Artikuj mjekësor

Alergjia nga medikamentet

Efektet anësore të medikamenteve janë të shumta dhe po ashtu edhe mënyra e shfaqjes së këtyre efekteve tek njerëzit është e ndryshme. Vetëm 5-10 përqind të këtyre efekteve anësore ndodhin si pasojë e një reaksioni alergjik ndaj medikamentit.

Nëse, pasi keni marrë një medikament, ju shfaqen simptoma të tilla si skuqje në lëkure, urtikarie apo vështirësi në frymëmarrje, atëherë mund të keni të bëni me një alergji medikamentoze.

Ashtu siç ndodh edhe me reaksionet e tjera alergjike, kjo ndodh atëherë kur sistemi imunitar bëhet i ndjeshëm ndaj substancave përbërese të medikamentit.

Medikamentet më të prirura për të shkaktuar alergji:

Edhe pse çdo medikament mbart në vetvete rrezikun e shfaqjes së një reaksioni alergjik, disa ilaçe janë më të prirura të shkaktojnë të tilla efekte anësore dhe në këtë grup përfshihen:

  • Antibiotikët
  • Analgjezikët (si aspirina, ibuprofeni dhe naproxen sodium)
  • Medikamentet e përdorura për trajtimin e sëmundjeve autoimune

Faktorët e rrezikut

Ekzistojnë disa faktorë të cilët mund të rrisin predispozitën e shfaqjes së reaksionit alergjik:

  • Histori personale e llojeve të tjera të alergjive (si alergjia ushqimore)
  • Histori personale apo familjare e alergjisë ndaj medikamenteve specifike
  • Rritja e ekspozimit ndaj marrjes së medikamentit (për shkak të dozave të larta, përdorimit të përsëritshëm ose përdorimit të zgjatur të medikamentit)
  • Sëmundje të caktuara të lidhura zakonisht me reaksione alergjike ndaj medikamentit

Simptomat e alergjisë nga medikamentet janë:

  • Skuqje e lëkurës apo urtikarie
  • Të kruara
  • Fishkëllima në gjoks apo probleme të tjera me frymëmarrjen
  • Enjtje
  • Anafilaksia, një reaksion kërcënues për jetën, që prek njëkohësisht dy ose më shumë sisteme organesh në trup (p.sh. kur kemi njëkohësisht skuqje të lëkurës dhe vështirësi në frymëmarrje)

Në rastet kur vëreni simptomat e mësipërme pra nëse dyshoni se keni një reaksion alergjik nga medikamentet ju duhet të drejtoheni menjëherë për konsultë tek mjeku specialist alergolog, i cili është i specializuar në diagnostikimin dhe trajtimin e këtyre lloj patologjive.

Dr.Maria Zoto
MjekeAlergologe
Spitali Hygeia Tiranë
Tel: + 355 4 23 90 000

Hygeia Group

SPITALI HYGEIA TIRANЁ, pjesë e Grupit Hygeia Greqi, i cili prej 40 vitesh tashmë, vazhdon tё jetё lider nё tregun e sektorit shëndetësor dhe ka si objektiv kryesor të jetë ofruesi më i madh i shërbimeve mjekësore të integruara në gjithë Europën Juglindore.

Lexo me shumë...

Newsletter

Abonohu per te mare njoftimet tona me email:

Si të arrini në Hygeia

Kontakte

Spitali Hygeia Tiranë:
Sekretaria: + 355 4 23 90 000
Urgjenca: + 355 4 23 23 000
Email: info@hygeia.al


Zyra e Spitalit Hygeia Kosovë:
Telefon: ‎+386 49 102 008
Email: zyrakosove@hygeia.al