Artikuj mjekësor

Teknikat bashkëkohore në trajtimin e infertilitetit që rikthejnë shpresën e çifteve

Infertiliteti

Infertiliteti përkufizohet si dështimi për të konceptuar (pavarësisht shkaqeve) pas 1 viti marrëdhëniesh të pambrojtura.

Infertiliteti prek afërsisht 10-15 % të çifteve në moshën riprodhuese. Zhvillimi i shpejtë në këtë fushë të mjekësisë ka bërë që të gjenden gjithmonë e më shumë shkaqe të kësaj sëmundje.

Në shoqëri ku u jepet prioritet zhvillimit të karrierës profesionale, disa gra e vonojnë lindjen e fëmijëve deri në të 30-tat ose më vonë. Si rezultat, këto gra mund të kenë më shumë vështirësi për të konceptuar dhe një risk më të madh për aborte.

Në gra më të mëdha se 35 vjeç, është mirë të bëhet një vlerësim i plotë pas 6 muajsh përpjekjesh për të konceptuar sepse përgjigja e tyre ndaj trajtimit mund të jetë suboptimale për shkak të uljes së mundësisë së vezores për të prodhuar vezë.

Përparësitë e mëdha në trajtimin e infertilitetit duke përdorur teknologjitë e riprodhimit të asistuar (ART) kanë bërë të mundur që shumë çifte të kenë fëmijë me asistencë mjekësore, pavarësisht origjinës së problemit.

Jemi krenarë që në qendrën tonë në Spitalin Hygeia kemi teknologjinë e fundit për sa i përket Fekondimit In-Vitro (IVF). Ne nuk operojmë më në kohën kur IVF ishte eksperimental.  Praktika e riprodhimit të asistuar tashmë bazohet në shkencë të avancuar dhe bashkë me zhvillimin ka ardhur edhe ripërcaktimi i qëllimeve terapeutike. Pacientët i nënshtrohen një sërë analizash dhe vizitash që na lejojnë të lokalizojmë problemin e tyre dhe pasi është bërë kjo e fundit mund të provohet me mjekim apo kirurgji minimale.

Ekipi ynë ka një ekspertizë të lartë në performimin e teknikave më moderne të kirurgjisë endoskopike si Laparoskopia apo Histeroskopia të cilat mund të ndihmojnë shumë çifte të konceptojnë një fëmijë vetë pas ndërhyrjes.

Ne, si ekipi i qendrës së Fertilitetit në Spitalin Hygeia Tiranë, kemi punuar për 5 vitet e fundit duke aplikuar protokollet më të mira bashkëkohore që ekzistojnë në këtë fushë duke ndihmuar shumë çifte të jetojnë ëndrrën e tyre për të pasur një fëmijë. Si rezultat i kësaj, jemi shumë krenarë t`ju njoftojmë se jemi klinika e parë në Europë e çertifikuar nga kompania Gjermane Themos për Cilësi të Lartë në aplikimin e Fertilizimit In-Vitro.

Përmirësimi i protokolleve të trajtimit dhe qenia koherent me zhvillimet më të reja në këtë fushë ka bërë që të kemi një përqindje të përgjithshme suksesi prej 65 % në çiftet që kryejnë Fekondimin In-Vitro dhe 30 % sukses për Inseminimin Intra-Uterin, që janë mbi mesataren e shumicës së klinikave në Europë.

Puna e madhe e kryer në 5 vitet e fundit ne Spitalin Hygeia na ka dhënë shumë kënaqësi pasi kemi dëgjuar të qarën e parë për më shume se 600 bebe të lindura pasi janë konceptuar me teknikat e riprodhimit të asistuar por nga ana tjetër edhe më shumë përgjegjësi në përpjekje për të zgjidhur edhe rastet më të vështira.

Përcaktimi i problemit dhe zgjidhja e tij në mënyrën më të thjeshtë të mundshme është prioriteti ynë.

Më poshtë po ju japim një panoramë të shkurtër rreth infertilitetit dhe teknikave të riprodhimit të asistuar që përdoren në qendrën tonë.

Arsyet e infertilitetit

Fertilizimi In- Vitro është provuar të jetë i suksesshëm në të gjithë botën për shumë çifte që kanë vështirësi për të konceptuar një fëmijë në rrugë natyrale. Numërohen më shumë se 6 milion bebe në botë të lindura nëpërmjet konceptimit me Fekondimin In-Vitro.

