Artikuj mjekësor

Pyetjet më të shpeshta mbi Fekondimin In-Vitro

Çfarë është Fekondimi In-Vitro (IVF)?

IVF do të thotë fertilizim jashtë trupit. Mjeku i jep gruas mjekime që të prodhojë më shumë vezë. Kur kemi të gjitha kushtet të tilla që tregojnë se vezët janë gati, ato nxirren jashtë trupit të gruas me anë të një ndërhyrje mini-invazive. Këto vezë së bashku me spermatozoidet e marra nga sperma e mashkullit, bashkohen në laborator në mënyrë që të krijohen embrione. Pas 3-5 ditëve, që është edhe koha e duhur për formimin dhe rritjen e embrioneve në laborator, një numër i caktuar këtyre embrioneve transferohen më pas në mitrën e gruas gati për të konceptuar një shtatëzëni.

Në cilat raste nevojitet IVF?

IVF rekomandohet të kryhet në rastet kemi të bëjmë me:  

  • Patologji të Tubave të Fallopit
  • Infertilitet prej faktorit Mashkull 
  • Endometriozë
  • Probleme Ovulimi
  • Infertilitet i pashpjegueshëm
  • Mungesë suksesi me metodën IUI (inseminimi intrauterin)

Kur duhet të drejtoheni pёr vizitё tek mjeku?

Nëse jeni nën 35 vjeç dhe keni tentuar të mbeteni shtatzënë për një vit por pa sukses, atëherë është e këshillueshme të drejtoheni për vizitë te mjeku specialist për problemet e infertilitetit. Ndërsa për gratë e moshës mbi 35 vjeç, duhet të drejtohen për konsultë te mjeku specialist për problemet e infertilitetit nëse kanë tentuar 6 muaj për një shtatzëni por pa sukses.

Sa i suksesshëm është IVF?

Ekzistojnë shumë faktorë të cilët ndikojnë në % e suksesit të proçedurës së IVF:

  • Mosha e partnerëve
  • Arsyeja e infertilitetit
  • Klinika dhe ekipi i mjekëve ku aplikohet kjo proçedurës

Klinika e Fertilitetit Hygeia ka një përqindje suksesi që shkon 60 – 65%, por kjo përqindje varion në varësi të faktorëve të ndryshëm të çifteve siç e përmendëm edhe më lart.

Sa kohë zgjat proçedura  IVF?

Faza 1:         Stimulimi i kontrolluar i Vezoreve:                            Rreth 12 ditë

Faza 2:         Formimi dhe rritja në laborator e embrioneve:           3-5 ditë

Faza 3:        Transferimi i embrioneve në mitër:                            1 ditë

I gjithë proçesi IVF zgjat mesatarisht 2-3 javë. Hapi i fundit i kësaj proçedure është edhe kryerja e analizës që na tregon nëse gruaja është apo jo shtatzënë që kryhet afërsisht 9-12 ditë pas kryerjes së transferimit të embrionit.

Si proçedohet pas transferimit të embrioneve?

Pas transferimit të embrioneve i rekomandojmë gruas sforco minimale për 1-2 ditë dhe më pas kthim në jetën normale. Sigurisht që edhe në vazhim rekomandohet të mos kryhen sforcime fizike të mëdha.

Cilat janë rreziqet?

Në disa raste pacientët mund të zhvillojnë komplikacione si: OHSS (Sindromi i Hiper-Stimulimit Ovarian), shtatzëni ektopike (jashtë-mitre), gjakrrjedhje ose infeksion pelvik, por të gjitha këto janë shumë të rralla dhe mjekët specialistë të Qendrës do të jenë pranë jush për t’ju asistuar në çdo rast për të shmangur këto komplikacione.

A ka rreziqe në shëndetin e fëmijëve të konceptuar nëpërmjet IVF-it?

Ekzistojnë mbi 8 milion bebe të lindura nëpërmjet IVF-it sot në botë. Shumë studime janë kryer dhe kanë nxjerr në pah se “fëmijët IVF” nuk kanë rreziqe të shtuara në krahasim me pjesën tjetër të popullsisë që lidhen me teknikën e IVF-it në vetvete, si në zhvillimin fizik ashtu edhe në atë mendor dhe akademik.

A paraqesin rrezik në kohë afatgjatë hormonet që përdoren gjatë trajtimit të Fekondimit In-Vitro?

Gratë të cilat nuk kanë patur shtatzëni gjatë jetës së tyre kanë një rrezik më të lartë për të zhvilluar tumor të vezoreve (rreth 1.6 herë më shumë) në krahasim me gratë që kanë patur shtatëzëni. Mendohet  se, duke qenë se këto gra që nuk kishin shtatëzëni, mund të kenë përdorur mjekime për fertilitetin u ngrit edhe hipoteza se ekzistonte një lidhje midis tumorit të vezoreve dhe mjekimeve të marra. Prej vitit 1992, kur u ngrit edhe kjo hipotezë, janë zhvilluar studime të shumta mbi këtë temë dhe në asnjërin prej tyre nuk është gjetur një lidhje midis mjekimeve që merren gjatë proceçedurës së IVF-it dhe tumorit të vezoreve, të mitrës apo të gjirit.

Klinika e Fertilitetit Hygeia

Kontakt: 04 23 90 000

Email: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Spitali Hygeia Tiranë

SPITALI HYGEIA TIRANЁ është spital privat i nivelit ndërkombëtar me një investim fillestar prej 60 milion euro, duke qenë i vetmi spital në Shqipëri i konceptuar që në fillesat e tij si strukturë spitalore, si nga pikëpamja strukturore ashtu edhe nga ajo funksionale. 

Lexo me shumë...

Newsletter

Abonohu per te mare njoftimet tona me email:

Si të arrini në Hygeia

Kontakte

Spitali Hygeia Tiranë:
Sekretaria: + 355 4 23 90 000
Urgjenca: + 355 4 23 23 000
Email: info@hygeia.al