Artikuj mjekësor

Endometrioza, çfarë është dhe si diagnostikohet

Keni:

Cikël menstrual të dhimbshëm?

Dhimbje kur kryeni marrëdhënie (seksuale)?

Më shumë se një vit që përpiqeni për një shtatzëni por pa rezultat?

Të gjitha ç’ka përmendëm më lart mund të shkaktohen nga një patologji që quhet Endometriozë.

Endometrioza është një patologji gjinekologjike, ku endometriumi (shtresa e brendshme e mitrës, e cila zëvëndësohet çdo muaj me ciklin menstrual) fillon të rritet jashtë mitrës. Shkaku i këtij çrregullimi ende nuk është i qartë, ndonëse janë zhvilluar shumë teori të ndryshme rreth tij, e lidhur kjo edhe me faktin se janë shumë mekanizma të përfshira në këtë patologji.

Më së shpeshti, endometrioza rritet zakonisht në vezore, por mund të prekë edhe zona të tjera siç është zorra apo indet pelvike (pjesa e poshtme e barkut). Këto lezione endometriale shoqërohen me gjakëderdhje kur vjen cikli, njëlloj si endometriumi normal, megjithatë, gjaku bllokohet brenda barkut të femrës, duke shkaktuar dhimbje dhe në disa raste duke formuar kiste të cilat janë të mbushur me gjak  në ngjyrë të errët. Kjo është edhe arsyeja pse kistet endometriotik quhen "kiste çokollatë".

Edhe pse prevalenca e endometriozës mund të ndryshojë nga një vend në tjetrin, është përllogaritur se 1 në 10 gra në mbarë botën vuajnë nga endometrioza.

Te femrat që kanë probleme me fertilitetin, incidenca mund të jetë më e madhe, shkon deri në  30-50% të rasteve!

Si diagnostikohet Edometrioza?

Endometrioza diagnostikohet me ndihmën e ekografisë, analiza gjaku (serum Ca125 i lartë ) dhe mbi të gjitha, laparoskopi. Me anë të laparosokopisë mund të arrihet fillimisht një diagnostikim i saktë dhe më pas një trajtim  i suksesshëm (heqje  kisteve çokollatë).

Pra, nëse jeni duke përjetuar ndonjë nga shenjat apo simptomat e mësipërme, duhet menjëherë të  konsultoheni me mjekun gjinekolog.

Departamenti i Gjinekologjisë së Spitalit Hygeia Tiranë ka në përbërje të tij mjekë specialistë të trajnuar Angli, Belgjikë dhe Francë për të diagnostikuar dhe ndjekur patologji të tilla, të cilët ju ofrojnë diagnostikim të saktë dhe trajtim mjekësor adekuat.

Andreas Bazeos MSc, FRCOG

Mjek Obstetër – Gjinekolog, Specialist për Laparoskopinë & HPV

Drejtor i Departamentit të Obstetri – Gjinekologjisë, Hygeia

Tel: 04 23 90 000

Hygeia Group

SPITALI HYGEIA TIRANЁ, pjesë e Grupit Hygeia Greqi, i cili prej 40 vitesh tashmë, vazhdon tё jetё lider nё tregun e sektorit shëndetësor dhe ka si objektiv kryesor të jetë ofruesi më i madh i shërbimeve mjekësore të integruara në gjithë Europën Juglindore.

Lexo me shumë...

Newsletter

Abonohu per te mare njoftimet tona me email:

Si të arrini në Hygeia

Kontakte

Spitali Hygeia Tiranë:
Sekretaria: + 355 4 23 90 000
Urgjenca: + 355 4 23 23 000
Email: info@hygeia.al


Zyra e Spitalit Hygeia Kosovë:
Telefon: ‎+386 49 102 008
Email: zyrakosove@hygeia.al