Artikuj mjekësor

Shëndeti i gruas nuk ka qenë asnjëherë në duar më të sigurta

Të gjitha gratë dhe vajzat e reja që jetojnë në Shqipëri, e njohin mirë sfidën e të paturit një gjinekolog të mirë, që na bën të ndihemi të sigurta dhe komode për shërbimin që do të marrim. Me shëndetin nuk bëhet shaka, ndaj për të gjitha femrat është shumë e rëndësishme që për kontrollet gjinekologjike të zgjedhin mjekun e duhur, pra ai që ju jep gjithë besimin dhe sigurinë e nevojshme për t’u rikthyer sërish për kontrollin e rradhës. Mjeku gjinekolog është po aq i rëndësishëm sa edhe mjeku i familjes, nëse gjeni një të mirë, që i përshtatet kërkesave tuaja, mos iu ndani kurrë! Dhe për fatin tuaj të mirë, ne kemi gjetur vendin e duhur. Spitali “Hygeia” duhet të jetë e vetmja zgjidhje sa herë të ndodheni para një udhëkryqi se ku të drejtoheni për të kryer kontrollin tuaj të radhës. Një ekip mjekësh shqiptarë e të huaj, me vite të tëra eksperiencë dhe të specializuar për të trajtuar çdo problem tuajin, që nga kontrollet rutinë gjinekologjike deri tek ndërhyrjet kirurgjikale dhe patologjitë gjinekologjike më komplekse, janë në shërbimin tuaj 24 orë në ditë çdo ditë të vitit.

“Stafi  prej 30 mjekësh specialistë obstetër-gjinekolog të Spitalit Hygeia, të specializuar dhe ekspertë në fusha të ndryshme të patologjive gjinekologjike, kanë përgjigjen e duhur dhe zgjidhjen për gjithçka ka lidhje me shëndetin e femrës. Moto e tyre  është: Gjithçka për një shëndet të mirë të gruas, në të gjitha stadet e jetës së saj.”

Pas një përvoje 22-vjeçare në Mbretërinë e Bashkuar, Belgjikë dhe Greqi, mjeku obstetër gjinekolog Andreas Bazeos, MSc F.R.C.O.G, (Fellow of the Royal College of Obstetricians & Gynecologists), prej disa muajsh tashmë i është bashkuar ekipit të mjekëve të spitalit “Hygeia” në cilësinë  e Drejtorit të këtij Departamenti. Profesionalizmi i tij  dhe i të gjithë stafit që ai drejton, i ndërthurur edhe me teknologjinë dhe aparaturat më bashkëkohore që spitali “Hygeia” disponon e bën këtë institucion destinacionin e vetëm ku të gjitha ju do të gjeni zgjidhjen optimale  për çdo shqetësim tuajin.

Dr. Bazeos është specializuar në universitetet më në zë të Anglisë dhe Belgjikës  për ndërhyrje gjinekologjike endoskopike (laparoskopi dhe histeroskopi), mjekësinë e shëndetit riprodhues, trajtimin e  problemeve të infertilitetit,  trajtimin e infeksionit HPV dhe së fundmi edhe në gjinekologjinë kozmetike,  risi kjo edhe në vendet e zhvilluara në Evropë, të cilën Dr.Bazeos kërkon të fusë për herë të parë edhe në Shqipëri. Prej 16 vitesh, Dr. Andreas Bazeos, drejton kabinetin e endoskopisë gjinekologjike në një ndër spitalet më të mëdhenj të Greqisë,  ku ka realizuar rreth 3500 ndërhyrje në fushën gjinekologjike.

Dr. Bazeos ҫ’ mund të na thoni për patologjitë e ndryshme gjinekologjike që ju trajtoni në këtë spital dhe mbi teknikat që aplikoni ? 

Mjekët gjinekologë të spitalit tonë trajtojnë me shumë sukses cdo lloj patologjie gjinekologjike, qofshin këto beninje apo malinje. Pra, pas konsultimit dhe diagnostikimit të kujdesshëm që i bëhet ҫdo rasti vendoset edhe mënyra e trajtimit që do të aplikohet për zgjidhjen e tij. Këtu dua të nënvizoj faktin që  për trajtimin e patologjive malinje gjinekologjike (ato me natyrë tumorale) pjesë e ekipit tonë janë edhe mjekët kirurgë gjinekologë onkologë me shumë eksperiencë dhe të specializuar kryesisht në trajtimin e rasteve onkologjike deri edhe ato në stade të avancuara.

Me fokus primar cilësinë e shërbimit dhe mbi të gjitha sigurinë e pacienteve tona, trajtimi i patologjive gjinekologjike  të tilla si fibromiomat, kistet në vezore, polipet, shtatzënitë ektopike (që zhvillohen jashtë mitrës), si edhe heqja e mitrës, nëse është e nevojshme, tek ne realizohen në rrugë laparoskopike (endoskopike), kjo për vetë avantazhet e shumta që kjo teknikë ofron për pacientet.

