Artikuj mjekësor

DIABETI DHE RЁNDЁSIA E DIAGNOSTIKIMIT TЁ HERSHЁM

Diabeti Mellitus është një sëmundje kronike dhe shfaqet kur pankreasi nuk prodhon insulinë ose prodhon një sasi të pakët insuline. Insulina, pra ky hormon që prodhohet nga pankreasi, lejon glukozën të hyjë në qelizat e trupit, duke na dhënë energjinë e nevojshme për të punuar, dhe për të jetuar normalisht, pra është vitale për jetën. Niveli normal i glicemisë esëll ne gjak është 70-110 mg/dl dhe dy ore pas ngarkesës me glukozë 140 mg/dl .

Përqindja e personave të prekur nga diabetit mellitus (apo diabeti i sheqerit) po rritet në të gjithë botën.

Cilët persona duhet të testohen për diabet?

Kontrolli i nivelit të glicemisë rekomandohet tek të gjithë të rriturit. Personat me faktor rreziku  për diabet janë:

    • Të  rriturit me mbipeshë trupore dhe obezë
    • Personat që bëjnë jetë sedentare
    • Personat që kanë të afërm me diabet, pra kanë histori familjare
    • Femrat që kanë lindur fëmijë mbi 4 kg ose kanë patur në shtatzanitë e mëparshme diabet shtatëzënie
    • Personat që vuajnë nga HTA (Hipertension arterial)
    • Personat që vuajnë nga sëmundje të zemrës
    • Personat që janë diagnostikuar më parë me prediabet
    • Femrat me mikrokiste në vezore
    • Personat që trajtohen me medikamente që rrisin nivelin e glicemisë në gjak

Mjekët, në konsultat që kryejnë me pacientët e diagnostikuar me diabetin mellitus tip 2, qoftë edhe tek ata që diagnostikohen për herë të parë, vlerësojnë nëse ka komplikacione akute ose kronike nga diabeti. Ёshtë shumë e rëndësishme të vlerësohen edhe komplikacionet kronike të diabetit, kjo për faktin se diabeti mund të ketë filluar shumë kohë më parë, edhe pse është diagnostikuar në një moment të mëvonshëm.

Pse është  i rëndësishëm diagnostikimi i hershëm i personave me diabet?

Në momentin e diagnostikimit të diabetit:

  • 50 % e personave kanë edhe sëmundje të zemrës
  • 20 % kanë retinopati diabetike (dëmtime të syve)
  • 8-10 % kanë nefropati (dëmtime të veshkave) apo neuropati(dëmtime të nervave)

Pra, mosdiagnostikimi dhe mostrajtimi në kohë i diabetit mund të çojë në dëmtimin e organeve dhe për këtë arsye është e rëndësishme të diagnostikoheni sa më shpejt të jetë e mundur, dhe kjo arrihet vetëm duke kryer kontrolle të rregullta (check-up).

Referuar të dhënave të IDF (International Diabetes Federation) të vitit 2014, në botë janë rreth 387 milion persona të prekur nga kjo sëmundje. Një në 12 persona ka diabet. Pra, rreth 46 % e njerëzve në botë, që kanë diabet, janë ende të padiagnostikuar.

Numri më i madh i pacientëve që vuajnë nga diabeti i përket grupmoshës 40-59 vjeç.

Dr. Blertina Dyrmishi
Mjeke Endokrinologe

Tel: 04 23 90 000

Hygeia Group

SPITALI HYGEIA TIRANЁ, pjesë e Grupit Hygeia Greqi, i cili prej 40 vitesh tashmë, vazhdon tё jetё lider nё tregun e sektorit shëndetësor dhe ka si objektiv kryesor të jetë ofruesi më i madh i shërbimeve mjekësore të integruara në gjithë Europën Juglindore.

Lexo me shumë...

Newsletter

Abonohu per te mare njoftimet tona me email:

Si të arrini në Hygeia

Kontakte

Spitali Hygeia Tiranë:
Sekretaria: + 355 4 23 90 000
Urgjenca: + 355 4 23 23 000
Email: info@hygeia.al


Zyra e Spitalit Hygeia Kosovë:
Telefon: ‎+386 49 102 008
Email: zyrakosove@hygeia.al