Artikuj mjekësor

“Tiroidektomi totale radikale” - Teknika kirurgjikale inovatore pёr patologjitё e tiroides nё Spitalin hygeia

Është shumë e rëndësishme që të dimë se çfarë është gjendra e tiroides dhe funksionin e saj në organizmin tonë. Gjendra e tiroides është gjendër endokrine që ka formën e një fluture dhe është e pozicionuar në pjesën e poshtme të qafës, që ndryshe quhet edhe “Molla e Adamit”.

Kjo gjendër, e cila sekreton hormonin e tiroides është shumë e rëndësishme, sepse është pergjegjëse për mënyrën sesi funksionon organizmi ynë në përgjithësi, sepse  kontrollon  metabolizmin.  Ass. Prof. Dr. Georgios Sakellariou u përgjigjet disa pyetjeve përsa I përket patologjive të lidhura me tiroiden, patologji të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në jetën cilësinë e jetës tone,si na informon edhe mbi teknikat inovatore kirurgjikale që aplikohen në Spitalin Hygeia Tiranë, duke u ndalur sidomos në shpjegimin e ndërhyrjeve kirurgjikale përmes teknikës  Tiroidektomi totale radikale, si një zgjidhje optimale përsa i përket patologjive të ndryshme të tiroideve, e cila liston një sërë avantazhesh krahasuar me çdo teknikë  tjetër kirurgjikale.

Si mund të kuptojmë nëse keni probleme me tiroiden?

Problemet me tiroiden shoqërohen me disa simptoma të tilla si fryrje në pjesën e përparme të trakesë  (e cila ndjek lëvizjet e gëlltitjes), afshe të shpeshta, humbje të pashpjegueshme në peshë  pa ndjekur dietë specifike, lodhje, dridhje të duarve, aritmi kardiake (e cila në shumë raste mund të jetë edhe simptoma e parë që shfaqet tek personat e moshës së re apo të mesme). Ndonjëherë, ndodh që personat nuk i arrijnë t’i kuptojnë këto shenja, pra nuk e kuptojnë që kanë problemet me tiroiden dhe mund të ndodhë që ti zbulojnë në mënyrë të rastësishme këto probleme  nëpërmjet një ekzaminimi tjetër si psh është ekografia për karotidet.

Si duhet vepruar në të tilla raste?

Për këdo që vë re se ka probleme me tiroiden, gjëja e parë është të drejtohet për një konsultë tek mjeku specialist endokrinolog i/e cili/a pas konsultës paraprake  do t’ju rekomandojë ekzaminimet që duhet të kryeni më tej. Jo rrallë herë ndodh që pacientët të bien në grackën e gabimit të përsëritjes së check-up- eve  të shpeshta të tiroides, por, limitohen vetëm duke kryer analiza hematologjike (të gjakut). Në rastet kur rezultatet e ekzaminimeve dalin brenda vlerave normale, ndodh që pacientët nuk shqetësohen më, duke menduar se nuk vuajnë nga ndonjë lloj patologjie të lidhur me tiroiden, gjë e cila çon në agravimin e gjendjes, sepse tiroidja ndërkohë mund të ketë noduse  (anomali anatomike ), të cilat nuk arrijnë të zbulohen nga analizat e gjakut. Pra, nisur nga sa më lart, për një kontroll të plotë të tiroides, është e domosdoshme që analizat e gjakut të shoqërohen gjithmonë nga ekzaminimi ekografik i tiroides. Pra të dyja këto lloj ekzaminimesh janë  hapat fillestarë  që  duhet të ndjekë çdo  pacient i cili do të  kryejë kontroll të tiroides.

Cilat janë  patologjitë  e tiroides?

Patologjitë e tiroides ndahen në tre kategori, në funksionale, anatomike ose të dyja bashkë. Një nënkategori e patologjive funksionale është tiroiditis ose  siç njihet ndryshe inflamacioni i gjendrës tiroide, e cila shkakton prishjen e ekuilibrit hormonal në organizëm.

