Artikuj mjekësor

HISTEROSKOPIA GJINEKOLOGJIKE

Histeroskopia është proçedura që shërben për ekzaminimin e brendësisë së kavitetit të mitrës (uterusit). Kjo proçedurë realizohet me ndihmën e Histeroskopit, që  është një endoskop  hollë i pajisur me një kamera të inkorporuar (instaluar në të). Pamja e përftuar nga kamera e histeroskopit projektohet në një ekran video, duke i dhënë mundësi mjekut të shoh brendësinë e kavitetit të mitrës dhe pamje të cilat lejojnë mjekun që të kryejë edhe ndërhyrje kirurgjikale, kjo me ndihmën e instrumentave që instalohen në histeroskop, në rastet kur, gjatë këtij ekzaminimit, vëren anomali të caktuara.

Në cilat raste aplikohet Histeroskopia?

Histeroskopia mund të jetë diagnostike dhe operative.

Histeroskopia diagnostike aplikohet nëse kemi:

  • Hemorragji uterine anormale
  • Menstruacione që zgjatin në kohë (më shumë se normalja)
  • Hemorragji e pashpjegueshme (jashtë menstruacioneve)
  • Hemorragji në menopauzë
  • Aborte të pashpjegueshme ose të përsëritura
  • Fertilizim in vitro – në rastet të cilat nuk kanë rezultuar të suksesshme

Histeroskopia operative aplikohet:

  • Si fazë që paraprin proçedurën e fertilizimit in vitro, me qëllim rritjen e shanseve të suksesit të IVF.
  • Heqje të polipeve endometriale (të shtresës që vesh kavitetin e mitrës)
  • Heqje të miomave submukoze (nën shtresën që vesh kavitetin e mitrës) dhe atyre intrakavitare (që zhvillohen në brendësi të kavitetit)
  • Korrigjim të anomalive të lindura të mitrës si septumi uterin (mur / perde që ndan kavitetin e mitrës në mes) apo kaviteti uterin i vogël (e ashtuquajtura mitër e vogël).
  • Lokalizim dhe heqje të steriletit (kontraceptiv mekanik) që mund të ketë "humbur" ose të jetë keqvendosur dhe fiksuar në kavitet.
  • Heqje të aderencave të ndryshme (zona ku muret e mitrës janë të ngjitura mes tyre).

Departamenti i Ndërhyrjeve endoskopike, Histeroskopi & Laparoskopi, në Spitalin Hygeia është i pajisur me teknologjinë dhe aparaturat e fjalës së fundit, ofron asistencë mjekësore të specializuar, duke trajtuar me sukses të gjitha llojet e patologjive gjinekologjike,  nga ato më të thjeshtat deri tek ato më të komplikuarat

 

Departamenti i Endoskopisë Gjinekologjike Hygeia

Tel: 04 23 90 000

Hygeia Group

SPITALI HYGEIA TIRANЁ, pjesë e Grupit Hygeia Greqi, i cili prej 40 vitesh tashmë, vazhdon tё jetё lider nё tregun e sektorit shëndetësor dhe ka si objektiv kryesor të jetë ofruesi më i madh i shërbimeve mjekësore të integruara në gjithë Europën Juglindore.

Lexo me shumë...

Newsletter

Abonohu per te mare njoftimet tona me email:

Si të arrini në Hygeia

Kontakte

Spitali Hygeia Tiranë:
Sekretaria: + 355 4 23 90 000
Urgjenca: + 355 4 23 23 000
Email: info@hygeia.al


Zyra e Spitalit Hygeia Kosovë:
Telefon: ‎+386 49 102 008
Email: zyrakosove@hygeia.al