Artikuj mjekësor

GUTA – Artriti që prek meshkujt

Mjekja reumatologe, Dr.Blerina Dhamo, na informon mbi artritin që prek më së shumti meshkujt, GUTA ose i njohur ndryshe edhe si “ sëmundja e mbretërve ose të pasurve”.

Ҫfarë është Guta?

Guta është artriti më i shpeshtë që shfaqet tek meshkujt. Ky lloj artriti është quajtur ndryshe dhe “sëmundja e mbretërve ose të pasurve”. Dieta e pasur ushqimore me mish të kuq dhe alkool të cilat i përdornin kohë më parë vetem kjo shtresë e shoqërisë është edhe  arsyeja pse mori këtë emër. Mishi i kuq dhe birra janë burimi kryesor i acidit urik në trupin e njeriut. Sot me ndryshimet që kanë ndodhur në stilin e ushqyerjes është shtuar dhe numri i personave me Guta .

Cilat kyçe preken më shumë?

Më shpesh preket gishti i madh i këmbës por, nuk përjashtohen raste kur sëmundja fillon me dhimbje te gjurit, kaviljes apo brrylit. Dhimbja është shumë e fortë, djegëse dhe shpesh pacientët zgjohen natën për shkak te dhimbjes.

Cilër janë shkaktarët ?

Shkak është grumbullimi i kripërave të acidit urik në artikulacione dhe jo vetëm. Pra kur shtohet prodhimi i acidit urik në trupin e njeriut ose kur nuk eleminohet me anë të  veshkave atëherë ai grumbullohet në artikulacione. Rritja e acidit urik në gjak nuk dëmton vetëm kycet por njëkohësisht edhe veshkat dhe zemrën. Shtimi i prodhimit të acidit urik në  trupin tonë ndodh kur konsumohet ushqim i pasur me purina si mishi i kuq, birra, frutat e detit, pijet e embëlsuara artificialisht.

Cilët janë personat e rrezikuar?

Njerëzit obezë, diabetikët, personat që konsumojnë shumë alkoolin, të sëmurët me veshka dhe ata të cilët marrin shkarkues për të ulur tensionin e lartë të gjakut janë edhe personat më  të rrezikuar për tu prekur nga kjo sëmundje (Guta). Femrat, për shkak të estrogjeneve që nxisin eleminimin e acidit urik, janë më pak të rrezikuara për të bërë Guta. Ndërkohë pas menopauzës barazohen shanset mes meshkujve dhe femrave. Nisur nga fakti që personat që vuajne nga ky lloj lloj artriti kanë më shumë mundësi për tu prekur nga sëmundjet kardiovaskulare është shumë e rëndësishme që ky lloj artriti të diagnostikohet dhe trajtohet sa më shpejt nën asistencën e mjekut reumatolog.

Si trajtohet Guta ?

Trajtimi i gutës është shumë kompleks pasi përfshin jo vetëm medikamentet por dhe disa rekomandime qe i jepen pacientit mbi dietën ushqimore, terapinë e tensionit, aktivitetin fizik, të gjitha këto ndiqen me ndihmën e mjekut specialit reumatolog. Parandalimi i krizave të dhimbjes dhe ulja e acidit urik në gjak është synimi kryesor i mjekut reumatolog ndaj pacientit dhe ky qëllim arrihet plotësisht vetëm në rastet kur pacienti zbaton në mënyrë rigoroze këshillat e mjekut specialist.

Hygeia Group

SPITALI HYGEIA TIRANЁ, pjesë e Grupit Hygeia Greqi, i cili prej 40 vitesh tashmë, vazhdon tё jetё lider nё tregun e sektorit shëndetësor dhe ka si objektiv kryesor të jetë ofruesi më i madh i shërbimeve mjekësore të integruara në gjithë Europën Juglindore.

Lexo me shumë...

Newsletter

Abonohu per te mare njoftimet tona me email:

Si të arrini në Hygeia

Kontakte

Spitali Hygeia Tiranë:
Sekretaria: + 355 4 23 90 000
Urgjenca: + 355 4 23 23 000
Email: info@hygeia.al


Zyra e Spitalit Hygeia Kosovë:
Telefon: 377 49 10 2008
Email: zyrakosove@hygeia.al