Artikuj mjekësor

Diagnostikimi dhe trajtimi i suksesshëm i patologjive beninje dhe malinje të aparatit gastrointestinal në Spitalin Hygeia Tiranë

Diagnostikimi në fazat e hershme të patologjisë Ca (kancer) Stomakut tek një pacient 67- vjeçar

Pamja e fazes fillestare
Pamja e fazes fillestare
Metoda e ngjyrosjes
Metoda e ngjyrosjes
Pamja nga momenti i marrjes se biopsise
Pamja nga momenti i marrjes se biopsise

 

Departamenti i Gastroenterologjisë në Spitalin Hygeia Tiranë është i pajisur me aparaturat dhe teknologjinë nga më bashkëkohoret, ku një staf mjekësh me shumë eksperiencë ofrojnë të gjitha llojet e ekzaminimeve diagnostike dhe trajtuese, duke mbuluar të gjitha llojet e patologjive, qofshin këto beninje apo malinje, të aparatit gastrointestinal. Ekzaminimet kryhen në rrugë endoskopike dhe pothuajse të gjitha janë të shoqëruara me aplikimin e një anestezie të lehtë, në praninë e mjekut Anestezist, kjo për ti ofruar një komoditet maksimal pacientit.

Më poshtë po ju njohim me një nga rastet e diagnostikuara dhe të trajtuara me sukses nga mjekët gastroenterologë të këtij Departamenti. Pacienti i moshës 67 vjeçare u paraqit në Spitalin Hygeia me ankesa të tipit djegie stomaku, urth dhe suspekt gjakrrjedhje nga goja. Pas një konsulte të kryer nga mjeku specialist, Dr.Plarent Kapo, pacientit ju rekomandua kryerja e fibrogastroskopisë. Gjatë ekzaminimit u vu re ekzistenca e një zone hipetrofike (e enjtur), pak e crregullt dhe eritematozë (e skuqur), e cila ishte një lezion tumoral në stadet fillestare të tij, diagnozë e cila u rikonfirmua si e tillë edhe nga ekzaminimi bioptik i masës që u dërgua për tu ekzaminuar.

Pra,  në sajë të profesionalizmit të mjekut dhe teknologjisë së avancuar që ky Departament disponon, ku me anë të një ngjyrosje speciale me NBI të mukozës së stomakut, e  mundësuar nga aparati endoskopik i Spitalit, arrihet të  përmirësohet kapaciteti diagnostikues në masën  50”/” krahasuar  me atë ç’ka mund të diagnostikojë një aparaturë endoskopike e zakonshme. Diagnostikimi i patologjive malinje në fazat e hershme   është një mundësi më shumë për pacientët. Pra sa më herë të bëhet diagnostikimi i saktë i problemit aq më e lartë do të jetë edhe përqindja e suksesit në trajtimin e këtyre patologjive.

Diagnostikimi i hershëm shpëton jetë. 

Dr.Plarent Kapo
Mjek  Gastroenterolog
Spitalit Hygeia Tiranë

Tel: + 355 4 23 90 000

Hygeia Group

SPITALI HYGEIA TIRANЁ, pjesë e Grupit Hygeia Greqi, i cili prej 40 vitesh tashmë, vazhdon tё jetё lider nё tregun e sektorit shëndetësor dhe ka si objektiv kryesor të jetë ofruesi më i madh i shërbimeve mjekësore të integruara në gjithë Europën Juglindore.

Lexo me shumë...

Newsletter

Abonohu per te mare njoftimet tona me email:

Si të arrini në Hygeia

Kontakte

Spitali Hygeia Tiranë:
Sekretaria: + 355 4 23 90 000
Urgjenca: + 355 4 23 23 000
Email: info@hygeia.al


Zyra e Spitalit Hygeia Kosovë:
Telefon: ‎+386 49 102 008
Email: zyrakosove@hygeia.al