Artikuj mjekësor

Ngërçet muskulare në Verë, çfarë janë dhe si të veprojmë

Gjatë muajve të verës, ngërçet e muskujve janë një problem i shpeshtë. Bëhet fjalë për kontraksioneve të pavullnetshme, të papritura dhe të forta të një ose më shumë muskujve. Rezultat i këtyre kontraksioneve të muskujve janë dhimbje të forta dhe dobësim i funksionit të muskujve.

Ngërçet muskulare karakterizohen nga:
- Dhimbje e papritur dhe akute e muskujve (tkurrje e muskujve). Haset më shpesh te pulpat
- Enjtje e muskulit që është e dukshme nën lëkurë
- Kohëzgjatje e shkurtër, nga pak sekonda deri në 15 minuta 
- Mundësi rishfaqje pas episodit të parë

Si trajtohen ngërçet muskulare?

Në rast ngërçi muskular këshillohet të veproni si më poshtë:
- Tendosje të muskujve që kanë pësuar ngërç dhe masazh të lehtë të tyre. 
- Vendosni një cope të ftohtë për qetësimin e muskulit që ka pësuar ngërç. Më pas vendosni një copë të nxehtë ose nëse keni dhimbje rekomandohet bërja e një dushi të nxehtë.

Ngërç në det – çfarë të bëjmë?

- Nëse ju pësoni ngërç ndërsa notoni mos u shqetësoni, kthehuni me kurriz dhe përpiquni me gishtat e këmbës tjetër të zgjasni këmbën që ka pësuar ngërç, duke e shtypur atë në zonën e shputës. Nëse nuk ja dilni, nuk duhet t’ju kapë paniku, notoni ngadalë në drejtim të bregdetit, shtrirë në shpinë dhe çdo gjë do të shkojë mirë.
- Nëse keni përreth jush njerëz të tjerë që po notojnë, kërkoni ndihmë që t’ju ndihmojnë për të dalë në breg. Kur të jeni në breg, shtriheni këmbën në pikën që ka pësuar ngërç ose bëni butësisht masazh. Në fund, pini shumë ujë që të hidratoheni. Më vonë, për të lehtësojë dhimbjen, vendosni një peshqir të ngrohtë ose bëni një dush të nxehtë.

Kur duhet të kërkoni ndihmë mjekësore?

Shumica e njerëzve herë pas here përjetojnë ngërçe muskulare dhe në të shumtën e rasteve ato kalojnë vetë pa patur nevojë për ndihmë mjekësore. Megjithatë, nëse dikush vuan nga manifestime të shpeshta dhe të forta të ngërçeve muskulare është e këshillueshme të konsultoheni me një mjek specialist.

Kujdes! Ngërçet muskulare mund të fshehin ndonjë problem shëndetësor më serioz?

Nëse manifestoni ngërçe teksa ecni, është e mundur që kjo ndodh për shkak të zvogëlimit të rrjedhjes së gjakut në atë gjymtyrë ku ju ka ndodhur ngërçi. 
Ngërçet janë ndër simptomat që shfaqen më shpesh te personat që janë anemikë apo kanë vlera të ulta të kaliumit dhe sodiumit. Në përgjithësi ato ndodhin më shpesh në ata persona që kanë nivelin e hematokritit të ulët, duke qënë se në muskuj nuk arrin sasia e mjaftueshme e oksigjenit. Po kështu edhe çrregullimet e kalçiumit dhe magnezit në organizëm mund të shoqërohen me ngërçe muskulare.

Ngërçet manifestohen edhe te personat me sëmundje kronike neurologjike si dhe te ata persona që vuajnë nga tiroidet (p.sh., hipotiroidizëm). Pacientët me sëmundje kronike nefrologjike (veshkave) shpesh herë kanë ngërçe për shkak të çrregullimeve me elektrolitet, si rrjedhojë e dializës.

Spitali Hygeia Tiranë
Tel: 04 23 90 000
Urgjenca: 04 23 23 000
Email: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Spitali Hygeia Tiranë

SPITALI HYGEIA TIRANЁ është spital privat i nivelit ndërkombëtar me një investim fillestar prej 60 milion euro, duke qenë i vetmi spital në Shqipëri i konceptuar që në fillesat e tij si strukturë spitalore, si nga pikëpamja strukturore ashtu edhe nga ajo funksionale. 

Lexo me shumë...

Newsletter

Abonohu per te mare njoftimet tona me email:

Si të arrini në Hygeia

Kontakte

Spitali Hygeia Tiranë:
Sekretaria: + 355 4 23 90 000
Urgjenca: + 355 4 23 23 000
Email: info@hygeia.al