Në patologjitë funksionale përfshihen të gjitha ato dëmtime  të cilat prekin funksionin e tiroides.  Këto patologji, mund të shoqërohen me  një funksion të rritur të tiroides e cila rezulton në shtim të prodhimit të hormoneve, por mund të japin edhe një funksion të ulët të tiroides, pra çon në ulje të prodhimit të hormoneve.

Ҫfarë është hipotiroidizmi? Cilat janë simptomat dhe terapia që këshillohet për kurimin e tij?

Hipotiroidizmi është ulja e prodhimit të hormoneve nga tiroidja. Shkaku më i shpeshtë i hipotiroidizmit, është tiroiditi kronik Hashimoto, por ka edhe shkaqe të tjera si mungesa e jodit, sëmundjet që prekin gjendrën e hipofizës, ku më të rrezikuar janë personat të cilët e kanë hequr tiroiden në rrugë kirurgjikale, pra ata që kanë kryer tiroidektomi.

Simptomat më të zakonshme të hipotiroidizmit janë:  rënie e nivelit të energjisë, e cila con në lodhje të shpeshtë, ndjesi të ftohti, dhimbje muskulare, ngadalësim i proçesit të të menduarit, kapsllëk, cikël menstrual i shtuar, si në sasi ashtu edhe në kohëzgjatje, shtim në peshë; flokë, thonj dhe lëkurë të thatë. Ulja e prodhimit të hormoneve nga tiroidja mund të çojë deri edhe në depresion.

Terapia që aplikohet nga mjeku endokrinolog në rastet e hipotiroidizmit është dhënia e një sasie hormoni (thyroxin) nga goja pacientit, gjithmonë kjo bazuar në vlerësimin paraprak nga mjeku specialist dhe sipas  nevojave metabolike të pacientit.

Ҫfarë është hipertiroidizmi? Cilat janë simptomat shoqëruese dhe terapia që aplikohet në këto raste?

Hipertiroidizmi është shtimi i prodhimit të hormoneve nga tiroidja.

Shkaku kryesor i  hipertiroidizmit  është sëmundja Graves (Bazedov). Po kështu një nodus mund të ketë funksion të shtuar dhe të prodhojë në mënyrë të pavarur më shumë hormone sesa organizmi ka nevojë, dhe kjo në mjekësi njihet si adenoma toksike.

Simptomat e hipertiroidizmit janë: dridhje të duarve, nervozizëm dhe ndjeshmëri e lartë. Por hipertiroidizimi mund të shkaktojë edhe ndjesi të nxehti, takikardi, dobësi të muskujve, lodhje të shpejte, diarre, cikel menstrual më të pakët në sasi edhe më të shkurtër në kohëzgjatje, rënie të flokeve, humbje të pashpjegueshme në peshë, (edhe pse pacienti nuk ndjek ndonjë dietë specifike).

Terapia e këshillueshme e hipertiroidizmit, kjo gjithmonë në varësi të stadit të sëmundjes, është ajo medikamentoze, me rrezatim me jod radioaktiv, dhe si alternativë e fundit është  ajo e ndërhyrjes kirurgjikale. që në Spialin Hygeia Tiranë aplikohet me metodën  “Tiroidektomi Totale Radikale”. Kjo është një teknikë bashkëkohore dhe unike në vendin tonë dhe Ass.Prof.Dr. Sakellariou,  numëron rreth 2300 raste të kryera në Greqi dhe më shumë  se 300 raste në Shqipëri, të gjitha të trajtuar në mënyrë të suksesshme me këtë teknikë inovatore. 

 

Po noduset çfarë janë dhe si veprohet për trajtimin e tyre?

