Artikuj mjekësor

KANCERI I PROSTATËS DHE AKTIVITETI FIZIK

Të gjithë e dimë se marrja me aktivitet fizik ndihmon në mbajtjen e trupit në formë, rënien në peshë, si edhe për një shëndet të mirë të zemrës. Por, nga studimet e fundit që janë bërë, ka rezultuar se aktiviteti fizik ofron një sërë avantazhesh edhe kundër kancerit të prostatës – sëmundje malinje ndër më të përhapurat te meshkujt.
Po cili është impakti i aktivitetit fizik dhe obezitetit në Kancerin e Prostatës ?
Studime të ndryshme tregojnë se burrat të cilët kryejnë aktivitet të rregullt fizik kanë më pak mundësi të preken nga kanceri i prostatës.
Pse?
Me shumë mundësi nuk janë vetëm ushtrimet që luajnë rol kryesor – më shumë ndikon fakti që marrja me aktivitet fizik ndikon në rënien nga pesha, dhe si rrjedhojë lufton obezitetin duke bërë edhe diferencën në të tilla raste. Studimet e fundit tregojnë se obeziteti rrit shanset për tu prekur nga kanceri i prostatës. Ndërkohë që studime të tjera kanë vërtëtuar se shtimi në peshë rrit shanset e përsëritjes (rishfaqjes) së sëmundjes në ata persona të cilët janë trajtuar më parë nga kanceri I prostatës.
Pra, është shumë e rëndësishme të merreni me aktivitet fizik, sepse si gjithmonë është mënyra më e mirë për një jetë të shëndetshme. Por, përpara se të filloni aktivitetin fizik, gjithmonë duhet të konsultoheni me mjekun tuaj, në mënyrë që të kryeni një regjim ushtrimor të përshtatshëm për moshën dhe gjendjen tuaj shëndetësore.
Për të patur benefite maksimale, është mirë që të filloni një aktivitet gradual, duke ruajtur një rutinë të përditshme lëvizjesh dhe më pas, nësë ju këshillohet, ju mund të ushtroheni disi më fort. Parimi bazë duhet të jetë: “Zgjidhni aktivitete fizike që ju pëlqejnë dhe i kryeni me dëshirë”.
Fokusohuni në aktivitete që përmirësojnë shëndetin tuaj kardiovaskular dhe mundohuni të mbani një peshë trupore të shëndetshme.
Por Kujdes, mos harroni ……Kryeni Kontrollin vjetor të Prostatës, pavarësisht nëse merreni apo jo me aktivitet fizik, sepse kjo nuk ju përjashton nga rreziku i prekjes dhe për këtë gjithmonë duhet të kryeni kontrolle mjekësore. Edhe ata që janë sportistë profesionistë dhe kryejnë maratona të gjata nuk janë imun ndaj rrezikut të të prekurit nga kanceri i Prostatës. Kryerja e kontrolleve rutinë duhet jetë pjesë e jetës tuaj po aq sa edhe kryerja e aktiviteteve fizike.
Departamenti i Urologjisë Hygeia
Tel: 04 23 90 000

Hygeia Group

SPITALI HYGEIA TIRANЁ, pjesë e Grupit Hygeia Greqi, i cili prej 40 vitesh tashmë, vazhdon tё jetё lider nё tregun e sektorit shëndetësor dhe ka si objektiv kryesor të jetë ofruesi më i madh i shërbimeve mjekësore të integruara në gjithë Europën Juglindore.

Lexo me shumë...

Newsletter

Abonohu per te mare njoftimet tona me email:

Si të arrini në Hygeia

Kontakte

Spitali Hygeia Tiranë:
Sekretaria: + 355 4 23 90 000
Urgjenca: + 355 4 23 23 000
Email: info@hygeia.al


Zyra e Spitalit Hygeia Kosovë:
Telefon: ‎+386 49 102 008
Email: zyrakosove@hygeia.al