Artikuj mjekësor

Si të dallojmë nëse jemi apo jo anemik, cilat janë shenjat dalluese të kësaj sëmundje?

Ҫfarë është Anemia?

Anemia është ajo gjendje e organizmit e cila karakterizohet nga pamjaftueshmëria e qelizave të kuqe të gjakut për të transportuar sasinë e nevojshme të oksigjenit në qelizat e trupit. Anemia në fakt nuk qëndron si një sëmundje e veçantë, por është karakteristikë e sëmundjeve të tjera dhe shërben si një flamur i kuq për të treguar që një problem i rëndësishëm fshihet pas saj. 

Anemia nga mungesa e hekurit është zakonisht një problem i lehtë shëndetsor, por nëse qëndron pamjekuar për një kohë të gjatë mund të çojë në probleme serioze të shëndetit. Kjo lloj anemie prek një numër të madh individësh sot në botë.

Simptomat e presonave me anemi mund të ngjasojnë me simpomat e një stresi të përditshëm, duke çuar kështu në mosdiagnotstikim në kohën e duhur të saj. Shumë individë, për një kohë të gjatë, nuk arrijnë të kuptojnë simptomat e anemisë ose që ky ç’rregullim është në progres, duke mos ditur sesi të identifikojnë simptomat e saj.

Nëse ju dyshoni që keni ç’grregullime që kanë të bëjë me aneminë, apo nëse vëreni një apo disa nga simptomat e mëposhtme, ju duhet të këshilloheni menjëherë me mjekun specialist hematolog për të marrë këshillat e duhura.

 

CILAT JANË DISA NGA SHENJAT (SIMPTOMAT) DALLUESE TË KËSAJ SËMUNDJE?

  • Lodhja

Një rënie e energjisë  apo një lodhje kronike janë shenja paralajmëruese që tregojnë se ju mund të jeni anemik.  Kjo lidhet me faktin kur kemi një sasi më të pakët të oksigjenit që qarkullon  për të furnizuar qelizat e trupit në mënyrë që ato të funksionojnë normalisht. Por çfarë do të thotë kjo për një person anemik? 

Oksigjeni lidhet me hemoglobinën  ose e thënë ndryshe me proteinën që përmban pigmentin që i jep gjakut ngjyrën e kuqe. Nëse ju jeni anemik, ju nuk keni sasinë e duhur të hemoglobinës në qelizat e kuqe të gjakut dhe kjo shakton problem atëherë kur qelizat e kuqe kërkojnë të transportojnë oksigjenin në inde. Lodhja shfaqet atëherë kur ka pak oksigjen që i furnizon qelizat e trupit, kryesisht qelizat e organeve të rëndësishme vitale dhe ato të muskujve.

Kjo zakonisht është vetëm një lodhje e lehtë. Nëse ju ndjeni lodhje të madhe, ju duhet të kërkoni menjëherë ndihmën e mjekut, sepse kjo mund të jetë tregues i një sëmundje serioze.

  • Ngjyrë e zbehtë e lëkurës dhe thonj që thyhen lehtë

Lëkura e zbehtë te një person anemik shkaktohet nga mungesa e hemoglobinës në qelizat e kuqe. Me uljen e mëtejshme të qelizave të kuqe dhe oksigjenit që ato transportojnë, ulet edhe numri i këtyre qelizave që vendosen në lëkurën tuaj. Duke qenë se organeve vitale si zemrës, veshkave, trurit dhe muskujve ju nevojitet më shumë oksigjen, gjaku kalon nga lëkura drejt tyre, duke bërë që lëkura të duket e zbehtë. 

Të kesh thonj të dobët dhe që thyhen lehtë është një tjetër simptomë e anemisë. Kur shoqërohen dhe me një lëkurë të zbehtë, atëherë ju duhet të drejtoheni te mjeku specialist endokrinolog për të kryer kontroll për aneminë.

  • Rrahje te shpejta të zemrës, palpitacione

Palpitacionet janë rrahje jo të rregullta të zemrës. Ato ndodhin kur zemrës i duhet të punojë më shumë për të siguruar oksigjenin e nevojshëm në gjak dhe për ta përcjellë atë më pas në të gjitha organet.

Mungesa e qelizave të kuqe dhe oksigjenit që ato transportojnë e bën frymëmarjen më të vështirë. Palpitacionet shoqërohen shpesh me një ndjenjë të mungesës së frymëmarjes ose një ndjenjë boshllëku, e cila shpjegohet me faktin se qelizat e kuqe nuk përmbajnë sasinë e duhur të oksigjenit për ta çuar atë nga zemra në mushkëri.

  • Zhurmë në vesh

Individët me anemi shpesh përjetojnë zhurmë në vesh e cila quhet tinnitus. Shpesh, disa persona e përshkruajnë atë si  “zile” në vesh.

Nëse ju jeni anemik, sasia e gjakut në venën jugulare (vena që lidh zemrën me trurin), është e madhe, sepse zemra punon në mënyrë të sforcuar. Duke dashur që të çojë sa më shumë gjak në tru, gjaku që kalon në veshin e mesëm është i rritur dhe nga individët kjo gjë përjetohet si zhurmë në vesh.

  • Perioda në sasi të madhe

Femrat gjate periodave (menseve), mund të kenë shpesh sasi të mëdha gjakut si dhe rritje të frekuencës së tyre. Femrat janë më të prekura nga anemia pikërisht për faktin e humbjes së një sasie  gjaku çdo muaj gjatë periudhës së  mestruacioneve. Nëse humbja e hekurit, që është baraz me humbje të gjakut nuk korrigjohet atëherë shfaqet anemia.

