Artikuj mjekësor

DISA FAKTE MBI HIPERTENSIONIN

Hipertensioni nënkupton presion të lartë të gjakut dhe është një sëmundje shumë e përhapur në popullatë. Bazuar në statistikat Europiane, kjo sëmundje prek rreth 30-45 % të popullatës së  rritur. Mendohet se në pjesën më të madhe të rasteve, shkak i hipertensionit është një çrregullim në nivel qelizor, që shfaqet me kalimin e moshës. Kjo e bën hipertensionin, sidomos në stade të avancuara, një sëmundje të trajtueshme, por, që shpesh kërkon mjekim të vazhdueshëm, pra pacienti duhet të jetë në ndjekje të vazhdueshme nga mjeku kardiolog.

Fakte mbi Hipertensionin:

  • Hipertensioni dëmton zemrën dhe enët e gjakut, që në fakt nënkupton dëmtim të syve, veshkës, trurit, duke rritur % e sëmundshmërisë dhe vdekshmërinë
  • Individët mund të kenë hipertension por, mund të injorojnë praninë e tij, gjë e cila çon në mostrajtim të sëmundjes në kohë
  • Me kalimin e moshës rritet edhe mundësia e pranisë së hipertensionit
  • Stili i jetesës është faktor që ndikon në shfaqjen e hipertensionit, dhe këtu vlen të përmenden zakone të tilla si: jeta sedentare, duhanpirja, përdorimi i tepruar i kripës..etj
  • Një pjesë e rëndësishme e pacientëve që vuajnë nga Hipertensioni, mund të kenë nevojë për vazhdimin e terapisë gjatë gjithë jetës.

Megjithatë, krahas këtyre fakteve “të zymta”, ekziston edhe një evidencë optimiste që respekton ekuilibrin perfekt të universit.

  • Në pjesën më të madhe të rasteve, hipertensioni, është sëmundje lehtësisht e trajtueshme
  • Kontrolli/normalizimi i vlerave të tensionit shoqërohet me kontroll dhe evitim të plotë të pasojave të tij
  • Gjenaratat e reja të medikamenteve, antihipertensivët, janë gjithmonë e më shumë të tolerueshme dhe shumë më të pranueshme nga pacientët, dhe më e rëndësishmja me më pak efekte anësore dhe shumë më pak impenjative për ta. Medikamentet që merren një herë në ditë, me një kontroll të qëndrueshëm të tensionit në 24 orë, janë tashmë të zakonshme.
  • Modifikimi i stilit të jetës, me të cilën nënkuptojmë aktivitet fizik të kontrolluar,rënie në peshë, dietë e kontrolluar, kanë një ndikim të drejtpërdrejt në kontrollin /normalizimin e tensionit dhe jo vetëm. Një stil jete i shëndetshëm është baza e një shëndeti të mirë për të gjithë ne.

Kujdes!

Nëse përjetoni shqetësime të tipit:

  • Dhimje të fortë koke
  • Lodhje dhe konfuzion
  • Probleme me shikimin
  • Dhimbje gjoksi
  • Vështirësi në frymëmarrje
  • Rrahje të çrregullta zemre
  • Gjak në urinë
  • “ Goditje” në kraharor, qafë apo vesh

…..atëherë, ka shumë mundësi të jeni përpara një krize hipertensive, me pasojë goditje në zemër ose tru, ndaj është me rëndësi vitale të kontaktoni urgjentisht mjekun kardiolog. Por gjithmonë e rëndësishme është të kryeni kontrolle të rregullta te mjeku specialist, sepse parandalimi është më mirë sesa kurimi.

 

Departamenti i Kardiologjisë Hygeia

Tel: 04 23 90 000

 

Hygeia Group

SPITALI HYGEIA TIRANЁ, pjesë e Grupit Hygeia Greqi, i cili prej 40 vitesh tashmë, vazhdon tё jetё lider nё tregun e sektorit shëndetësor dhe ka si objektiv kryesor të jetë ofruesi më i madh i shërbimeve mjekësore të integruara në gjithë Europën Juglindore.

Lexo me shumë...

Newsletter

Abonohu per te mare njoftimet tona me email:

Si të arrini në Hygeia

Kontakte

Spitali Hygeia Tiranë:
Sekretaria: + 355 4 23 90 000
Urgjenca: + 355 4 23 23 000
Email: info@hygeia.al


Zyra e Spitalit Hygeia Kosovë:
Telefon: ‎+386 49 102 008
Email: zyrakosove@hygeia.al