Artikuj mjekësor

DUHANPIRJA DHE KANCERI

Në vitin 1964 u bë zyrtarisht e ditur për të gjithë se sa shumë është e lidhur duhanpirja me kancerin e mushkërive.  Dyzet vite më pas, mijëra studime e përforcuan këtë teori, në mënyrë të atillë që në ditët e sotme duhanpirja të konsiderohet arsyeja kryesore e kancerit të mushkërive, dhe arsyeja e parë e vdekjes nga kanceri si për meshkujt ashtu edhe për femrat. Për më tepër, lloje të tjera kanceri siç janë leuçemia, kanceri i kokës, i larinxit, i ezofagut, i heparit, i pankreasit, i stomakut, i zorrëve, i qafës së mitrës, janë të gjithë të vërtetuar që kanë lidhje me duhanpirjen.

Të gjithë llojet e duhanit dhe jo vetëm cigarja, por edhe puro, llulla, duhani i presuar shkaktojnë kancer. Do të duhet të theksojmë se duhanpirja pasive është përgjegjëse për shfaqjen e kancerit.  Është përllogaritur se rreziku që ka një duhanpirës për të shfaqur kancer të mushkrive është 10-30 herë më i madh se rreziku i jo duhanpirësve. Rreziku rritet me sasinë e cigareve që konsumohen brenda ditës dhe me vitet që pi cigare.

Por si e nxit duhanpirja shfaqjen e kancerit; duhani përmban substanca kancerogjene të cilat ndikojnë në materialin gjenetik të qelizave,të ADN-së, material i cili është rregullator i funksionit të duhur të tyre. Dëmtimet që mund të bëhen te ADN-ja mund të shkaktojnë shumëfishim/ përhapje të pakontrolluar të qelizave dhe të shfaqin kancerin. Njëkohësisht, duhanpirja e dëmton sistemin imunitar dhe mekanizmat mbrojtës bien, mekanizma keto që do të mund ti rezistonin zhvillimit të qelizave kanceroze.

 

Kurrë nuk është vonë

A e pyet veten ndokush cila është vlera e lënies së duhanit pasi është shfaqur kanceri?

Studimet tregojnë se lënia e duhanit përmirëson reagimin ndaj terapisë, si për kimioterapinë ashtu edhe për radioterapinë, redukton efektet anësore, ndërkohë që plagët kirurgjike shërohen më lehtë.  Rreziku i rikthimit të kancerit ulet, si dhe shfaqja e një forme kanceri tjetër në organizëm. Po pra, lënia e duhanit ka një rëndësi të madhe përgjatë kohës që po vazhdon beteja kundër kancerit.

Lënia e duhanit sigurisht është veprimi më i mirë që mund të bëhet për sa i përket parandalimit të kancerit. Rreziku për shfaqje të kancerit të mushërive, ndonëse nuk e realizon dot atë ç’ka ndodh me një jo duhanpirës, reduktohet vazhdimisht me kalimin e viteve pas lënies së duhanit në cdo moshë që mund të lihet duhani. Dhjetë vjet pas lënies së duhanit, rreziku i fatalitetit/ vdekjes nga kanceri i mushkërive përgjysmohet.  

Po, lënia e duhanit është në shumicën e rasteve shumë e vështirë për shkak të varësisë ndaj nikotinës. Por nga ana tjetër nuk është e parealizueshme. Me ndihmën mjekësore që ka në këto kohëra, qoftë në aspektin e këshillimit ose atë të medikamenteve që mund të jepen,  lënia e duhanit mund të realizohet. Jeta është e cmuar, dhe secili prej nesh dhe të githë së bashku duhet ta ruajmë pavarësisht vështirësive të ndryshme.  

Të gjithë ne, veçanërisht profesionistët e shëndetësisë, kemi detyrimim të jemi një shembull pozitiv për më të rinjtë, në mënyrë që prezantimi i tyre në botën e adultëve të mos përfaqësohet me ndezjen e një cigareje por me një JO të madhe ndaj saj.

Hygeia Group

SPITALI HYGEIA TIRANЁ, pjesë e Grupit Hygeia Greqi, i cili prej 40 vitesh tashmë, vazhdon tё jetё lider nё tregun e sektorit shëndetësor dhe ka si objektiv kryesor të jetë ofruesi më i madh i shërbimeve mjekësore të integruara në gjithë Europën Juglindore.

Lexo me shumë...

Newsletter

Abonohu per te mare njoftimet tona me email:

Si të arrini në Hygeia

Kontakte

Spitali Hygeia Tiranë:
Sekretaria: + 355 4 23 90 000
Urgjenca: + 355 4 23 23 000
Email: info@hygeia.al


Zyra e Spitalit Hygeia Kosovë:
Telefon: ‎+386 49 102 008
Email: zyrakosove@hygeia.al