Artikuj mjekësor

DISA FAKTE MBI KANCERIN E ZORRЁS SЁ TRASHЁ (KOLOREKTAL)

Kanceri kolorektal është ndër sëmundjet me natyrë malinje më të përhapura dhe me % të ulët mbijetese në rast se nuk identifikohet në kohë.

Kohët e fundit vihet re se % e vdekshmërisë nga kanceri kolorektal, është reduktuar në mënyrë progresive vitet e fundit, kjo sajë rritjes së efikasitetit të trajtimeve të reja të aplikuara si dhe rritjes së ndërgjegjësimit të popullatës në kryerjen e kontrolleve rutinë. Kjo ka bërë që, incidenca e kësaj sëmundje (pra numri i rasteve të reja në vit) te persona mbi 50 vjec (që janë edhe kategoria më e prekur) të ulet në mënyrë të ndjeshme. Por nga ana tjetër, studimet e bëra tregojnë gjithashtu që kemi një trend në rritje, me rreth 2.1% në vit, të incidencës së kancerit kolorektal te personat më të rinj se 50 vjeç.

Më shumë se 86% e pacientëve të diagnostikuar me këtë sëmundje, nën moshën 50 vjeç, kanë simptoma të ndryshme dhe këto janë kryesisht të lidhura me faktin që  sëmundja është diagnostikuar në stad të avancuar.  Ndërkohë që në pacientë të diagnostikuar në stade fillestare të sëmundjes, simptomat janë të pakta ose pothuajse mungojnë, gjë që bëhet edhe më shqetësuese, sepse simptomat janë ato që çojnë pacientin te mjeku, ndaj mosprezenca e tyre bëhet shkak që çon në avancimin e stadit të sëmundjes.

Cilat janë ankesat (simptomat) kryesore të Kancerit Kolorektal ?

  • Prezencë gjaku në jashtëqitje  
  • Dhimbje barku
  • Anemi për shkak të gjakrrjedhjes
  • Ndryshime në jashtëqitje
  • Rënie e pashpjegueshmë në peshë

Rreth 70-90% e rasteve, të prekur nga kanceri kolorektal, janë diagnostikuar vetëm pasi janë shfaqur  simptomat. Në rastin e ekzistencës së një polipi (mish i huaj në zorrën e trashë), këtij polipi do t’i duhen rreth 10 vjet që të kthehet në kancer. Pra, nisur nga këto statistika, arrijmë të kuptojmë pse është kaq i rëndësishëm kryerja e kontrolleve periodike, si mënyra e vetme për diagnostikimin në kohë dhe parandalimin e shfaqjes së kancerit të zorrës së trashë.

Kanceri kolorektal mund të jetë i trashëgueshëm

Personat me histori familjare, pra ata që kanë pjesëtarë të familjes së ngushtë që vuajnë apo kanë vuajtur nga ky lloj kanceri, atëherë ata kanë një % më të lartë rreziku për t’u prekur gjithashtu.

Një tjetër faktor rreziku është edhe kur vetë personi të ketë patur në mënyrë të përsëritur  polipe të zorrës së trashë (prekanceroze) apo të ketë vuajtur nga sëmundje inflamatore të zorrës së trashë.  

Prandaj, për këtë kagtegori personash, është me rëndësi vitale kryerja dhe mos neglizhimi i kontrolleve periodike mjekësore.

Kur duhet kryer Kolonoskopia?

Protokollet bashkëkohore rekomandojnë kryerjen e kolonoskopisë, të paktën 1 herë në vit,nga mosha 50 vjec e lart dhe që nuk kanë faktorë rreziku.  

Ndërkohë,  për personat me faktorë rreziku, pra ata me histori familjare duhet të fillojnë kontrollet mjekësore në mosha më të hershme se 50 vjeç.

Trajtimi I vetëm për pacientët e diagnostikuar me kancer të zorrës së trashë është ndërhyrja kirurgjijkale, qoftë kjo kirurgji e hapur apo laparoskopike, e cila përcaktohet nga mjeku specialist në varësi të stadit të sëmundjes dhe kushteve te tjera mjekësore të pacientit. Këto ndërhyrje kirurgjikale ofrohen me shumë sukses në Spitalin Hygeia Tiranë sajë teknikave nga më bashkëkohoret dhe nga një staf mjekësh i specializuar dhe me shumë eksperiencë.

Kimioterapia dhe Radioterapia janë trajtime shumë të rëndësishme  për këto lloj  patologjish, qoftë kur aplikohen përpara ndërhyrjes apo edhe pas kirurgjisë.  

Kontrolli parandalues i traktit të poshtëm digjestiv (zorrës së trashë) në mënyrë periodike bën që ky lloj kanceri të jetë ndër më të parandalueshmit, prandaj mesazhi kryesor është për të jetuar gjatë dhe me cilësi duhet të mos neglizhoni asnjëherë kontrollet mjekësore.

Hygeia Group

SPITALI HYGEIA TIRANЁ, pjesë e Grupit Hygeia Greqi, i cili prej 40 vitesh tashmë, vazhdon tё jetё lider nё tregun e sektorit shëndetësor dhe ka si objektiv kryesor të jetë ofruesi më i madh i shërbimeve mjekësore të integruara në gjithë Europën Juglindore.

Lexo me shumë...

Newsletter

Abonohu per te mare njoftimet tona me email:

Si të arrini në Hygeia

Kontakte

Spitali Hygeia Tiranë:
Sekretaria: + 355 4 23 90 000
Urgjenca: + 355 4 23 23 000
Email: info@hygeia.al


Zyra e Spitalit Hygeia Kosovë:
Telefon: ‎+386 49 102 008
Email: zyrakosove@hygeia.al