Artikuj mjekësor

Depistimi neonatal i dëgjimit

Depistimi neonatal i dëgjimit shërben për të vlerësuar nëse një fëmijë i porsalindur mund të ketë humbje dëgjimi por nuk konfirmon që fëmija vuan nga një sëmundje.

Depistimi në spitalin Hygeia Tiranë realizohet me testin e Otoemisioneve Akustike (OAE), i cili është një test i padhimbshëm për fëmijën dhe mat një zhurmë të lehtë të prodhuar nga veshi i brendshëm, për të përcaktuar nëse bebi dëgjon mirë apo jo. Ky test është i përfshirë në paketat e lindjes së Spitalit Hygeia dhe të gjithë bebat që lindin në Spitalin tonë i nënshtrohen këtij testi.

  • Depistimi nenonatal i dëgjimit duhet të kryhet nga të gjitha bebet dhe jo më vonë se një muaj pas lindjes së tij/saj.
  • Rezultatet e printuara të këtij testi ruhen në kartelën mjekësore të fëmijës.
  • Nëse resultati i testit është PASS /Normal dhe fëmija nuk ka faktorë rreziku atëherë nuk është e nevojshme kryerja e egzaminimeve të tjera.
  • Nëse gjatë depistimit auditiv rezultati është anormal, “FAIL” apo “REFER”, atëherë bashkëngjitur do të keni një algoritëm egzaminimesh që duhen realizuar më pas nga mjeku ORL për saktësimin e diagnozës.

Sa më shpejt të diagnostikohet ulja apo humbja e dëgjimit, aq më shpejt mund të merren masat për trajtimin e saj, me sa më pak impakt negativ në zhvillimin dhe socializimin e fëmijës.

Një numër i vogël i bebeve që kalojnë egzaminimin depistues të dëgjimit në lindje, mund të humbasin kapacitetin e tyre të dëgjimit në mënyrë të menjëhershme apo progresive, përpara moshës një vjec (përpara se fëmija të fillojë të flasë). Shkaqet mund të jenë: otitet e përsëritura, meningiti, traumat kraniale, probleme të tjera specifike mjekësore apo trajtime specifike medikamentoze, etj. Fëmijët që kanë histori të këtyre problemeve duhet t’ju nënshtrohen më shpesh testeve të dëgjimit. 

Për informacione të mëtejshmë apo për çdo paqartësi që prindërit mund të kenë duhet të kontaktojnë me mjekun neonat që ndjek fëmijën e tyre.

Departamenti i ORL-së
Spitali Hygeia Tiranë
Tel: + 355 4 23 90 000

Hygeia Group

SPITALI HYGEIA TIRANЁ, pjesë e Grupit Hygeia Greqi, i cili prej 40 vitesh tashmë, vazhdon tё jetё lider nё tregun e sektorit shëndetësor dhe ka si objektiv kryesor të jetë ofruesi më i madh i shërbimeve mjekësore të integruara në gjithë Europën Juglindore.

Lexo me shumë...

Newsletter

Abonohu per te mare njoftimet tona me email:

Si të arrini në Hygeia

Kontakte

Spitali Hygeia Tiranë:
Sekretaria: + 355 4 23 90 000
Urgjenca: + 355 4 23 23 000
Email: info@hygeia.al


Zyra e Spitalit Hygeia Kosovë:
Telefon: 377 49 10 2008
Email: zyrakosove@hygeia.al