Artikuj mjekësor

10 Këshilla të dobishme për kujdesin e shtatzënisë gjatë sezonit të Verës

1. Qëndroni të hidratuara

Keni marramendje, të vjella, buzë dhe gojë e thatë, më pak urinë ose urinë me ngjyrë të verdhë, mbinxehje për shkak të motit të nxehtë, të  gjitha këto janë sinjale që jeni të dehidruar.

Nxehtësia në verë shkakton  dehidrim dhe për të qëndruar të hidratuar rekomandohet të pini 6-8 gota uji. Kur jeni jashtë shtëpisë sigurohuni të keni gjithmonë me vete një shishe me ujë.

Të mbash veten të hidratuar duke pirë shumë ujë gjatë shtatzënisë është shumë e rëndësishme për të dy si nënën edhe fëmijën.

 2. Vakte të shëndetshme

Përfshini në dietën tuaj shumë fruta të freskëta dhe lëngje për të mposhtur nxehtësinë. Perimet si kastraveci duhet të përfshihen në dietën tuaj gjatë muajve të verës. Shmangni ushqimet pikante.

3. Qëndroni në vende të freskëta

Nëse ndjeni nxehtësi të padurueshme, një dush i freskët mund t’ju ndihmojë. Mund të frekuentoni edhe pishinën për tu freskuar.

4. Vishuni sipas kohës

Vishni rroba me ngjyra të hapura gjatë verës. Materialet e pambukut dhe lino janë të rehatshme gjatë ditëve të nxehta të verës.

Gjatë kësaj periudhe janë të rekomanduara rrobat e shtatzënisë  sic janë veshjet dhe fustanet e gjata, pra që ajrosen lehtë. Shmangni veshjet e ngushta pas trupit.

5. Kujdesuni për këmbët tuaja

Kur jeni shtatzënë blini këpucë komode dhe që ju rrinë mirë.  

Nëse bëni ecje ose stërvitje gjatë shtatzënisë, zgjidhni llojin e duhur të këpucëve që janë posaçërisht për ecje në distanca të gjata ose për stërvitje.

Sigurohuni që të mbani këmbët tuaja lart kur jeni të ulura. Gjatë orëve të gjumit mbani këmbët tuaja lart me ndihmën e jastëkëve të ndryshëm.

Enjtja e këmbëve është e zakonshme gjatë shtatzënisë dhe nxehtësia e verës mund të shtojë diskomfortin që lidhet me këmbët e fryra.

6. Kujdesi i flokëve gjatë verës

Nëse keni flokë të gjatë, lidhini ato lart bisht për të siguruar një qarkullim të lirë të ajrit në qafën dhe shpinën tuaj.  Kjo gjithashtu mund të ndihmojë në reduktimin e djersitjes.

7. Kujdesi i lëkurës gjatë verës

Shtatzënia mund ta bëjë lëkurën tuaj shumë të ndjeshme. Sa herë që dilni, aplikoni kremin mbrojtës kundra diellit.

Të qëndruarit të hidratuar vazhdimisht gjithashtu parandalon lëkurën e thatë.

Mos harroni të mbani edhe syzet tuaja të diellit, një kapelë të bukur ose një shall mund të përdoret gjithashtu për t'ju mbrojtur nga rrezet e diellit.

Gjatë verës buzët gjithashtu thahen, mbrojini ato duke përdorur një zbutës buzësh të mirë buzësh me SPF 15.

8. Bëni ushtrime në kohën e duhur

Ecja, noti, yoga dhe ushtrime të tjera gjatë shatzënisë rekomandohen për ju dhe fëmijën tuaj.

Gjatë verës, stërvitja duhet të bëhet herët në mëngjes ose në mbrëmje kur temperatura është e ulët.

Gjatë stërvitjes nëse ndiheni e lodhur, është më mirë të relaksoheni dhe të pushoni. Mos u përpiqni të mbingarkoni veten duke bërë aktivitete fizike dhe gjithmonë këshillohuni me mjekun tuaj gjinekolog.

9. Aktivitet të kufizuar në natyrë gjatë orëve të nxehta

Aktivitetet në natyrë janë shumë të mira gjatë shtatzënisë. Në fakt ato mund t'ju ndihmojë të relaksoheni.

Gjatë ditëve të verës kufizoni aktivitetet tuaja në natyrë, vetëm në mëngjes herët ose në mbrëmje. Shmangni daljen gjatë orëve të pikut si p.sh në orën 11 paradite  deri në 4 pasdite, kur rrezet e diellit janë më të forta.

10. Pushim dhe gjumë i duhur

Gjumi dhe pushimi është faktor shumë i rëndësishëm për nënat. Gjumi ndihmon në eliminimin e stresit.

Nxehtësia e verës mund t'ju bëjë të ndiheni më të lodhur. Merrni kohë për veten tuaj, relaksohuni duke lexuar një libër, duke dëgjuar muzikë ose duke medituar. Pushimi është shumë i rëndësishëm gjatë shtatzënisë.

Gjumi i shpeshtë gjatë ditëve të verës mund të jetë i dobishëm për nënat e reja.

Gëzoni verën. Gëzoni gjithashtu shtatzëninë tuaj

Hygeia Group

SPITALI HYGEIA TIRANЁ, pjesë e Grupit Hygeia Greqi, i cili prej 40 vitesh tashmë, vazhdon tё jetё lider nё tregun e sektorit shëndetësor dhe ka si objektiv kryesor të jetë ofruesi më i madh i shërbimeve mjekësore të integruara në gjithë Europën Juglindore.

Lexo me shumë...

Newsletter

Abonohu per te mare njoftimet tona me email:

Si të arrini në Hygeia

Kontakte

Spitali Hygeia Tiranë:
Sekretaria: + 355 4 23 90 000
Urgjenca: + 355 4 23 23 000
Email: info@hygeia.al


Zyra e Spitalit Hygeia Kosovë:
Telefon: ‎+386 49 102 008
Email: zyrakosove@hygeia.al