Misioni dhe Vizioni ynë

Informacion i Përgjithshëm

“Çelësi i suksesit të një Biznesi janë punonjësit e tij”, pikërisht për këtë arsye vlerësimi dhe zhvillimi i burimeve njerëzore përbëjnë asetin më të rëndësishëm të Institucionit tonë. Si pjesë e strategjisë sonë për të ruajtur rolin drejtues në fushën e shëndetësisë, për të krijuar vlera afatgjata dhe të qëndrueshme për aksionerët tanë si dhe për të zhvilluar ekipin më të mirë të të punësuarve, Spitali HYGEIA Tirane ka zhvilluar një sistem proçedurash të cilat kanë në fokus individin. Vëmendja kryesore e jona është të vazhdojmë vlerat e GRUPIT HYGEIA për punonjësit tanë, pra të sigurojmë meritokraci në vendin e punës, të theksojmë punën në grup, bashkëpunimin me qëllim krijimin e një mjedisi të këndshëm dhe miqësor, e cila çon në rezultatete te pritshme të biznesit.

Mënyra e operimit të Spitalit Hygeia Tirane dallon për proçedura të qarta dhe krijimin e një sistemi me në fokus individin. Ne investojmë në kapacitetin njerëzor dhe në zhvillimin profesional të punonjësve tane, duke siguruar një mjedis të sigurt pune, benefite dhe trajnim të vazhdueshëm dhe zhvillim profesional duke demonstruar se shëndeti dhe njeriu janë mbi të gjitha.”

Departamenti i Burimeve Njerëzore ofron shërbime, mbështetje, besueshmëri, koherencë për të plotësuar në kohë nevojat e punonjësve tanë dhe të klientëve, duke garantuar nje ambjent i cili na dallon si punëdhënës të përgjegjshëm dhe si pikë reference për të tjerët.

Spitali Hygeia Tiranë garanton për punonjësit e saj:

  • Kontrata Pune transparente
  • Mundësi trajnimi dhe ngritje profesionale
  • Karrierë profesionale
  • Respektim i të drejtave të punonjësit dhe I Kodit të Punës
  • Pushime vjetore dhe lindje të paguara
  • Mbulim mjekësor për punonjësit
  • Pagesa të rregullta
  • Ambjent pune të sigurt Aplikim të standarteve dhe protokolleve ndërkombëtare - Nivel të lartë profesionalizmi

Struktura jonë

Spitali Hygeia Tiranë është i pozicionuar në një ndërtesë 6 katëshe, i modeluar me mjedise moderne dhe hapësira shumë komode për të siguruar shërbim sa më cilësor, të shpejtë dhe efikas për pacientët tanë. Spitali është i pajisur me 9 ashensorë , 4 ashensorë për pacientët dhe 5 ashensorë të brendshëm të ideuar për të transportuar barrelat e pacientëve si dhe për të mundësuar transportimin e shpejtë të pacientit në kushtë urgjence dhe në siguri maksimale.

Spitali Hygeia disponon:

  • 102 shtretër
  • 9 Salla Operacioni
  • 6 Dhoma Lindje
  • 12 Shtretër Reanimacioni
  • 11 Shtretër të Reanimacionit për të porsalinduriot
  • 18 Shtretër për Kardiologjinë Invazive
  • 17 Shtretër Pediatrik
  • 25 Shtretër në Maternitet
  • 27 Shtretër për rastet Patologjike
  • 5 Shtretër për Kirurgjinë Ditore (ODS)
  • 32 Njësi për Dializën
  • 6 Shtretër për Kimioterapinë

Spitali është i pajisur me aparatura dhe pajisje bashkëkohore mjekësore të cilat garantojnë cilësi shërbimi, diagnostikim në kohë dhe trajtim mjekësor të standarteve ndërkombëtare.

Ofrimi i teknologjisë së përparuar mjekësore ndikon në ofrimin e sigurisë më të lartë dhe rezultate të sakta dhe në kohë rekord për pacientin.

Dhomat e pacientëve janë moderne dhe të pajisura më të gjitha komoditetet e nevojshme për të ofruar shërbimin më të mirë të mundshëm për rekuperimin e pacientëve. Ҫdo dhomë është e pajisur me buton thirrje që siguron shërbim infermieror të shpejtë dhe të specializuar 24 orë në ditë.

Sallat e Operacionit janë të ideuara konform standardeve ndërkombëtare, të pajisura më teknologjinë më të përparuar mjekësore për të ofruar teknikat avangardë kirurgjikale duke mbuluar të gjitha llojet e kirurgjive nga ato më të thjeshtat te ato më të komplikuarat.

Spitali Hygeia ofron asistencë për personat me aftësi të kufizuar, të cilët shoqërohen brenda ambienteve të spitalit nga personel mjekësor i autorizuar.    

Një tjetër aset i këtij spitali janë edhe zinxhiri i aparaturave radiologjike (CT Skaner, Rezonancë Magnetike, Ekografi, Mamografi, Mjekësi Bërthamore, Radioterapi) të cilat sajë teknologjisë së përparuar që ofrojnë janë baza për të marrë diagnoza të sakta dhe në kohë rekord për një trajtim optimal të çdo patologjie mjekësore. 

VIZIONI ynë është të bëhemi Spitali i Referencës si për Shqipërinë ashtu edhe për shtetet fqinje.   

 

MISIONI ynë është ofrimi i kujdesit të sigurt, efektiv dhe të personalizuar – Për çdo pacient, çdo herë, çdo ditë.

 

VLERAT në të cilat do të mbështetemi për të arritur objektivat tona janë:

  • Përsosmëria – Të ofrojmë cilësi të lartë të shërbimit të klientit, përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë dhe udhëheqjes në fushën tonë (Të jemi më të mirët)
  • Integriteti – Të zbatojmë standardet më të larta të profesionalizmit, etikës dhe përgjegjësinë individuale (Të bëhemi shembull)
  • Respekti – Respektojmë dhe vlerësojmë individualitetin, ndryshueshmërinë dhe kontributet e pacientëve tanë dhe secilit prej nesh (Të jemi të sjellshëm)
  • Puna në grup – Të vlerësojmë kontributin e të gjithëve, duke kombinuar aftësitë e individëve të veçantë të stafit në partneritete të mira e të integruara (Të jemi së bashku)

 

Spitali Hygeia Tiranë

SPITALI HYGEIA TIRANЁ është spital privat i nivelit ndërkombëtar me një investim fillestar prej 60 milion euro, duke qenë i vetmi spital në Shqipëri i konceptuar që në fillesat e tij si strukturë spitalore, si nga pikëpamja strukturore ashtu edhe nga ajo funksionale. 

Lexo me shumë...

Newsletter

Abonohu per te mare njoftimet tona me email:

Si të arrini në Hygeia

Kontakte

Spitali Hygeia Tiranë:
Sekretaria: + 355 4 23 90 000
Urgjenca: + 355 4 23 23 000
Email: info@hygeia.al