Artikuj mjekësor

Për çfarë duhet të kujdeset një nënë e ardhshme?

  1. Veshja:
  • Rrobat duhet të jenë komode dhe prej pambuku. Të mos përdoren veshje sintetike.
  • Këpucët duhet të jenë të rehatshme, të buta, të sheshta dhe pa taka, ose me taka shumë të ulta.
  • Të brendshmet duhet të jenë të pambukta, të buta dhe të rehatshme.
  • Reçipetat nuk duhet të jenë me fortesë prej hekuri apo me mbushje.

 

  1. Ushqyerja:
  • Duhet të ushqeheni shpesh dhe nga pak, që të mos keni problem me djegie të stomakut apo vështirësi në tretje.
  • Të mos përdoren ushqime të gatshme apo fastfood.
  • Duhet të hani me qetësi dhe pa u nxituar.
  • Gjatë ditës konsumoni 2-3 lt ujë (sepse mos-hidratimi i duhur mund t’ju sjellë lodhje, këputje, rritje të tensionit, tretje me vështirësi të ushqimit).
  • Mos përdorni mishin e pazier mirë, gjysëm të pjekur, apo krudot në përgjithësi.
  • Lani shumë mirë frutat dhe perimet
  • Mos konsumoni likide që përmbajnë gaz

KUJDES!! Rrezik për Toxoplazmozën:  

  • Ҫdo gjë që konsumoni të jetë e larë shumë mirë, e zier apo e pjekur.
  • Mos konsumoni ushqime dhe ëmbëlsira që përmbajnë vezë të gjalla.

KUJDES!!  Rrezik për salmonelë:

  • Mos konsumoni ushqime të detit (me guacka) sepse mund të përmbajnë baktere apo parazit!

KUJDES!! Rrezik për helmim:

  • Mos konsumoni djathra të tipit gorgonxola apo mozarela të cilat përgatiten nga qumështi jo i pasterizuar!

KUJDES!! Rrezik i lartë për infeksion nga Listeria:

  • Mos konsumoni mëlçi dhe të brendshmet e bagëtive në përgjithësi, si dhe as ushqime të konservuara, të cilat ruhen nëpërmjet përdorimit të lëndëve të caktuara kimike.

 

  1. Shtimi në peshë gjatë shtatzënisë:
  • Gruaja shtatzënë nuk duhet të shtojë më shumë se 9-12 kg në total!

 

  1. Kujdesi për lëkurën :
  • Përdorni krem hidratues shumë të mirë për trupin deri në fund të shtatzënisë për të evituar formimin e strijeve te lekures.

 

  1. Flokët:
  • Ideale është që flokët të mos lyhen deri në javën 12-të të shtatzanisë, pra deri atëherë kur kryhet ekografia e parë e rëndësishme për përcaktimin e Translucences Nukale (NT). Më vonë mund ti lyeni flokët me bojë pa amoniak.

 

  1. Dhëmbët:
  • Mund të vizitoni dentistin tuaj në periudhën e shtatzënisë! Do ishte mirë që të kryeni të paktën njëherë pastrim të gurezave dhe kontroll të mishrave të dhëmbëve, për të shmangur një infeksion apo gjakosje të tyre për shkak të niveleve të larta të progresteronit. Nëse dentisti juaj ju rekomandon ndonjë trajtim me antibiotike ju lutem më parë të kontaktoni me mjekun gjinekolog!

 

  1. Thonjtë:
  • Mund të përdorni manikyr!

 

  1. Ushtrimet fizike:
  • Në qoftë se ju nuk kryenit më parë ushtrime fizike, mos i filloni ato në shtatzëni.
  • Mund të kryeni not,apo ndonjë sport të lehtë nëse e keni kryer më përpara dhe nëse shtatzenia juaj nuk paraqet ndonjë problem.
  • Ecja, noti dhe shëtitjet ju bëjnë shumë mirë!

 

  1. Udhëtimet:
  • Udhëtimet lejohen nëse mjeku nuk ju ka ndaluar ti bëni ato për shkak të një shtatzënie me rrisk të lartë!
  • Mund të përdorni mjete të ndryshme transporti si avioni, treni, trageti, makina.