  • Infeksionet dhe sëmundjet e mëdha

Disa individë bëhen anemike pasi kanë kaluar ndonjë infeksion. Infeksioni mund të prek palcën e kuqe të kockave duke ulur prodhimin e qelizave të kuqe në organizëm. Palca e kuqe e kockave është prodhuesi i qelizave te gjakut. Nëse palca dëmtohet psh si pasojë e një infeksioni, prodhimi i qelizave të gjakut mund të mos bëhet ose të bëhet shumë ngadalë. Sëmundje të tjera, si artriti rheumatoid, ose sëmundje  reumatizmale mundet gjithashtu të prekin palcën e kuqe. Sëmundjet  malinje të gjakut, kimioterapia, sëmundje të tiroides si dhe vetë diabeti mund të ndikojnë në prodhimin e qelizave të gjakut dhe të ndikojnë në shfaqjen e anemisë.

  • Mungesa e hekurit në gjak

Pa sasinë e duhur të hekurit ju nuk mund të siguroni sasinë e duhur të qelizave të kuqe të gjakut në organizëm. Ushqimet e pasura me hekur si spinaqi, sallatërat e ndryshme, kornfleksat e pasura me hekur, fasulet, thjerrëzat, mishi i kuq, mëlçitë, dhe vezët duhet të jenë pjesë e dietës suaj. Po kështu kini kujdes nga konsumimi i pijeve me kafeinë përpara ushqimit sepse ul përthithjen e hekurit në organizëm. Për të rritur sa më shumë thithjen e hekurit në organizmin tuaj këshillohet konsumimi i sa më shumë ushqimeve të  pasura me vitaminë C, si frutat dhe perimet. Ndër frutat dhe perimet që kanë më shumë vitaminë C mund të përmendim  limonin, portokallin, qitron, brokolin, domatet,lakrat e brukselit, piperi i kuq dhe vera e bardhë. Pirja e lengut të portokallit pas konsumimit të ushqimit do të rrisë nivelin e përthithjes së hekurit nga organizmi.  Megjithatë, ulja e hemoglobinës dhe si pasojë anemia nga mungesa e hekurit, ndodh vetëm atëherë kur ju  humbni sasi gjaku nga organizmi juaj. Kjo sasi duhet të jetë e vogel, e shpeshtë dhe e shtrirë në kohë për të dhënë anemi nga mungesa e hekurit. Pra, nëse keni mense në sasi të mëdha (tek femrat), gjak gjatë defekimit (nga një problem që mund të keni në zorrën e trashë), probleme me stomakun (ulçera), atëherë edhe ju mund të jeni kontigjent për tu prekur nga anemia.

  • Tharje e gojës dhe djegie e gjuhës

Ҫarja e këndeve të buzës dhe e mukozës në brendësi të saj, është shenjë e mungesës së hekurit. Ju mund të keni dhimbje gjatë hapjes së gojës si dhe mund të keni probleme edhe me gëlltitjen e ushqimit. Ndjenja e djegies së gjuhës është një nga shenjat kryesore të anemisë, dhe më saktë e një anemie që ka kohë që është formuar.

  •  Dhimbje koke

Dhimbjet e shpeshta të kokës mund të jenë një tjetër shenjë që tregon se ju keni anemi. Dhimbja e kokës tregon që ju keni mungese të oksigjenit që shkon në tru. Kur kjo ndodh, arteriet e trurit fillojnë të fryhen dhe për pasojë të japin dhimbje të kokës.

 

CILËT JANË SHKAKTARËT E ANEMISË


Përpara se anemia të trajtohet duhet që detyrimisht  të kemi  zbuluar shkaktarët e saj. Te një grua e re, një ndër shkaqet e anemisë mund të jenë  periodat në sasi të shtuar.,ndërsa te  gratë në menopauzë ose post menopauzë, shkaktari i anemisë kërkon kryerjen investigimeve të mëtejshme. Tjetër shkaktar i anemisë është edhe ulçera e somakut, e cila shkakton gjakrrjedhe në sasi të pakët ose edhe të madhe. Me mjekimin e duhur të ulçerës dhe të anemisë, hemoglobina shkon në normë. Anemia mund të jetë edhe indikator i një sëmundjeje të veshkave, duke qenë se veshkat prodhojnë hormonin kryesor të prodhimit nga palca të qelizave të kuqe. Kur funksioni i tyre ulet, ulet dhe prodhimi i qelizave të kuqe dhe për pasojë kemi shfaqje të anemisë. Sëmundjet kronike si ato reumatizmale, diabeti, sëmundjet e tiroides mund të çojnë gjithashtu në anemi. Të tjerë shkaktarë janë edhe përdorimi i sasisë së shtuar të alkoolit dhe mosushqyerja.

Të gjithë faktorët e sipërpërmendur duhet të identifikohen paraprakisht si shkaktarë të mundshëm që kanë çuar në shfaqjen e anemisë, sepse vetëm në këtë mënyrë, pra duke identifkuar saktë shkakun/tarët, arrijmë të trajtojmë në mënyrën optimale të mundshme këtë sëm

Hygeia Group

SPITALI HYGEIA TIRANЁ, pjesë e Grupit Hygeia Greqi, i cili prej 40 vitesh tashmë, vazhdon tё jetё lider nё tregun e sektorit shëndetësor dhe ka si objektiv kryesor të jetë ofruesi më i madh i shërbimeve mjekësore të integruara në gjithë Europën Juglindore.

Lexo me shumë...

Newsletter

Abonohu per te mare njoftimet tona me email:

Si të arrini në Hygeia

Kontakte

Spitali Hygeia Tiranë:
Sekretaria: + 355 4 23 90 000
Urgjenca: + 355 4 23 23 000
Email: info@hygeia.al


Zyra e Spitalit Hygeia Kosovë:
Telefon: ‎+386 49 102 008
Email: zyrakosove@hygeia.al