Artikuj mjekësor

Virozat e Stinës, simptomat dhe trajtimi i tyre

Nëse mendoni se dimri është stina me rrezikun më të lartë për t’u prekur nga gjendjet virale, gaboheni rëndë.

Në të vërtetë është vjeshta koha kur fillojnë virozat. Kjo për faktin se rënia e menjëhershme e temperaturave shpesh na zë në befasi, duke i rritur kështu shanset për t’u prekur nga virozat e stinës.

Në të shumtën e rasteve virozat kalojnë vetë pa pasur nevojë për mjekime, por rrallëherë ndodh që ndërlikimet që vijnë prej tyre dhe që nuk trajtohen në kohë mund të jenë edhe fatale.

Kategoritë më të rrezikuara për t’u prekur si dhe për të shfaqur komplikacione nga virozat janë:

  • Fëmijët e vegjël nën moshën 5 vjeç, dhe sidomos ata nën 2 vjeç
  • Të rriturit mbi 65 vjeç
  • Gratë shtatëzëna dhe gratë deri në dy javë pas lindjes
  • Individët me sistem imunitar të dobët
  • Individët që vuajnë nga sëmundje kronike, të tilla si astma, sëmundjet e zemrës, sëmundjet e veshkave, sëmundjet e mëlçisë dhe diabeti

Shenjat dhe simptomat më të zakonshme të virozave përfshijnë:

  • Temperaturë mbi 38 C
  • Dhimbje muskujsh
  • Ethe dhe djersitje
  • Dhimbje koke
  • Kollë e thatë e vazhdueshme
  • Dobësi
  • Sekrecione nga hundët
  • Dhimbje e grykëve

Komplikacionet e mundshme:

Virozat sezonale zakonisht zgjasin 1-2 javë dhe nuk shoqërohen me komplikacione shëndetësore. Megjithatë ekzistojnë edhe rastet të cilat nëse mbeten të patrajtuara, mund të zhvillojnë komplikacione të tilla si:

  • Pneumoni
  • Bronkit
  • Shfaqjen e Astmës
  • Problemet me zemrën
  • Infeksione në vesh

Pneumonia është komplikacioni më serioz që shfaqet kryesisht tek individët që vuajnë edhe nga sëmundjet kronike dhe mund të jetë vdekjeprurëse.

Për të parandaluar përhapjen e infeksionit mjekët specialistë rekomandojnë:

  • Kujdesuni për higjenën e duarve - Larja e duarve është një mënyrë efektive për të parandaluar shumë lloje infeksionesh.
  • Mbuloni gojën dhe hundën kur teshtini apo kolliteni (kujdes nga kontaminimi i duarve)
  • Shmangni vendet e populluara -  Gripi përhapet lehtësisht kudo që grumbullohen shumë njerëz – si shkollat, ndërtesat e zyrave, auditorët dhe transporti publik. Në qoftë se jeni i sëmurë, qëndroni në shtëpi për të paktën 24 orë pas temperaturës në mënyrë që të zvogëloni mundësinë tuaj për të infektuar të tjerët.

Trajtimi:

Zakonisht, mjeku rekomandon regjim shtrati(qetësi) dhe sa më shumë lëngje për të hidratuar organizmin. Megjithatë, në varësi të simptomave apo në rastet kur pacienti shfaq komplikacione të tjera, mjeku specialist rekomandon trajtimin medikamentoz për të parandaluar shfaqjen e komplikacioneve të rënda që mund të venë në rrezik shëndetin e pacientit.

Kujdes!

Asnjëherë nuk duhet të merrni medikamente me inciativën tuaj pasi mund të kenë efektin e kundërt në organizëm e për pasojë shkaktojnë dëme të mëtejshme.

Nëse papritur keni temperaturë të lartë apo vështirësi në frymëmarrje, drejtohuni menjëherë për konsultë te mjeku specialist.

 

Departamenti i Sëmundjeve Infektive

Spitali Hygeia Tiranë

Tel: +355 4 23 90 000

 

 

Spitali Hygeia Tiranë

SPITALI HYGEIA TIRANЁ është spital privat i nivelit ndërkombëtar me një investim fillestar prej 60 milion euro, duke qenë i vetmi spital në Shqipëri i konceptuar që në fillesat e tij si strukturë spitalore, si nga pikëpamja strukturore ashtu edhe nga ajo funksionale. 

Lexo me shumë...

Newsletter

Abonohu per te mare njoftimet tona me email:

Si të arrini në Hygeia

Kontakte

Spitali Hygeia Tiranë:
Sekretaria: + 355 4 23 90 000
Urgjenca: + 355 4 23 23 000
Email: info@hygeia.al