Artikuj mjekësor

APNETË E GJUMIT

GËRHITJE, LODHJE, PËRGJUMJE?

Nëse keni të tilla simptoma konsultohuni menjëherë me mjekun tuaj

 

Apneja e gjumit? Për çfarë bëhet fjalë?

Bëhet fjalë për një vazhdimësi ndërprerjesh të pavullnetshme të frymëmarrjes gjatë gjumit, që çon në ulje të prurjeve të oksigjenit.

Këto pauza respiratore shkaktohen nga lëshimi i muskulaturës së faringsit dhe bllokimi i hyrjes së trakesë.

Ulja në mënyrë të përsëritur e nivelit të oksigjenit provokon zgjerime të trurit dhe një rritje të ndjeshme të ritmit të zemrës dhe punës së saj.

Frymëmarrje normale - Gjatë gjumit muskujt e faringsit mbajnë të hapura kanalet e frymëmarrjes.

Hypopne -Kur muskujt e faringsit dobësohen, kanalet e frymëmarrjes ngushtohen dhe kjo mund të çojë në gërrihitje dhe vështirësi në frymëmarrje.

Apne - Nëse muskujt e faringsit dobësohen shumë, kanalet e frymëmarrjes mund të bllokohen duke penguar frymëmarrjen.

 

Simptomat dhe pasojat shoqëruese të Apnesë së gjumit

Zgjimet e shpeshta çojnë në:

  • Gjumë jo të qetë
  • Lodhje e tepërt
  • Përgjumje e tepërt
  • Dhimbje koke në mëngjes
  • Humbje energjie
  • Mungesë perqëndrimi
  • Nervozizëm
  • Ulje e dëshirës dhe e jetës seksuale
  • Ngritje të shpeshta natën për në tualet

 

Apnea e patrajtuar shumëfishon rrezikun:

  • 2 X rrezik për AVC
  • 2 X rrezik për vdekje të papritura kardiake
  • 5 X rrezik për mortalitet kardiovaskular
  • 57% rrezik më i lartë për rishfaqje të fibrilacionit atrial pas ablacionit

Apnea e patrajtuar e gjumit mund të shkaktojë ose të përkeqësojë HTA (hipertensionin arterial), çrregullime të ritmit të zemrës, infarkt miokardi, AVC (aksidente cerebro- vaskulare) si dhe aksidente në punë apo në rrugë, kjo nga përgjumja dhe ulja e vëmendjes.

Diagnoza e apneve të gjumit konsiston në rregjistrimin e parametrave ventilatore gjatë gjumit. Ky ekzaminim quhet Poligrafi dhe shërben për të zbuluar ngjarjet respiratore jonormale si dhe përcakton indeksin e apneve dhe hipopneve për orë të gjumit (IAH). Në varësi të këtij rezultati diskutohen dhe vendoset mbi opsionet e trajtimit.

Shkarko broshuren ne PDF

Hygeia Group

SPITALI HYGEIA TIRANЁ, pjesë e Grupit Hygeia Greqi, i cili prej 40 vitesh tashmë, vazhdon tё jetё lider nё tregun e sektorit shëndetësor dhe ka si objektiv kryesor të jetë ofruesi më i madh i shërbimeve mjekësore të integruara në gjithë Europën Juglindore.

Lexo me shumë...

Newsletter

Abonohu per te mare njoftimet tona me email:

Si të arrini në Hygeia

Kontakte

Spitali Hygeia Tiranë:
Sekretaria: + 355 4 23 90 000
Urgjenca: + 355 4 23 23 000
Email: info@hygeia.al


Zyra e Spitalit Hygeia Kosovë:
Telefon: ‎+386 49 102 008
Email: zyrakosove@hygeia.al