Avantazhet e teknikave laparoskopike janë rekuperimi i shpejtë i pacienteve pas ndërhyrjes, 24 orë pas ndërhyrjes, pavarësisht kohëzgjatjes dhe përmasave që mund të ketë ndërhyrja; Reduktim i ditëve të hospitalizimit (qëndrimit në spital) gjë që ul ndjeshëm  mundësinë e marrjes së infeksioneve spitalore, krahasuar kjo me kirurgjinë tradicionale (e hapur) ku përqindja e marrjes së infeksioneve spitalore është shumë më e lartë, për arsye se pacientja detyrohet të qëndrojë 3-4 ditë në spital dhe në këtë mënyrë është më e ekspozuar ndaj infeksioneve spitalore. Aplikimi i laparoskopisë, sidomos për femrat në moshën fertile, është avantazh shumë i rëndësishëm, sepse ndodh që në rastet e aplikimit te kirurgjive të hapura mund të ketë komplikacione të tilla si aderencat, të cilat më pas ndikojnë negativisht në fertilitetin e pacienteve.”

Pse shumë gra  zgjedhin Spitalin Hygeia për të ndjekur shtatzëninë e tyre ? Ku qëndron suksesi i këtij Departamenti?

Në Spitalin Hygeia ne kemi Njësinë e Mjekësisë Fetale, ku një staf  mjekësh me eksperiencë ndërkombëtare dhe të specializuar kryesisht në këtë fushë ndjekin me përgjegjshmëri dhe profesionalizëm, duke ofruar në të njëjtën kohë edhe shërbim të personalizuar për cdo shtatzëni, përfshirë edhe ato me rrezikshmëri të lartë. Për çiftet që janë në pritje të ëmbël, stafi i këtij departamenti organizon në bazë mujore kurse prenatale, ku çiftet e reja kanë mundësi të pajisen me informacione shumë të vlefshme mbi shtatzëninë, këshilla si të kujdesen për veten dhe bebin menjëherë pas lindjes.  

Materniteti Hygeia, është një ndër  shërbimet lider të Spitalit Hygeia dhe funksionon 24 orë / 7, duke ofruar  për nënat e reja dhe të porsalindurit shërbim elitar dhe të personalizuar në ambiente dhe kushte superkomode. Në këtë Maternitet realizohen më shumë se  120 lindje në muaj. Pjesë integrale e Maternitetit janë edhe Reparti i Neonatologjisë dhe Reanimacioni i të Porsalindurve.

A është e vërtetë që Klinika e Fertilitetit Hygeia ka “bekuar” me fëmijë shumë ҫifte, pas vite përpjekesh të dështuara?

Është e vërtetë që Klinika e Fertilitetit Hygeia ,sajë stafit të mjekëve me eksperiencë mbi 20-vjeçare në trajtimin e problemeve të infertilitetit në çift, ka arritur të kurorëzojë ëndrrën e shumë cifteve, shqiptarë dhe të huaj, të cilët pas shumë përpjekjeve të dështuara në Klinika të tjera brenda dhe jashtë vendit, kanë arritur të gjejnë zgjidhjen dhe të prekin ëndrrën vetëm pranë Klinikës së Fertilitetit Hygeia. Në 5 vite eksperiencë, falë teknikave dhe trajtimeve të suksesshmë të aplikuara me profesionalizëm dhe përkushtim nga stafi i mjekëve të kësaj Klinike, sot numërohen më shumë se 600 bebe të ardhur në jetë.  Kjo Klinikë është e para dhe e vetmja në Rajon e çertifikuar për cilësi shërbimi nga organizata ndërkombëtare prestigjoze TEMOS dhe ka një përqindje suksesi mbi 68%.

Mund të na thoni pse vajzat dhe gratë duhet të zgjedhin Departamentin e Gjinekologjisë  “Hygeia” ?

Siç e theksuam edhe me lart, eksperienca e gjatë dhe profesionalizmi, fakti se mjekët e këtij departamenti janë të gjithë të trajnuar dhe specializuar në universitetet më në zë të Europës, karriera e gjatë dhe e suksesshme në trajtimin e patologjive gjinekologjike, puna në grup, ndjekja dhe aplikimi në mënyrë rigoroze i protokolleve dhe standarteve ndërkombëtare, ambientet komode, infrastruktura moderne gërshetuar me  aparaturat bashkëkohore që spitali Hygeia disponon, janë përgjigja e pyetjes tuaj dhe arsyeja pse vajzat dhe gratë duhet të zgjedhin Hygeia-n për shëndetin e tyre.