 

  1. Ecja me makinë:
  • Mund të drejtoni makinën, por pasi të jeni siguruar me rripin e sigurimit në çdo rast deri ne javën e 34- të shtatzënisë

 

  1. Nëse jeni duhanpirëse:
  • Mundohuni ta ndërprisni duhanpirjen gjatë shtatzënisë (do të ishte idealja), apo të paktën  mos pini më shumë se 2-3 cigare në 24 orë!!
  • Përdorimi i duhanit gjatë shtatzënisë shkakton kufizim të rritjes fetale në uterus!

 

  1. Konsumimi i kafeinës:
  • Mundohuni të evitoni konsumimin e ushqimeve me përmbjatje kafeine si kafeja, kapuçino, çokollata.

 

  1. Konsumimi i alkoolit:
  • Nuk ka të dhëna që tregojnë se konsumimi i sasive të vogla të alkoolit gjatë shtatzënisë mund të jetë i dëmshëm për bebin. Një herë në javë mund të përdoret  një gotë e vogël  verë  apo gjysëm gote birrë. Kujdes, jo më tepër !!!
  • Përdorimi i sasive të larta të alkoolit është i dëmshëm për zhvillimin psiko-motor të bebit, sepse ai kalon placentën dhe depërton në qarkullimin fetal, duke dëmtuar fetusin.

 

  1. Kontaktet seksuale:
  • Nuk ka arsye që gjatë nje shtatzënie normale të ndërpriten kontaktet seksuale
  • Mirë do të ishte që të ishin të kufizuara gjatë tremujorit të parë sidomos kur kemi rrezik për dështim, hemoragji vaginale, shtatzëni multiple, apo inserim të ulët të placentës, etj….

 

  1. Mjedisi dhe  rreziku për infeksione virale:
  • E vërtetë që infeksionet virale transmetohen nëpërmjet kontaktit të ngushtë me njerëzit, por kjo nuk do të thotë që duhet të izoloheni gjatë periudhës së shtatzënisë!
  • Duhet të keni kujdes në kontaktet me fëmijë të vegjël apo me adultë që shfaqin temperaturë apo gjendje gripale.
  • Nëse keni kafshë shtëpiake dhe kontakt të ngushtë me to, sidomos me mace, mundohuni të evitoni kontaktin me jashtëqitjet e tyre. (sepse nëpërmjet jashtëqitjeve  të maceve transmetohet Toxoplazmoza).
  • Nëse jetoni në fshat mundohuni të evitoni kontaktin me bagëtite e imëta.

 

  1. Medikamentet:
  • Duhet të përdorni vetëm medikamentet që ju ka rekomanduar doktori juaj.
  • Gjatë shtatzënisë dhe sidomos në tremujorin e parë të saj përdorimi i medikamenteve kryhet vetëm nëse është e domosdoshme!
  • Përjashtim nga këto raste përbën përdorimi i hekurit, suplementeve të  shtatzënisë si dhe terapisë mbështetëse (progesterone etj).
  • Në qoftë se një mjek tjetër ju ka rekomanduar një medikament për çfarëdolloj arsye, menjëherë duhet të njoftoni gjinekologun tuaj përpara se të filloni përdorimin e medikamentit përkatës!

 

 

JU UROJMË NJË SHTATËZËNI TË MBARË

Spitali Hygeia Tiranë

SPITALI HYGEIA TIRANЁ është spital privat i nivelit ndërkombëtar me një investim fillestar prej 60 milion euro, duke qenë i vetmi spital në Shqipëri i konceptuar që në fillesat e tij si strukturë spitalore, si nga pikëpamja strukturore ashtu edhe nga ajo funksionale. 

Lexo me shumë...

Newsletter

Abonohu per te mare njoftimet tona me email:

Si të arrini në Hygeia

Kontakte

Spitali Hygeia Tiranë:
Sekretaria: + 355 4 23 90 000
Urgjenca: + 355 4 23 23 000
Email: info@hygeia.al