Arsyet e infertilitetit mund të jenë:

  • vetëm nga partneri mashkull (probleme të spermës si përqëndrim i ulët, shpejtësi e ulët apo probleme me morfologjinë),
  • vetëm nga femra (probleme të ovulimit, bllokim të tubujve, faktorë të lidhur me moshën, probleme me uterusin, ligaturë të mëparshme të tubujve, endometrioza etj),
  • për shkak të të dyve (në këtë rast mendohet të jenë ose nga kombinimi i probleme të të dy partnerëve ose me probleme gjenetike e imunologjike),
  • infertiliteti i pashpjegueshëm që do të thotë se megjithëse janë kryer të gjitha analizat dhe kontrollet që njihen sot në këtë fushë përsëri nuk është arritur të gjendet shkaku.
  • infertiliteti sekondar që do të thotë që çifte që kanë një fëmijë, nuk arrijnë dot për një arsye apo tjetrën të kenë një fëmijë të dytë.

Teknologjia

Kur flasim për IVF nuk mund të mos flasim për teknologjinë e cila është një pjesë e rëndësishme e saj. Kur flasim për teknologjinë nënkuptojmë të gjithë procesin duke filluar nga sistemi i ajrimit dhe i filtrimit, deri tek inkubatorët ose “mitrat artificiale” ku vezët e embrionet ruhen në kushte sa më afër atyre të trupit të njeriut. Sistemi i ajrimit dhe përdorimi i filtrave të veçantë bën të mundur arritjen maksimale të kushteve të sterilitetit në brendësi të laboratorit. Inkubatorët ose “mitrat artificiale” ruajnë kushte të tilla si temperaturë 37 gradë celcius dhe përqendrim CO2 dhe O2 përkatësisht 6.0 % dhe 5.0 %.

Të gjitha këto na lejojnë të kemi kushte më të mira në arritjen e rezultateve. Më lejoni t`ju them se kombinimi i teknologjisë së fundit me personel të kualifikuar është çelësi i suksesit tonë.

 

Teknikat e kryera

Spermograma

Analiza e spermogramës është analiza kryesore që i kërkohet mashkullit për të parë sasinë dhe cilësinë e qelizave spermatozoide. Kushtet për kryerjen e kësaj analize janë :

  1. Mashkulli duhet të ketë 3-5 ditë mungesë seksuale (të mos ketë ejakuluar)
  2. Ditën e analizës të mos ketë përdorur parfum
  3. Analiza është mirë të jepet në kushtet e spitalit ose në raste të veçanta mund të jepet në shtëpi dhe të sillet në spital brenda 30-45 minuta.

Me anë të kësaj analize mund të përcaktohet sasia e spermatozoidëve, motiliteti ose shpejtësia e tyre, morfologjia ose forma e tyre, aglutinimi ose bashkimi i spermatozoidëve si dhe shenjat e një infeksioni të mundshëm. Kjo analizë është shumë e thjeshtë dhe e rëndësishme për të përcaktuar shkakun mashkullor të infertilitetit.

 

IUI – Intra Uterine Insamination (Inseminimi artificial  Intra – Uterin)

Jo të gjithë çiftet infertilë kanë nevojë për Fekondimin In-Vitro për të pasur një fëmijë. Ne kemi mjaft sukses gjithashtu edhe nëpërmjet IUI (inseminimit Intra-Uterin).

 

IUI është një proçedurë e cila përfshin vendosjen e materialit spermatik në brendësi të mitrës së gruas për të lehtësuar fertilizimin. Proçedura kryhet duke vendosur një sasi të përgatitur sperme të bashkëshortit, me anë  të  disa teknikave të veçanta në laboratorin e andrologjisë, nëpërmjet një  kateteri në brendësi të mitrës. Kjo e fundit koordinohet me programimin e ovulimit (“çeljes” së vezës së gruas). Qëllimi i IUI është që të rrisë numrin e spermatozoidëve në hapësirën e Tubave të Fallopit ku dhe është vend-takimi me vezën.

 

Fertilitzimi “Klasik” apo ICSI- intracytoplasmic sperm injection (injektimi intracitoplasmik i spermatozoidit)

Për pacientët të cilët kanë dështuar edhe pas mjekimeve apo IUI, kryhet Fekondimi In-Vitro.    

Ka dy mënyra të bashkimit të vezës me spermatozoidin: Fertilizimi “klasik” dhe ICSI. Në varësi të arsyes së infertilitetit përcaktohet edhe teknika që do të përdoret.  Në qendrën tonë tek Spitali Hygeia ne i përdorim me sukses të dyja teknikat. Kjo na ka sjellë shumë kënaqësi pasi kemi arritur rezultate mbresëlënëse me çifte të cilët kishin dështuar në qendra të tjera për vite me rradhë.

Fertilizimi “klasik” – në kushte të veçanta, veza dhe një sasi e caktuar spermatozoidesh lihen bashkë dhe pritet që veza ta zgjedhë vetë spermatozoidin e duhur. Kjo teknikë është praktikisht sikur ndodh bashkimi në rrugë natyrale si dhe kryhet më së shumti në pacientë ku arsyeja është bllokimi i Tubave të Fallopit te gruaja apo infertilitet i pashpjeguar.

