Artikuj mjekësor

Stina Vjeshtës dhe Shëndeti

Vjeshta është stina e tranzicionit midis stinës më të ngrohtës (verës) dhe asaj  më të ftohtë (dimrit). Por, bashkë me stinën e vjeshtës vijnë edhe një sërë shqetësimesh shëndetësore të cilat shkaktohen nga disa lloj infeksionesh të njohura edhe si infeksione stinore.

Ndryshimi i stinëve shoqërohet me ndryshime të kushteve klimaterike, ndryshime të aktiviteteve jetësore, ndryshime të ciklit jetësor të gjallesave të vogla (mikrobeve), të vektorëve (miza mushkonja etj) dhe sigurisht me ndryshimin e veshjes.

Në periudhën Vjeshtë-Dimër, vihet re një rritje e numrit të personave që paraqiten në institucionet shëndetësore për të kryer kontrolle mjekësore. Arsyeja kryesore është ardhja e stinës e Vjeshtës e cila karakterizohet nga ndryshime të temperaturave, shtimi i lagështirës në ajëe, pra është stina kur fillojnë shirat, rimarrimjeta në kolektiva ( fillojnë kopshtet, shkollat, etj), jetohet dhe punohet në ambjente të mbyllura dhe te pa ajrosura mirë( shkolla, zyra, lokale shtëpi etj). Si rrezulat i ketyre rrethanave krijohen mundësitë për shfaqjen e disa shqetësimeve shëndetësore të cilat më shumë janë infeksione të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes.

Rritja e numrit të rasteve me infeksione të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, përveç kushteve klimaterike favorizohet edhe nga natyra e tyre transmesibile nga një person tek tjetri. Ky transmetim kryesisht bëhet me anë të rrugës ajrore por edhe me rrugë të tjera sic janë duart e pa lara. Rruga ajrore nenkupton transmetimin e infeksionit me anë të grimcave të infektuara që dalin nga një person i infektuar si nga:  pështyma, kollitja, tështitja.Kjo mundësi realizohet në ambjentet ku ka dëndësi të popullsisë për m2 sic janë shkollat, konviktet, diskot , cerdhet, autobuzët, furgonët etj. Gjithashtu ambjentet e mbipopulluara karakterizohen  edhe nga mungesa e ajrosjes optimale si dhe lagështirës së rritur.

Ne ambjente te tilla edhe ne prani te tymrave( sidomos duhanit) rritet mundesia  për dëmtimin e mbrojtjes natyrale të mukozës së rrugëve të frymemarrjes dhe keshtu favorizohen infeksionet.

Cilat janë infeksionet më të shpeshta në këtë stinë?

Në këtë stinë pjesa më e madhe e infeksioneve janë ato të traktit të sipërm të frymëmarrjes të shkaktuar nga viruset. Në zhargonin e përditshëm infeksioni i shkaktuar nga këto viruse njihet edhe si e “ftohura e zakonshme” .

Njihen rreth 200 viruse të cilët shkatojnë të “ftohurën e zakonshme” në stinën e vjeshtës  por më të zakoshmit ndër ato janë viruset e gjinisë së Rhinoviruseve, coronoviruset etj. Viruset shkaktojnë pezmatim të membranave të mukozës së fytit, hundës dhe si rrezulat kemi edhe shenjat tipike si; kollë, cirje të zërit, teshtitje rrjedhje hundësh etj.

Përveç viruseve që shkaktojnë të “ftohurën e zakonshme” në këtë stinë shfaqen infeksione te shkaktuara edhe nga viruset e gripit të cilët me kalimin e muajve arrijnë të krijojnë epidemik, të cilat e arrijnë kulmin gjatë muajve Dhjetor- Mars.

Viruset e gripit krijojnë probleme shëndetësore dhe sociale më të mëdha se sa viruset e “ftohurës së zakonshme”.

Cilat janë shenjat klinike të të “ftohurit të zakonshëm” dhe ato të gripit me qëllim që të shohim të ngjashmet dhe ndryshimet midis tyre.

Tabela 1     Shenjat

 

E ftohura e zakoshme 

 Gripi stinor

Mungesë temp ose në shifra të ulta

Prezencë e temp dhe në shifra të larta

Mungesë ose dhimbje e lehtë koke

Prezente dhimbja e kokës dhe shqetëuese

Rrjedhje nga hundët

Jo zakonisht

Teshtitje

Ndonjëherë teshtitje

Kollë i lehtë e i thatë

Kollë shqetësuese

Dhimbje e lehtë kyceve dhe muskujve

Dhimbje shqetësuese të kyceve dhe muskujve

Dhimbje fyti

Rrallë dhimbje fyti

Gjendje e përgjthshme e mirë

Gjendje e përgjithsme e kompromentuar

Më lart kemi folur për shkaktarët më të shpeshtë të infeksioneve në stinën e vjështës, siç ishin ato virale, por në këtë stinë konstatojmë se kemi një rritje edhe të infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes me shkaktarë të tjerë, të tillë si : bakteriale, mykotike etj. Si rezulat i këtyre shkaktarëve infektivë konstatohet rritje e rasteve me infeksione të veshit ( otite), sinuzite, angina, infeksione të rrugëve të poshtme të frymëmarrjes etj. Në stinen e vjeshtes duhet të kemi kujdes edhe ne drejtim te një infeksion i cili shkaktohet nga bacilli i tbc. 

Në stinën e vjeshtës duhet të vihet re edhe një rritje e numrit të rasteve me shqetësime të llojit alegjik të shkaktuar nga funget kryesisht.

Në mënyrë të natyrshme na lindin pyetjet në lidhje me masat që duhet të marrim për tu mbrojtur nga këto infeksione stinore. Masa më  e thjeshtë është higjena optimale personale dhe sidomos ajo e duarve, pasi është një nga mënyrat më të zakoshme të transmetimit të infeksioneve, sidomos kur i shërbehet të tjerëve.

  • ushqyerja e shëndetshme e ekulibruar, larg duhanit, alkolit
  • paksimi i kohëqëndrimit në ambjente të mbipopulluara dhe të pa ajrosura mirë.
  • mos pirja e duhanit në ambjente të mbyllura sidomos në shtëpi, zyra, klasa.
  • vaksinimi kundra gripit stinor sipas rekomandimeve përkatëse
  • kujdes për thatësirën dhe filtrimin e ajrit sidomod kur përdoren kondicionimet.
  • konsultim me specialistët përkatës me qellim monitorimin e semundjeve kronike .

Prof.dr.Arben Pilaca
Mjek Infeksionist
Spitali Hygeia Tiranë

Hygeia Group

SPITALI HYGEIA TIRANЁ, pjesë e Grupit Hygeia Greqi, i cili prej 40 vitesh tashmë, vazhdon tё jetё lider nё tregun e sektorit shëndetësor dhe ka si objektiv kryesor të jetë ofruesi më i madh i shërbimeve mjekësore të integruara në gjithë Europën Juglindore.

Lexo me shumë...

Newsletter

Abonohu per te mare njoftimet tona me email:

Si të arrini në Hygeia

Kontakte

Spitali Hygeia Tiranë:
Sekretaria: + 355 4 23 90 000
Urgjenca: + 355 4 23 23 000
Email: info@hygeia.al


Zyra e Spitalit Hygeia Kosovë:
Telefon: ‎+386 49 102 008
Email: zyrakosove@hygeia.al