Artikuj mjekësor

Botox, magjia ne nje shishe te vogel!

Vera ka ardhur dhe bashke me te edhe theksimi i rrudhave te mimikes dhe djersitja e shtuar. Nderkohe qe bisedoj me pacientet ne zyren time, shoh cdo levizje te mimikes se tyre dhe nderkohe qe degjoj me vemendje e di me saktesi se ku duhet te injektoj dhe sa, ne menyre qe rezultati te jete sa me natyral dhe te parandaloj thellimin e rrudhave egzistuese dhe shfaqjen e rrudhave te reja. Edhe pse trajtimi me botox mund te kryhet gjate gjithe vitit, ne kete stine ai merr nje rendesi te vecante sepse eshte gjithmone me mire te parandalojme se sa te kurojme!

Por cfare eshte botox?

Botulinum toxin (botox) eshte nje protein neurotoksike e prodhuar nga bakteri clostridium botulinum. Ajo injektohet ne muskul me qellim bllokimin e transmetimit te sinjalit nga nervi ne muskul duke dhene paralize te perkoheshme te muskulit perkates, rrjedhimisht zbehjen ose zhdukjen e rrudhave. Procedura zgjat pak minuta, rezultati eshte I dukshem pas dites se trete dhe efekti zgjat 4-6 muaj.

 

Por nese qellimi eshte te parandalojme, kur eshte momenti I pershtatshem per te nisur trajtimin me botox?

Nese ju vini re formimin e rrudhave te lehta ne ball, rreth syve ose ne mes te vetullave ne gjendje qetesie, ky mund te jete momenti I pershtatshem per te nisur trajtimin me botox ne menyre qe te mos I lejojme keto rrudha te thellohen me shume, edhe pse mund te jeni vetem 25 vjec. Botox eshte I aprovuar nga FDA per trajtimin e pacienteve te moshes mbi 18vjec. Gjithsesi nje rol te rendesishem ne kohen e nisjes se trajtimit me botox luan edhe predispozita gjenetike dhe ekspozimi per kohe te gjate dhe te pambrojtur ne rrezatimin diellor.

 

Cfare mund te trajtoje botox?

Sot, botox, ky fenomen kulturor dhe triumf mjekesor perdoret jo vetem per qellime estetike por edhe per trajtimin e nje sere semundjesh per te cilat nuk e imagjinonim kurre se mund te gjente perdorim. Nder to permendim migrenen, djersitjen e shtuar, strabizmin, blefarospazmen, distonine cervikale,veziken urinare hiperaktive etj.

Me poshte po ndalem tek perdorimet me te shpeshta te botox ne kliniken Anassa dhe tek nje prej fakteve me interesante: ndikimi I tij ne depresion.

*Trajtim antirrudhe

Trajtimi I rrudhave te mimikes me botox eshte nje nga procedurat kozmetike qe kryhet me shpesh ne te gjithe boten. Edhe pse me pare fjala ″botox″ personalizonte nje pamje te ngrire, pa shprehje emocionesh, sot I perdorur ne doza te vogla dhe ne vendin e duhur botox na mundeson nje pamje me te re dhe me te fresket por jo ″te ngrire″. Me ane te tij mund te trajtojme rrudhat dinamike rreth syve, ne ball, ne mes te vetullave, rrudhat vertikale mbi buzen e siperme (smoker lines), rrudhat mes hundes dhe syve (bunny lines), mund te korrigjojme ekspozimin e gingivave gjate buzeqeshjes (gummy smile), gjithashtu na ndihmon per ngritjen e vetullave dhe cepave te buzeve, zhdukjen e vrimave te mjekra (dimpled chin).

″Baby botox″ eshte nje nga trajtimet e preferuara se fundmi, sepse duke perdorur doza me te vogla ne zona te caktuara rezultati eshte me natyral. Por kandidatet per kete procedure duhen zgjedhur me kujdes referuar moshes, lokalizimit dhe thellesise se rrudhave.

