Artikuj mjekësor

Baloni Gastrik - Proçedura bashkëkohore & jokirurgjikale që ju ndihmon të bini nga pesha

Obeziteti është kthyer në një fenomen gjithmonë e më të përhapur të kohëve moderne që po jetojmë dhe të qenit në formë apo të paturit të një peshe ideale është një nga sfidat e të gjithëve. Jo pak herë ndodh, që për arsye të mosmarrjes me aktivitet fizik, jetës sedentare, kequshqyerjes apo edhe ndikimit të një sërë faktorësh të tjerë, të fitojmë peshë dhe më pas e kemi shumë të vështirë të kthehemi në peshën tonë ideale. Alternativë e rënies së shpejtë nga pesha janë edhe aplikimi i proçedurave mjekësore.

Nisur nga numri gjithmonë në rritje i kërkesës së pacientëve për këto lloj proçedurash apo trajtimesh mjekësore kundër obezitetit, Spitali Hygeia Tiranë së fundmi ka nisur të aplikojë një nga proçedurat më inovative dhe jo kirurgjikale, atë të Balonit Gastrik Spatz3, e cila ofrohet nga mjeku gastroenterolog dr.Plarent Kapo.

Por, çfarë është dhe si funksionon kjo Baloni Gastrik?

Procedura e Balonit Gastrik konsiston në vendosjen në stomak të një baloni të butë, i cili kalohet në stomak në rrugë endoskopike me ndihmën e gastroskopit, procedurë e ngjashme me atë të një gastroskopie të thjeshtë. Si e tillë, kjo proçedurë kryhet në kushte ambulatorike, zgjat jo më shumë se 15-20 minuta dhe është shumë efikase dhe ndër procedurat më të sigurta që aplikohen për rënien nga pesha. Baloni i vendosur do të mbahet nga pacienti për një periudhë nga 6 muaj-1 vit dhe gjatë kësaj prezenca e ballonit bën që pacienti të reduktojë në mënyrë të konsiderueshme sasinë e ushqimit ditor që merr, dhe në fund të kësaj periudh pacienti ka një rënie të konsiderueshme prej rreth 14-19 kilogram.

Edhe heqja e balonit është një proçedurë e cila kryhet po në kushte ambulatorike dhe me ndihmën e gastroskopit.

Avantazhet që ofron proçedura e Balonit Gastrik:

Krahasuar me procedurat e tjera kirurgjikale, të tilla si; bypass gastrik, palosja gastrike, unaza etj, kjo proçedurë ka në sërë avantazhesh, si:

- proçedurë jokirurgjikale, miniinvazive (nuk aplikohet anestezi e përgjithshme)

- proçedurë me rrisk më të ulët

- zgjat shumë pak, brenda ditës pacienti kthehet në shtëpi (pra pacienti nuk shtrohet në spital)

- proçedurë e sigurt shumë efikase / rezultative

- baloni vihet në përshtatje me nevojat e pacientit

  • Volum i rregullueshëm i balonit sipas nevojës
  • Shmanget heqja e hershme për intolerancë (krahasuar me balonët e tjerë)

Konsulta paraprake me mjekun specialist është e nevojshme për tu njohur më mirë me proçedurën dhe si duhet të veproni përpara dhe pas aplikimit të kësaj proçedure.

Një fjalë e urtë thotë “Mendje e shëndoshë në trup të shëndoshë”…… ne ju garantojmë, “mendje të shëndoshë në trup në formë”.

Dr.Plarent Kapo
Mjek Gastroenterolog
Tel: 04 23 90 000

Hygeia Group

SPITALI HYGEIA TIRANЁ, pjesë e Grupit Hygeia Greqi, i cili prej 40 vitesh tashmë, vazhdon tё jetё lider nё tregun e sektorit shëndetësor dhe ka si objektiv kryesor të jetë ofruesi më i madh i shërbimeve mjekësore të integruara në gjithë Europën Juglindore.

Lexo me shumë...

Newsletter

Abonohu per te mare njoftimet tona me email:

Si të arrini në Hygeia

Kontakte

Spitali Hygeia Tiranë:
Sekretaria: + 355 4 23 90 000
Urgjenca: + 355 4 23 23 000
Email: info@hygeia.al


Zyra e Spitalit Hygeia Kosovë:
Telefon: ‎+386 49 102 008
Email: zyrakosove@hygeia.al