Në mbështetje të sa më sipër, kjo bazuar edhe në përvojën time në spitalet ku kam punuar dhe punoj në Greqi, Belgjikë dhe Mbretërinë e Bashkuar, ju siguroj se spitali Hygeia Tirane, si pjesë e Hygeia Group me qendër në Greqi,  është një spital i standartave shumë të larta dhe ofron shërbime mjekësore cilësore të njëjta me ato që ofrohen edhe në spitalet me emër kudo në botë, por ndërkohë me çmime shumë më të leverdisshme krahasuar me spitalet simotra në Evropë.

 Cilat janë këshillat që i jepni gjithmonë pacienteve tuaja?

Këshillat e mia janë të njëjtat si për çdo paciente kudo në botë. Në radhë të parë t’i kushtojnë rëndësi primare kontrolleve gjinekologjike rutinë (check-up), gjë që këtu në Shqipëri kërkon pak më shumë ndërgjegjësim krahasuar me vendet e tjera europiane. Pra të mos drejtohen tek mjeku gjinekolog vetëm kur kanë simptoma apo shqetësime, sepse atëherë mund të jetë tepër vonë dhe efektet mund të jenë  të jenë të rënda dhe me pasoja.

Kontrollet duhet të fillojnë që në moshë të re. Për vajzat e reja rekomandohet kryeja e paptest-it (që ndihmon në zbulimin e hershëm të kancerit të qafës së mitrës)  një vit pas fillimit të aktivitetit seksual.

Po kështu, në rast se vuajnë nga simptoma të tipit, ndryshime të ciklit menstrual (më shumë se 40 ditë vonesë në ardhjen e ciklit),  gjakrrjedhje masive gjatë ciklit, sekrecione jo normale, apo vështirësi për të mbetur shtatzënë pas një viti tentativë, atëherë pa humbur kohë duhet të drejtohen për konsultë te mjeku specialist gjinekolog.

Këtu dua të theksoj edhe një fakt shumë të rëndësishëm, krahas kontrollove rutinë tek gjinekologu, çdo grua duhet të ketë njohje të mirë të organeve të saj femërore si dhe të vetë-ekzaminojë çdo muaj gjoksin (e rekomandueshme në fund të ciklit menstrual). Për këtë të fundit, mbi mënyrën sesi mund të kryhen të tilla vetë-ekzaminime, do të rekomandoja të këshilloheshin paraprakisht me mjekun gjinekolog. Kujdes, vetë-ekzaminimi nuk do të thotë në asnjë mënyrë  anashkalim të kontrolleve te mjeku gjinekolog apo kryerja e ekzaminimeve si eko gjiri, pap – test, etj. Ato ndihmojnë vajzat dhe gratë  të kuptojnë në kohë ndryshime apo situata të caktuara shëndetësore që mund të jenë duke përjetuar duke përshpejtuar kohën e konsultës me mjekun specialist gjinekolog. Veprime të tilla shpëtojnë jetë dhe parandalojnë ndërlikime të mëtejshme të shëndetit.

Kjo është vetëm një pasqyrë e përgjithshme e shërbimeve që ofrohen për gruan në spitalin “Hygeia”, por për të provuar cilësinë e shërbimit, të denjë për të konkurruar me spitalet më të mira europiane, shkoni atje për të kryer kontrollin e radhës. Vetëm 13 minuta larg qendrës së Tiranës, një ekip ekspertësh janë në gadishmëri të plotë për ta bërë jetën tuaj më të lehtë dhe mbi të gjitha më të shëndetshme. Për ҫdo informacion, pyetje apo për të rezervuar një takim ju vijnë në ndihmë kontaktet e mëposhtme:

Dr.Andreas Bazeos,  MSc/D.F.F.P / F.R.C.O.G.
Obstetër – Gjinekolog, Kirurg Endoskopist/Spitali Hygeia
Tel: 04 23 90 000

Hygeia Group

SPITALI HYGEIA TIRANЁ, pjesë e Grupit Hygeia Greqi, i cili prej 40 vitesh tashmë, vazhdon tё jetё lider nё tregun e sektorit shëndetësor dhe ka si objektiv kryesor të jetë ofruesi më i madh i shërbimeve mjekësore të integruara në gjithë Europën Juglindore.

Lexo me shumë...

Newsletter

Abonohu per te mare njoftimet tona me email:

Si të arrini në Hygeia

Kontakte

Spitali Hygeia Tiranë:
Sekretaria: + 355 4 23 90 000
Urgjenca: + 355 4 23 23 000
Email: info@hygeia.al


Zyra e Spitalit Hygeia Kosovë:
Telefon: ‎+386 49 102 008
Email: zyrakosove@hygeia.al