*Trajtim rigjenerues (Glowtox)

Kombinimi I botox ne doza te vogla me produkte te tjera si acid hyaluronic, PRP, vitamina, acide ne formen e nje koktejli te personalizuar dhe injektimi I tyre ne te gjithe fytyren me ane te Gold 24K stamp on microneedling eshte nje nga trajtimet me efikase per zvogelimin e poreve, zbehjen e njollave, rritjen e elasticitetit te lekures, shkelqim dhe vitalitet. Nepermjet disa mikrogjilperave te perbera prej 24K flori krijohen disa mikrotunele ne lekure nepermjet te cilave arrijne te penetrojne substancat e mesiperme duke nxitur prodhimin e kolagjenit dhe elastines. Procedure e shpejte, efektive, higjienike, pa dhimbje dhe mbi te gjitha mund te perdoret edhe ne lekurat me sensitive si psh ato kuperoze.

*Trajton djersitjen e shtuar (hyperhidrosis)

Djersitja eshte nje process fiziologjik normal, madje esencial! Nepermjet djersitjes ne rregullojme tempreaturen tone trupore. Por disa njerez djersisin me shume se sa eshte e nevojshme, duke e kushtezuar ndjeshem cilesine e tyre te jeteses dhe duke rezultuar keshtu ne distancimin social te tyre. Nepermjet injektimit te botulinum toxin bllokohen sinjalet e nervave pergjegjes per djersitjen duke bllokuar gjendrat e djerses ne prodhimin e shtuar te djerses. Botox eshte padyshim nje trajtim revolucionar ne trajtimin e hyperhidrosis duke permiresuar ndjeshem cilesine e jeteses se ketyre pacienteve!

*Trajton migrenen

Zbulimi se botoksi trajton migrenen ishte padyshim nje ″aksident fatlum″. Shume prej pacienteve te cilet perdornin botox per arsye kozmetike vune re se kishin simptoma me te lehta dhe me te rralla te migrenes. Qe prej atehere jane kryer studime te shumta dhe botox eshte aprovuar nga FDA per perdorimin e tij ne pacientet te cilet vuajne nga migrena kronike. Dhe sigurisht jane ulur ndjeshem efektet anesore nga perdorimi I medikamenteve te cilat keta paciente duhej ti perdornin rregullisht per dhimbjen.

*Trajton depresionin

Ne vitin 2014, Rosenthal, nje psikiater I njohur ne Universitetin e Mjekesise se Georgetown, se bashku me kolegun e tij Dr. Eric Finzi publikuan nje studim I cili tregonte se pacientet e diagnostikuar me depresion te thelle paten permiresim te ndjeshem te simptomave 6 jave pas trajtimit me botox. Mekanizmat nuk jane ende te njohur.

 

A ka efekte anesore?

Potenciali I botox eshte I pamatshem, por jo pa risqe! I adminimstruar ne doza te vogla dhe nga profesioniste te licensuar ai konsiderohet I sigurte. Megjithate mund te kete disa efekte anesore si migrimi I tij ne zona te tjera te trupit, dobesim I muskulatures, renie te qepallave apo shikim I turbullt. Perdorimi I produkteve te licensuara nga FDA nga mjeket specialiste I minimizon ne maksimum keto risqe.

 

Dr.Dorina Hajro

Mjeke Dermatologe-Venerologe

Klinika Anassa

Spitali Hygeia Tiranë

SPITALI HYGEIA TIRANЁ është spital privat i nivelit ndërkombëtar me një investim fillestar prej 60 milion euro, duke qenë i vetmi spital në Shqipëri i konceptuar që në fillesat e tij si strukturë spitalore, si nga pikëpamja strukturore ashtu edhe nga ajo funksionale. 

Lexo me shumë...

Newsletter

Abonohu per te mare njoftimet tona me email:

Si të arrini në Hygeia

Kontakte

Spitali Hygeia Tiranë:
Sekretaria: + 355 4 23 90 000
Urgjenca: + 355 4 23 23 000
Email: info@hygeia.al