Artikuj mjekësor

Sëmundjet Renale Kronike dhe si t’i parandalojmë në kohë

Ҫfarë janë Sëmundjet Renale Kronike (SRK)?

Sëmundja Renale Kronike (SRK) nënkupton një dëmtimin kronik dhe progresiv të funksionit të veshkave. Ky dëmtim zhvillohet në mënyrë të ngadaltë dhe të fshehtë, çka fatëkeqësisht bën që shpesh të sëmurët diagnostikohen në një stad të përparuar të sëmundjes. Stadet e SRK janë 5, të ndara në varesi te filtracionit glomerular ose GFR e cila llogaritet nga mjeku në varësi të moshës së pacientit, peshës, dhe nivelit të kreatininës në gjak. Ndjekja dhe trajtimi që në stadet e para të sëmundjes ka një rëndësi të veçantë pasi mund të parandalojë ose të ngadalësojë progresin e SRK-së në stadin e insuficiencës së veshkës (stadi 5), stad në të cilin fillimi i dializës është i nevojshëm.

Cilët janë shkaktarët?

Shkaktarët më të shpeshtë të SRK janë:

  • Infeksionet urinare të përsëritura
  • Diabeti mellitus tip I dhe II
  • Hipertensioni arterial
  • Sëmundjet e trashëguara si: veshka polikistike

Por edhe:

  • Gurët në veshka të cilët çojnë në bllokim të rrugëve urinare;
  • Dëmtimet e lindura të rrugëve urinare, p.sh. kthimi i urinës mbrapsht lart në veshka
  • Glomerulonefritet kronike
  • Lupusi eritematoz sistemik dhe
  • Sëmundje të tjera të sistemit imun etj.

Cilat janë shenjat e sëmundjes

Shenjat e hershme të sëmundjes janë të fshehta pra pacientët shpesh nuk e kuptojnë praninë e sëmundjes.Shenja të tilla mund të jenë:

  • dobësi
  • mungesë përqëndrimi
  • mungesë oreksi
  • pagjumësi
  • ngërçe gjatë natës
  • enjtje të këmbëve dhe përreth syve, sidomos në mëngjes
  • tharje të lëkurës dhe kruarje
  • urinim i shpeshtë, sidomos gjatë natës
  • etje për ujë

Diagnostikimi

Siç theksuam edhe më lart është shumë e rëndësishme diagnostikimi në kohë dhe për këtë arsye në rast se keni shenjat e mësipërme duhet të drejtoheni menjëherë për konsultë te mjeku nefrolog.

Në këto raste diagnostikimi dhe vlerësimi i funksionit të veshkës do të ndihmojë për ndjekjen në vazhdimësi dhe fillimin e mjekimit me qëllim që të ngadalësojmë dëmtimin e funksionit të veshkës. Ekzaminimet që rekomandohen për diagnostikimin e kësaj sëmundje nga mjeku nefrolog janë:

  • Glicemia esëll
  • Uremia
  • Kreatinemia
  • Eko e aparatit urinar
  • Gjak komplet
  • Urinë komplet

Cilat janë altertativat e trajtimit?

Në 4 stadet e para të sëmundjes trajtimi është medikamentoz dhe ndërkohë pacienti duhet të ndiqet në mënyrë të rregullt nga mjeku nefrolog. Në stadin e 5-të të sëmundjes trajtimi i vetëm mbetet dializa ose transplanti renal.

Dr.Elda Cule
Mjeke Nefrologe
Tel: 04 23 90 000

Hygeia Group

SPITALI HYGEIA TIRANЁ, pjesë e Grupit Hygeia Greqi, i cili prej 40 vitesh tashmë, vazhdon tё jetё lider nё tregun e sektorit shëndetësor dhe ka si objektiv kryesor të jetë ofruesi më i madh i shërbimeve mjekësore të integruara në gjithë Europën Juglindore.

Lexo me shumë...

Newsletter

Abonohu per te mare njoftimet tona me email:

Si të arrini në Hygeia

Kontakte

Spitali Hygeia Tiranë:
Sekretaria: + 355 4 23 90 000
Urgjenca: + 355 4 23 23 000
Email: info@hygeia.al


Zyra e Spitalit Hygeia Kosovë:
Telefon: ‎+386 49 102 008
Email: zyrakosove@hygeia.al