Artikuj mjekësor

Trajtimi i Artritit reumatoid në Spitalin Hygeia Tiranë

Dr.Blerina Dhamo, mjekje reumatologe në Spitalin Hygeia Tiranë informon mbi Artritin rehumatoid, shkaktarët, simptomat dhe sa rëndësi  ka trajtimi efektiv i tij në përmirësimin e cilësisë së jetës të pacientëve me Artrit.

Ҫfarë duhet të dimë për Artritin Reumatoid  ?

Artriti Reumatoid është një sëmundje inflamatore kronike që prek  kycet dhe jo vetëm.  Kjo sëmundje është një nga tre më të shpeshta në fushën e patologjive reumatologjike  dhe prek afërsisht 1% të popullatës. Në Europën jugore vuajnë nga artriti rreth 3 në çdo 1.000 persona. 40% e personave me Artrit bëjnë prekje të mushkërive, lëkurës, zemrës, enëve të gjakut dhe syve. Sëmundja mund të shfaqet në çdo moshë por ka një prek më shumë femrat e moshës 50- 60 vjec  (2-3 herë më shumë se meshkujt) .

Cilët janë shkaktarët e kësaj sëmundje?

Shkaktarët e kësaj sëmundje janë ende të panjohur, por mendohet se shkak mund të jetë një reagim (përgjigje) jonormal i sistemit imunitar ndaj një faktori të jashtëm. Ky reagim jo normal i trupit ndodh në persona me një predispozitë genetike duke favorizuar në këtë mënyrë shfaqjen e artritit.

Cilët janë faktorët e riskut për këtë sëmundje?

Faktori moshë, sidomos te femrat e moshës 50-60 vjec të cilat janë 2-3 herë më të rrezikuara se meshkujt. Duhani është gjithashtu një faktor risku së bashku me Obezitetin. Personat që kanë histori familjare, pra pjesëtarë të familjes që me Artrit kanë rrezik me të lartë se pjesa tjetër e popullatës.

Cilat janë simptomat apo ankesat që shoqërojnë këtë sëmundje?

Pacientët me Artrit Reumatoid ankojnë për dhimbje, skuqje dhe enjtje të artikulacioneve, vështirësi në lëvizje, sidomos pas një periudhe qetësie, temperaturë subfebrile 37-37.5, dhimbje muskujsh dhe dobësi trupore. Fillimisht ankesat janë në artikualcionet e duarve dhe ato të këmbëve, por me avancimin e sëmundjes shtohet edhe numri i artikulacioneve që preken nga kjo sëmundje.

 

Si diagnostikohet kjo sëmundje ?

Diagnostikimi i Artritit Reumatoid bëhet nga mjeku reumatolog, fillimisht pasi merret në mënyrë të detajuar historiku i sëmundjes, kryeht ekzaminimi objektiv i pacientit dhe më pas mjeku specialist reumatolog rekomandon kryerjen e disa analizave të thjeshta gjaku dhe radiografi ose echo të artikulacioneve të cilat ndihmojnë mjekun në vënien e diagnozës së saktë.

Cilat janë alternativat e trajtimit të kësaj sëmundje?

Artriti Reumatoid është një sëmundje e cila e  diagnostikuar në fazat e hershme rrit shanset që  pacienti të ketë një jetë pa dhimbje dhe të mos ketë deformime te kyçet. Diagnostikimi i hershëm dhe fillimi I mjekimit në kohë janë çelësi që çon trajtimin e suksesshëm dhe shmangien e  deformimeve artikulare që bën artriti. Nëpermjet mjekimeve klasike si  dhe barnave biologjike te cilat aplikohen nga mjekët reumatogë të Spitalit Hygeia Tiranë, pacientët arrijnë të kenë një jetë normale pa dhimbje dhe pa deformime të kyçeve . E rëndësishme është që të kontrollohen dhe të ndiqen rregullisht nga mjeku reumatolog.

Hygeia Group

SPITALI HYGEIA TIRANЁ, pjesë e Grupit Hygeia Greqi, i cili prej 40 vitesh tashmë, vazhdon tё jetё lider nё tregun e sektorit shëndetësor dhe ka si objektiv kryesor të jetë ofruesi më i madh i shërbimeve mjekësore të integruara në gjithë Europën Juglindore.

Lexo me shumë...

Newsletter

Abonohu per te mare njoftimet tona me email:

Si të arrini në Hygeia

Kontakte

Spitali Hygeia Tiranë:
Sekretaria: + 355 4 23 90 000
Urgjenca: + 355 4 23 23 000
Email: info@hygeia.al


Zyra e Spitalit Hygeia Kosovë:
Telefon: 377 49 10 2008
Email: zyrakosove@hygeia.al