 

Intracytoplasmic sperm injection (ICSI) është një proçedurë e fertilizimit in-vitro në të cilën një spermatozoid injektohet menjëherë në brendësi të vezës. Kjo teknikë u zbulua rastësisht në fillim të viteve 1990. Kjo teknikë u përhap me shpejtësi në klinikat e gjithë botës.

PGD- preimplantation genetic diagnosis (analiza gjenetike preimplantive)

Dëshirojmë të theksojmë se kryejmë të gjitha proçedurat e riprodhimit të asistuar. Një nga këto teknika është PGD ose analiza gjenetike preimplantive. Proçedura përfshin heqjen e një ose më shumë nukleuseve nga vezët (trupat polarë) ose embrionet (blastomerëve ose qelizave të trofektodermës) si dhe testimin për çrregullime gjenetike para transferimit në mitër. Kjo teknikë bën të mundur diagnostikimin e të gjithë embrioneve para se ato të transferohen në mitrën e nënës, pra ne jemi të sigurt që po transferojmë embrionet e “shëndosha”  tek nëna duke eleminuar kështu embrionet me anomali gjenetike. Indikacionet e kësaj teknike janë:

  • Aborte të përsëritura
  • Cikle IVF të pasuksesshme (>2)
  • Infertilitet i pashpjegueshëm
  • Moshë e madhe e nënës
  • Histori për fëmijë ose shtatzani me anomali kromozomike
  • Translokacione kromozomale
  • Histori familjare për një sëmundje të lidhur me kromozomin X
  • Çrregullime të një gjeni të vetëm
  • Aberracione të strukturës kromozomale

PESA- Percutanus Epididymal sperm aspiration (aspirimi perkutan  i spermës nga epididimusi)                                                                 

TESE- testicular sperm extraction ( biopsi testikulare)

Deri para pak kohësh për shumë meshkuj azoospermik (meshkuj që nuk kanë asnjë spermatozoid në ejakulat), por me futjen e teknikave të TESE- testicular sperm extraction (biopsisë testikulare) ose TESA- testicular sperm aspiration (aspirimi i spermës nga testikujt) bëhet e mundur kërkimi për spermatozoid edhe në indin testikular. Nëse arrijmë të gjejmë spermatozoid në këtë mënyrë, atëherë çifti ka mundësinë të provojë të ketë fëmijën e tyre gjenetik me anë të ICSI-it. Pjestarët e ekipit tonë në spitalin Hygeia janë të mirë njohur në fushën e infertilitetit duke qenë një ndër ekipet e para në botë që kanë aplikuar Aspirimin e spermatozoideve nga testikujt e meshkujve të cilët nuk kanë qeliza në spermë.

Dhurimi i spermës/vezëve

Por edhe për ata pacientë të cilëve nuk u gjenden spermatozoid edhe pas biopsisë testikulare, u ofrohet mundësia për IVF me dhurues sperme. Gjithashtu për femrat të cilat për një arsye apo një tjetër nuk kanë mundësi të prodhojnë vezë u ofrohet IVF me dhurues vezësh. Ne kemi një përqindje suksesi prej 80% në çiftet që i nënshtrohen programit me vezë të dhuruara dhe si rezultat kemi shumë çifte nga Anglia, Italia dhe shtete të tjera europiane që na besojnë trajtimin e tyre. Kjo arrihet nëpërmjet një përgatitje strikte dhe të mirëprogramuar.

Aplikimi korrekt i të gjitha këtyre teknikave dhe sukseset e sipërpermendura na japin çdo ditë përgjegjësinë e madhe kundrejt pacientëve për të mbajtur në këto nivele, madje pse jo, për përmirësimin e rezultateve në të ardhmen.

Hygeia Group

SPITALI HYGEIA TIRANЁ, pjesë e Grupit Hygeia Greqi, i cili prej 40 vitesh tashmë, vazhdon tё jetё lider nё tregun e sektorit shëndetësor dhe ka si objektiv kryesor të jetë ofruesi më i madh i shërbimeve mjekësore të integruara në gjithë Europën Juglindore.

Lexo me shumë...

Newsletter

Abonohu per te mare njoftimet tona me email:

Si të arrini në Hygeia

Kontakte

Spitali Hygeia Tiranë:
Sekretaria: + 355 4 23 90 000
Urgjenca: + 355 4 23 23 000
Email: info@hygeia.al


Zyra e Spitalit Hygeia Kosovë:
Telefon: ‎+386 49 102 008
Email: zyrakosove@hygeia.al