohë të çdo problemi që ka lidhje me IST.

 

Prof.Dr. Arben Pilaca

Drejtor i Mjekësisë Interne

Mjek Infeksiolog

Tel: + 355 4 23 90 000

Spitali Hygeia Tiranë

SPITALI HYGEIA TIRANЁ është spital privat i nivelit ndërkombëtar me një investim fillestar prej 60 milion euro, duke qenë i vetmi spital në Shqipëri i konceptuar që në fillesat e tij si strukturë spitalore, si nga pikëpamja strukturore ashtu edhe nga ajo funksionale. 

Lexo me shumë...

Newsletter

Abonohu per te mare njoftimet tona me email:

Si të arrini në Hygeia

Kontakte

Spitali Hygeia Tiranë:
Sekretaria: + 355 4 23 90 000
Urgjenca: + 355 4 23 23 000
Email: info@hygeia.al