Artikuj mjekësor

Si të mbroni fëmijët nga rrezet e diellit

Fëmijët nuk duhet të digjen nga dielli në asnjë moshë, sidomos në ditët e sotme ku ekzistojnë një sërë produktesh shumë efektive të mbrojtjes nga dielli, mjafton që të jeni të informuar dhe të kujdesshëm.

Ҫdo prind duhet të jetë i vëmendshëm për të mbrojtur fëmijët nga dielli, në cdo kohë, dhe kjo fillon duke marrë informacionin e duhur mbi mënyrën më të mirë të mundshme se si të mbrojnë fëmijët e tyre nga efektet negative të diellit.

Ja disa këshilla të vlefshme

  • Foshnjet (0-6 muajsh):

Foshnjet nën 6 muaj duhet të mbahen larg rrezeve të diellit. Arsyeja është se lëkura e tyre është shumë e ndjeshme dhe jo e përshtatshme për të aplikuar krem mbrojtës kundra diellit. Lëkura e foshnjeve ka pak melaninë Melanina është pigmenti që i jep ngjyrë lëkurës, flokëve dhe syve dhe në të njëjtën kohë siguron mbrojtjen nga dielli. Kjo është edhe arsyeja pse foshnjet janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj efekteve të dëmshme të rrezeve të diellit.

Ҫfarë duhet të keni Kujdes:

  • Nëse keni foshnje në makinë këshillohet të përdorni mbulesa për dritaret e makinës, kjo për të ndaluar dritën e drejtpërdrejtë të diellit ose investoni në veshjen e tyre me filma UV, të cilat mund t’iu mbrojnë thuajse 100% nga  rrezatimi ultravjollcë, por në të njëjtën kohë pa ulur nivelin e shikueshmërisë në makinë.
  • Bëni shëtitjen tuaj të mëngjesit herët, përpara orës 10 paradite ose pas orës 17.00 pasdite dhe mos harroni asnjëherë të përdorni mbulesë për karrocën e foshnjës tuaj.
  • Vishini foshnjes rroba të lehta (pambuku) duke u kujdesur që t’i mbuloni krahët dhe këmbët
  • Zgjidhni një kapele të gjërë që t’i mbulojë foshnjës fytyrën, qafën dhe veshët. Foshnjet që mbajnë kapele në muajt e parë të jetës së tyre e kanë më të lehtë të mësohen me të në vijim.

 

  • Bebet (6-12 muajsh):

Kjo është mosha që prindërit të fillojnë të aplikojnë te fëmijët krem mbrojtës kundra diellit

  • Aplikoni në fytyrë dhe trupin e fëmijës tuaj krem mbrojtës kundra diellit me spektër të gjërë, SPF 50. Zgjidhni kremra të cilat janë të prodhuara posaçërisht për fëmijë.  
  • Kremi mbrojtës duhet të aplikohet 30 minuta përpara se fëmija të ekspozohet në diell, dhe duhet të rivendoset çdo dy orë, si dhe pas larjes në det ose nëse ka djersitur.

 

  • Fëmijët e moshës parashkollore

Është shumë e rëndësishme dhe është detyra juaj si prindër që të edukoni fëmijët tuaj mbi rëndësinë që ka mbrojtja ndaj diellit.

  • Përpiquni të merrni një krem mbrojtës kundra diellit me spektër të gjerë me SPF 50. Zgjidhni kremra kundra diellit rezistent ndaj ujit sepse janë shumë të mirë për fëmijët. Kremi në formë spay nuk duhet të aplikohet direkt në fytyrë, duhet ta vendosni fillimisht në duar dhe më pas të aplikohet në fytyrë.
  • Sigurohuni që fëmija të qëndrojë në hije, sidomos gjatë orëve të pikut ku edhe rrezet e diellit janë edhe më të dëmshme, pra prej orës 10 paradite - 4 pasdite. Tregohuni të kujdesshëm dhe kontrolloni herë pas here ambjentin përreth që të siguroheni se fëmija po luan në ambjent me hije.
  • Sigurohuni që fëmijët të jenë të mbuluar. Pfra vishini bluza pambuku me mëngë të gjata të cilat përveç se janë shumë të rehatshme dhe higjenike, i mbrojnë ata edhe nga rrezet e diellit.  

 

Mos harroni asnjëherë kapelet edhe syzet e fëmijëve dhe gjithmonë mundohuni të zgjidhni kapele të mëdha sepse kështu I mbroni fytyrën, qafën edhe veshët.

"Me pak përpjekje dhe planifikim, është shumë më e thjeshtë dhe e shëndetshme që fëmijët të shijojnë detin dhe plazhin!

 

Hygeia Group

SPITALI HYGEIA TIRANЁ, pjesë e Grupit Hygeia Greqi, i cili prej 40 vitesh tashmë, vazhdon tё jetё lider nё tregun e sektorit shëndetësor dhe ka si objektiv kryesor të jetë ofruesi më i madh i shërbimeve mjekësore të integruara në gjithë Europën Juglindore.

Lexo me shumë...

Newsletter

Abonohu per te mare njoftimet tona me email:

Si të arrini në Hygeia

Kontakte

Spitali Hygeia Tiranë:
Sekretaria: + 355 4 23 90 000
Urgjenca: + 355 4 23 23 000
Email: info@hygeia.al


Zyra e Spitalit Hygeia Kosovë:
Telefon: ‎+386 49 102 008
Email: zyrakosove@hygeia.al