Ndër anomalitë anatomike të tiroides bëjnë pjesë edhe noduset e tiroides. Prania në tiroide e formacioneve të rrumbullakta, e gjendrave të mëdha apo të vogla qofshin, quhen noduse. Ato mund të jenë unikale, pra të vetme ose edhe të shumta në numër. Noduset arrijmë ti identifikojmë nëpërmjet ekzaminimit ekografik të tiroides ose me anë të palpimit me dorë gjatë kontrollit mjekësor që kryen mjeku. Megjithatë, mënyra më e mirë për identifikimin e tyre mbetet ekzaminimi ekografik, pasi në këtë mënyrë zbulohen edhe nodujt që mjekët e kanë vështirë ti zbulojnë nëpërmjet palpimit. Shkaku që çon në formimin e noduseve mbetet ende i panjohur. Në përqindjen më të madhe, ato janë beninje, nuk shoqërohen me c’rregullime funksionale, dhe nuk japin asnjëlloj shqetësimi, prania e tyre nuk shoqërohet me ulje apo me rritje të hormoneve të tiroides. Për këtë arsye, noduset në shumicën e rasteve zbulohen rastësisht, ose gjatë një vizitë rutinë tek mjeku endokrinolog, apo ndoshta kur pacienti është duke u ndjekur për ndonjë problem tjetër shëndetsor.  Për këtë arsye theksojmë edhe një që kryerja e  kryerja e kontrolleve rutinë të tiroides, pra analizat e gjakut bashkë me ekografinë e tiroides, mbeten shumë të rëndësishme për mbarëvajtjen e shëndetit tuaj.

Terapia që përdoret për trajtimin e noduseve mund të jetë medikamentoze ose kirurgjikale, por gjithmonë në varësi të vlerësimit që mjeku endokrinolog i bën gjendjes së përgjithshme të pacientit.

Në cilat raste  pacienti/ja duhet t’i nënshtrohet kirurgjisë së tiroides?

Një pacient vlerësohet se duhet ti nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale të tiroides në këto raste: nëse konstatojmë ekzistencën e një masë malinje në tiroide ose dyshohet për diçka të tillë, nëse kemi të bëjmë me struma multinodulare (pra gjendra të shumta në numër), ose nëse ato janë në përmasa të mëdha, në rastet kur hipertiroidizmi nuk kontrollohet me terapi medikamentoze ose kontrollohet me shumë  vështirësi. Po kështu, pacienti duhet t’i nënshtrohet proçedurës kirurgjikale në çdo rast tjetër që mjeku e gjykon si të vetmen alternativë të mundshme për të mbrojtur dhe përmirësuar shëndetin dhe cilësinë e jetës së tij.

Kirurgjia e tiroides dhe shkalla e vështirësisë

Fillimisht është e rëndësishme që pacientët që duhet të kryejnë këto lloj ndërhyrjesh kirurgjikale duhet në rradhë të parë të gjejnë mjekun kirurg specialist të duhur dhe me eksperiencë, duke qenë se kemi të bëjmë me një proçedurë delikate. Pra nëse arrini të gjeni mjekun specialist kirurg dhe strukturën e duhur spitalore, ju mund të evitoni të gjitha komplikacionet e panevojshme apo problemet të cilat herë pas here kthehen jo vetëm në të lodhshme për pacientin por edhe të vështira për tu dhënë zgjidhje nga ana mjekësore.

 

Dy fjalë për ndërhyrjen kirurgjikale të tiroides?

Në Spitalin Hygeia Tiranë ndërhyrjet kirurgjikale në tiroide aplikohen me teknikën  inovatore të quajtur “Tiroidektomi Totale Radikale”, teknikë me anë të së cilës realizohet heqja e të gjithë tiroides. Heqja vetëm e nodusit ose e të gjithë nodusve është e gabuar. Gjithashtu është e gabuar edhe heqja e pjesshme e tiroides. Duke u nisur nga specifikat e patologjive të ndryshme të tiroides, me përjashtim të disa rasteve shumë të rralla, në kirurgjinë e tiroides teknika më e saktë është Tiroidektomia Totale Radikale. Eksperienca e mjekut kirurg në realizimin e kësaj teknike eviton edhe  komplikacione të tipit : hemorragji, c’rregullimet të zërit apo dëmtim të nervave të kordave të zërit, c’rregullime në nivelin e kalciumit (të cilat mund të vijnë si pasojë e dëmtimit apo heqjes së gjendrës paratiroide).

Cilat janë avantazhet e kësaj teknike?

