Artikuj mjekësor

Si të parandalojmë Diarrenë ose Gastroenteritet në Verë

Diarreja ose gastroenteriti është ndër patologjitë më të shpeshta gjatë sezonit të verës.

Njerëzit e prekur prej saj kanë etje, letargji dhe plogështi, buzë të thata, zbehje në fytyrë, debulesë dhe shkaktarët e kësaj gjendje janë:

  • Bakteret
  • Viruset
  • Parazitët

Diarretë nga viruset përbëjnë numrin më të madh të të prekurve nga diarreja, por në këtë periudhë ushqimet dhe uji mund të jenë gjithashtu burim infeksioni.

Simptomat më të zakonshme të diarresë dhe gastroenteritit janë:

  • Nauzea (të përziera)
  • Të vjella
  • Diarre
  • Temperaturë në disa raste

Nauzea, të vjella, gurgullima të zorrëve, dhimbje barku dhe diarre të cilat fillojnë të shfaqen 12 deri në 72 orë pas konsumimit të ushqimit ose ujit të kontaminuar. Disa njerëz zhvillojnë ethe dhe mialgji. Shumica e rasteve janë të lehta, por mund të ndodhë që dikush të dehidrohet, gjë që haset më shpesh në klimat e ngrohta dhe pasojat mund të jenë më të rënda.

Në rast toksiko-infeksioni ushqimor, simptomat mund të shfaqen më shpejt. I sëmuri me diarre ose gastroenterit paraqitet me të vjella, diarre dhe temperaturë.

Në raste të diarresë së formës së rëndë pacienti paraqitet me dhimbje të forta barku, diarre me gjak dhe shenja të dehidrimit të shoqëruar edhe me ulje të tensionit. Në këto raste shtrimi në spital është i detyrueshëm.

Trajtimi:

Trajtimi bëhet duke zëvëndësuar lëngjet e humbura, dhe në rast nevoje mund të trajtohet edhe me antibiotikë:

Për format e lehta dhe të mesme të këtyre patologjive rekomandohet rehidrimi nga goja duke përdorur Trisol. Po ashtu mund të jepen dhe rregullues të florës mikrobike si dhe mbrojtës të mukozës intestinale.

Në rastet e rënda rekomandohet shtrimi në spital dhe trajtimi intravenoz me perfuzione me elektrolite dhe në varësi të shkakut mund të bëhet edhe trajtimi etiologjik i sëmundjes.
Për të sëmurët me imunitet të ulët antibiotikët duhet të përdoren me kujdes dhe gjithmonë bazuar në udhëzimet e mjekut.

Kur duhet të paraqiteni te mjeku:

Kërkoni menjëherë ndihmën e mjekut kur diarretë janë të rënda dhe shoqërohen me shenjat si më poshtë:

  • Të vjella të shumta që nuk lejojnë marrjen e likideve (lëngjeve) nga goja
  • Diarre të ujshme, të shpeshta shoqëruar me gjendje të fikti
  • Dhimbje të forta të barkut, diarre me gjak të shoqëruara edhe me temperature
  • Tharje e gojës dhe pakësim i urinimit
  • Dehidrim

Parandalimi

Për të parandaluar diarrenë dhe gastroenteritin duhet të:

  • Pini vetëm ujë të ambalazhuar
  • Evitoni ushqimet që shiten nga shitësit ambulatorë
  • Evitoni akullin e përgatitur nga uji i çezmës
  • Konsumoni vetëm fruta dhe perime të gatuara ose që mund të qërohen
  • Sigurohuni që ushqimet që konsumoni të jenë gatuar mirë

Urgjenca e Spitalit Hygeia
Tel: 04 23 23 000

Spitali Hygeia Tiranë

SPITALI HYGEIA TIRANЁ është spital privat i nivelit ndërkombëtar me një investim fillestar prej 60 milion euro, duke qenë i vetmi spital në Shqipëri i konceptuar që në fillesat e tij si strukturë spitalore, si nga pikëpamja strukturore ashtu edhe nga ajo funksionale. 

Lexo me shumë...

Newsletter

Abonohu per te mare njoftimet tona me email:

Si të arrini në Hygeia

Kontakte

Spitali Hygeia Tiranë:
Sekretaria: + 355 4 23 90 000
Urgjenca: + 355 4 23 23 000
Email: info@hygeia.al