Përgjegjësia Sociale

SPITALI HYGEIA OFRON NDIHMË MJEKЁSORE ERSIONIT TË VOGËL

Në 1 Dhjetor, 2015, Spitali Hygeia Tiranë ju përgjigj thirrjes për ndihmë të bërë nga familja e një fëmije të vogël 3-vjeçar, Ersioni, i cili kishte lindur me një malformacion të rrallë te quajtur labio-palatos. Prindërit e Ersionit jetonin në kushte shumë të vështira ekonomike dhe për këtë arsye e kishin të pamundur të përballonin shpenzimet e ndërhyrjes kirurgjikale për djalin e tyre, për këtë arsye Spitali Hygeia mori përsipër të gjitha shpenzimet e ndërhyrjes kirurgjikale dhe hospitalizimit.

Ndërhyrja përfundoi me sukses, por ndërkohë deri në rekuperimin e plotë të tij Ersioni ka një rrugë të gjatë përpara dhe ndërhyrje të tjera do pasojnë të parën, rrugëtim i cili do të suportohet nga stafi i mjekëve ORL të Spitalit Hygeia.

Spitali Hygeia Tiranë

SPITALI HYGEIA TIRANЁ është spital privat i nivelit ndërkombëtar me një investim fillestar prej 60 milion euro, duke qenë i vetmi spital në Shqipëri i konceptuar që në fillesat e tij si strukturë spitalore, si nga pikëpamja strukturore ashtu edhe nga ajo funksionale. 

Lexo me shumë...

Newsletter

Abonohu per te mare njoftimet tona me email:

Si të arrini në Hygeia

Kontakte

Spitali Hygeia Tiranë:
Sekretaria: + 355 4 23 90 000
Urgjenca: + 355 4 23 23 000
Email: info@hygeia.al