Artikuj mjekësor

Rrufa tek fëmijët dhe si mund ta kurojmë atë!

Ҫfarë është rrufa e zakonshme? A ka ndonjë kurë për të?

Ka të paktën 200 viruse të ndryshme që mund të shkaktojnë rrufë, dhe ndërkohë nuk ka ndonjë mjekim specifik  për të.

Disa fakte mbi rrufën:

  • Rrufa mund të shfaqet në ҫdo moshë
  • Sekrecionet e hundës që përbëjnë rrufën, mund të jenë të holla, me konsistencë më të shtuar ose me ngjyrë nga transparente në të verdhë, në jeshile të errët (ndryshimi I ngjyrës ndodh zakonisht kur mbivendosen mikrobe).
  • Rrufa përhapet nga kontakti direkt me sekrecionet respiratore.
  • Rrufa zgjat mesatarisht nga 7 deri në 10 ditë, edhe pse mund të shkojë edhe deri në 3 javë. Nëse temperatura e lartë që e shoqëron zgjat mbi 3 ditë, atëherë mund të kemi të bëjmë me ndonjë komplikacion të mundshëm.
  • Komplikacionet përfshijnë infeksione të veshëve, infeskione të sinuseve, pneumoni dhe infeksione te syve.

Trajtimi i rrufës është vetëm simptomatik:

  • Aspirimi nazal sipas nevojës dhe përpara ushqimit është ndihmues tek fëmijët.
  • Acetaminophen (paracetamol) qetëson dhimbjet dhe ul temperaturën, por nuk mjekon infeksionin.
  • Dhënia e lëngjeve është gjithmonë e rëndësishme, edhe nëse fëmija nuk ka shumë oreks.
  • Fëmijët mbi 6 vjeç mund të marrin edhe dekongjestionante lokale të hundës, por shpesh nuk ndihmojnë. Fëmijët nën 6 vjeç shfaqin shpesh efekte anësore të dekongjestionanteve të hundës të tilla si: konfuzion, axhitim, përgjumje, rrahje të shpejta të zemrës, haluçinacione. Tek fëmijët e vegjël, për të lehtësuar simptomat ndihmojnë lagështimi i rrugëve të ajrit dhe aspirimi i sekrecioneve.

Spitali Hygeia Tiranë

SPITALI HYGEIA TIRANЁ është spital privat i nivelit ndërkombëtar me një investim fillestar prej 60 milion euro, duke qenë i vetmi spital në Shqipëri i konceptuar që në fillesat e tij si strukturë spitalore, si nga pikëpamja strukturore ashtu edhe nga ajo funksionale. 

Lexo me shumë...

Newsletter

Abonohu per te mare njoftimet tona me email:

Si të arrini në Hygeia

Kontakte

Spitali Hygeia Tiranë:
Sekretaria: + 355 4 23 90 000
Urgjenca: + 355 4 23 23 000
Email: info@hygeia.al