Artikuj mjekësor

Prediabeti dhe modifikimi i stilit të jetesës

Dr.Blertina Dyrmishi, mjeke Endokrinologe në Spitalin Hygeia Tir ju informon mbi rëndësinë e diagnostikimit në kohë të prediabetit dhe hapat që duhet të ndiqni në raste të tilla.

Ҫfarë është prediabeti?

Prediabeti (Toleranca e dëmtuar e glukozës) është një gjendje mjekësore që haset në individë që kanë nivele më të larta të glukozës në gjak krahasuar me normën, por jo aq të rrituara sa të klasifikohen si diabet mellitus.

Si e kuptojmë nëse jemi apo jo me prediabet?

Prediabeti është një diagnozë që nuk ka shenja klinike, prandaj për ta diagniostikuar mjafton të matim nivelin e glukozës në gjak. Bazuar në statistikat botërore, numri i personave me diabet po rritet. Në vitin 2016, sipas të dhënave të IDF (International Diabetes Federation) numri i personave me diabet në botë ishte rreth 415 milion. 1 (një) në çdo 11 të rritur është me diabet dhe 1 (një) në çdo 7 (shtatë) gra shtatëzëna ka diabet shtatëzanie.

 

Cilat janë nivelet e glukozës (sheqerit në gjak) që përcaktojnë diagnozën e prediabetit?

Sipas Shoqatës Amerikane të Diabetit (ADA) kriteret diagnostike të prediabetit janë:

  1. Nivel i glukozës esëll 100 mg/dL–125 mg/ dL v
  2. Niveli i glukozës në gjak dy orë pas testit oral me 75 gr glukozë nga 140–199 mg/dL.
  3. Niveli i hemoglobinës së glukozuar (HbA1c) 5.7% - 6.4%

Pse është e rëndësishme të dimë nëse jemi apo jo me prediabet?

Personat me prediabet kanë një rrisk më të lartë për të zhvilluar diabet në të ardhmen, prandaj është e rëndësishme që të diagnostikohet në kohë. Mendohet që prediabeti është një gjendje e rikthyeshme.

Disa nga faktorët kryesorë që akuzohen për prediabetin janë mbipesha trupore dhe jeta sedentare.

Cilët janë disa nga individët që kanë rrisk më të lartë për tu prekur nga diabeti:

  • Personat me prediabet
  • Personat Obezë
  • Personat që kanë të afërm me diabet melitus tip 2
  • Grupe etnike me incidencë të lartë të diabetit
  • Hipertensioni arterial
  • Dislipidemia
  • Jeta sedentare
  • Femrat me histori diabeti shtatëzanie
  • Femrat me sindromën e ovarit polikistik

Ҫfarë duhet të bëjmë në rast se diagnostikohemi me prediabet?

Për personat që tashmë janë diagnostikuar me prediabet, trajtimi “magjik” që ul rrezikun për të zhvilluar diabet është modifikimi i stilit të jetesës.

Ndyshimi i stilit të jetesës mund të ngadalësojë shfaqjen e diabetit ose mund ti rikthejë nivelet e glukozës në gjak në normë. Në një program të kryer me pacientë të kësaj kategorie, program i cili synonte modifikimin e stilit të jetesës së pacientëve dhe përkatësisht reduktimin me të paktën 7 % të peshës trupore dhe praktikimi i aktivitetit fizik me të paktën 150 minuta në javë, u vu re re një reduktim me 58 % i incidencës së diabetit. Tek të gjithë individët me risk të lartë për diabet rekomandohet:

  • Kryerja e aktivitetit fizik me të paktën 150 minuta aktivitet fizik në javë.
  • Konsumimi i një diete të shëndetshme, ku rekomandohet konsumimi i perimeve dhe frutave të freskëta të stinës, përdorimi i vajit të ullirit
  • Rënie në peshë me të paktën 5-10 % të peshës trupore krahasuar me atë aktuale,

Nuk duhet harruar që:

Shumica e njerëzve me pre-diabet janë të padiagnostikuar !!

E vetmja menyrë per të diagnostikuar prediabetin është matja e glicemië!

Çdo person mbi 40 vjeç, apo që ka faktorë rrisku për diabet duhet të masë gliceminë edhe në mungesë të shenjave klinike!

Të gjithë personat që shfaqin shenja të diabetit si: etje dhe urinim i shtuar, lodhje, rënie në peshë, duhet të matin nivelin e glukozës në gjak (gliceminë) dhe gjithmonë, për një mendim më të specializuar duhet të konsultohen me mjekun specialist endokrinolog.

Hygeia Group

SPITALI HYGEIA TIRANЁ, pjesë e Grupit Hygeia Greqi, i cili prej 40 vitesh tashmë, vazhdon tё jetё lider nё tregun e sektorit shëndetësor dhe ka si objektiv kryesor të jetë ofruesi më i madh i shërbimeve mjekësore të integruara në gjithë Europën Juglindore.

Lexo me shumë...

Newsletter

Abonohu per te mare njoftimet tona me email:

Si të arrini në Hygeia

Kontakte

Spitali Hygeia Tiranë:
Sekretaria: + 355 4 23 90 000
Urgjenca: + 355 4 23 23 000
Email: info@hygeia.al


Zyra e Spitalit Hygeia Kosovë:
Telefon: 377 49 10 2008
Email: zyrakosove@hygeia.al