Avantazhi primar i kësaj teknike “Tiroidektomi Totale Radikale” është se realizohet me efektivitet të plotë dhe në një kohë të shkurtër,(kohëzgjatja e ndërhyrjes kirurgjikale  është rreth 1 orë- 1 orë e 30 minuta). Një tjetër avantazh është që ndërhyrja kirurgjikale realizohet me një prerje minimale (shumë të vogël). Mjekët kirurgë në Spitalin Hygeia Tiranë, e realizojmë “Tiroidektominë  Totale Radikale”me ndihmën e pincetave të veçanta neurokirurgjikale (bipolare) pra pa përdorur qepje me penj. Zëri i pacientit  kthehet ne normalitet menjëherë pas operacionit. Anë tjetër pozitive është edhe  faza postoperatore, e cila është më e shkurtër dhe kalon me dhimbje më të lehta dhe më të përballueshme nga ana e pacientëve. Pra, pacienti do të qëndrojë më pak ditë në spital duke ju kthyer  më shpejt rutinës së tij të përditshme. Aplikimi i kësaj teknike bën të mundur zgjidhjen përfundimtare të problemit tuaj, pra ju nuk do të keni më nevojë për një ndërhyrje të dytë kirurgjikale në tiroide.

Gjendrat paratiroide, a duhet të hiqen gjatë ndërhyrjes?

Jo, në asnjë mënyrë! Shqetësimi kryesor i kirurgut duhet të jetë mbrojtja e tyre në mënyrë që pacienti pas ndërhyrjes kirurgjikale të mos ketë probleme me ç’rregullimin e nivelit të kalciumit në gjak.

Shpesh herë, pas ndërhyrjes, pacientët kanë zë të ngjirur. Përse ndodh kjo gjë?

Ka disa arsye për të cilat pas ndërhyrjes kirurgjikale pacientët kanë një zë të ngjirur, por që qartësohet me kalimin e ditëve. Në shumicën e rasteve kjo ndodh për shkak të traumatizmit të nervit që rrethon kordat vokale, fenomen i cili vjen si rezultat i manovrimeve që bëhen gjatë ndërhyrjes.

A duhet të marrin të gjithë pacientët jod radioaktiv pas ndërhyrjes kirurgjikale?

Jo, nuk është e domosdoshme! Pas ndërhyrjes kirurgjikale do të marrin jod radioaktiv vetëm ata pacientë për të cilët është gjykuar si e nevojshme nga mjeku specialist endokrinolog, pasi të jetë bërë vlerësimi i të gjithë parametrave të pacientit.

A shëndoshen pacientët pas ndërhyrjes kirurgjikale?

Pacienti as nuk dobësohet e as nuk shëndoshet pas heqjes së tiroides. Është e rëndësishme që të merren medikamentet e duhura si në aspektin cilësor dhe atë sasior, por gjithmonë konform rekomandimeve të dhëna nga mjeku specialist endokrinolog. Pra, nëse i përmbaheni me përpikmëri rekomandimeve të mjekut, asgjë nuk do të ndryshojë në fizikun tuaj pas ndërhyrjes kirurgjikale.

A do të ndryshojë jeta e pacientit/es pas ndërhyrjes?

Jeta juaj do të jetë më normale dhe më e shëndetshme nga sa ishte përpara ndërhyrjes. Ndërkohë që merrni ilacin, femrat për shembull mund të ndjekin edhe një shtatzani pa probleme. Gjithashtu jeta seksuale, si te meshkujt ashtu edhe te femrat, nuk ndryshon aspak.

 

Ass. Prof. Dr. Georgios Sakellariou

Drejtor i Departamentit të Kirurgjisë së Përgjithshme,
Spitalit  HYGEIA Tiranë
Tel: + 355 4 23 90 000

Spitali Hygeia Tiranë

SPITALI HYGEIA TIRANЁ është spital privat i nivelit ndërkombëtar me një investim fillestar prej 60 milion euro, duke qenë i vetmi spital në Shqipëri i konceptuar që në fillesat e tij si strukturë spitalore, si nga pikëpamja strukturore ashtu edhe nga ajo funksionale. 

Lexo me shumë...

Newsletter

Abonohu per te mare njoftimet tona me email:

Si të arrini në Hygeia

Kontakte

Spitali Hygeia Tiranë:
Sekretaria: + 355 4 23 90 000
Urgjenca: + 355 4 23 23 000
Email: info@hygeia.al