Artikuj mjekësor

Miliona çifte në të gjithë botën përjetojnë ankth dhe stres të vashdueshëm nga pamundësisa për të konceptuar një fëmijë për një kohë të gjatë. Statistikat tregojnë se 1 në 8 çifte kanë probleme në arritjen e një shtatzënie dhe fenomeni është po aq i pranishëm edhe në Shqipëri. Po vendi ynë në lidhje me Infetilitetin ka patur një këndvështrim krejtësisht të devijuar nga faktet kokëforta të shkencës. Shoqëria e mbyllur dhe maskiliste ja mvishte vazhdimisht si “damkë” gruas këtë problem, ndërkohë që statistikat botërore tregojnë se shkaqet e infertilitetit në 30-50% të çifteve infertile janë po aq mashkullore sa edhe femërore.

Organizata Botërore e Alergjisë i dedikoi këtë vit javën botërore të alergjisë rritjes së ndërgjegjësimit ndaj dermatitit atopic. Çfarë është dermatiti atopik?

Dermatiti atopik, i cili quhet ndryshe ekzeme ose rrjebull është sëmundja kronike më e shpeshtë e lëkurës. Ajo mund të shfaqet në të gjitha moshat, por është më e shpeshtë në fëmijëri. Shpesh shfaqet që në muajt e parë të jetës duke u bërë kështu manifestimi i parë i alergjisë tek fëmijët.  Dermatiti atopik prek në nivel global 5-30% të fëmijëve dhe 1-10% të adultëve.

Gëlltitja e trupave të huaj është një fenomen aksidental që ndeshet jo rrallë herë tek fëmijët, të cilët, në pavetëdije, gjatë lojës përcjellin në organizëm sende të ndryshme duke shkaktuar jo pak trauma tek familjarët. Por kur dëgjon se edhe të rriturit mund të bihen pre e këtyre incidenteve, duke rrezikuar seriozisht shëndetin, nuk mund të qëndrosh indiferent ndaj shkaqeve apo shkaktarit.

Sottocategorie

Spitali Hygeia Tiranë

SPITALI HYGEIA TIRANЁ është spital privat i nivelit ndërkombëtar me një investim fillestar prej 60 milion euro, duke qenë i vetmi spital në Shqipëri i konceptuar që në fillesat e tij si strukturë spitalore, si nga pikëpamja strukturore ashtu edhe nga ajo funksionale. 

Lexo me shumë...

Newsletter

Abonohu per te mare njoftimet tona me email:

Si të arrini në Hygeia

Kontakte

Spitali Hygeia Tiranë:
Sekretaria: + 355 4 23 90 000
Urgjenca: + 355 4 23 23 000
Email: info@hygeia.al