Përgjegjësia Sociale

SPITALI HYGEIA TIRANË PRANË PERSONAVE DHE FAMILJEVE NË NEVOJË

Spitali Hygeia Tiranë vazhdon me përkushtim në përmbushjen e misionit të saj, pra të qenit pranë personave dhe familjeve që kane nevojë për asistencë mjekësore dhe jo vetëm. Në tetor 2016, Drejtorja Ekzekutive e Spitalit Hygeia, Znj.Maria Driva, nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Fondacionin “ Fundjavë Ndryshe” I cili ka si mision primar të ofrojë ndihmë për njerëzit dhe familjet në nevojë.

Ky Fondacion, për të përmbushur misionin e tij bashkëpunon me shumë Kompani dhe Institucione private me anë të të cilave bën të mundur ofrimin e ndihmave në ushqime, veshje, elektroshtëpiake..etj, për familjet e varfra, dhe në vijim të këtyre bashkëpunimeve Spitali Hygeia ju bashkua këtyre nismave për të ofruar këtyre familjeve të varfra asistencë mjekësore.

Në vijim të këtij bashkëpunimi. Fondacioni “Fundjavë Ndryshë” i propozoi Spitalit Hygeia rastin e një pacienti, Avni Hasmuçaj, 30 vjeç, i cili jetonte në kushte shumë të vështira ekonomike dhe prej një kohe të gjatë vuante nga probleme me shtyllën kurrizore. Spitali Hygeia mori menjëherë përsipër vlerësimin e këtij rasti mjekësor, dhe pas ekzaminimeve të kryera nga mjekët ekspertë, pacienti u diagnostikua me “ Mielopati Cervikale” dhe e vetmja mundësi ishte ndërhyrja neurokirurgjikale sepse në rast të kundërt ai rrezikonte të mbetej I paralizuar për gjithë jetën.

Duke qenë se Avniu dhe familja e tij jetonin në kushtë shumë të vështira ekonomike, ai nuk mund të përballonte shpenzimet e kësaj ndërhyrje kirurgjikale, Spitali Hygeia mori përsipër të mbulonte ndërhyrjen kirurgjikale dhe ditët e hospitalizimit të Avniut, ndërkohë që Fondacioni “Fundjavë Ndryshe” mblodhi rreth 1,000 euro ndihma për të kontribuar për ndërhjyrjen kirurgjikale të Avniut. Ndërhyrja kirurgjikale u krye në 5 tetor 2016, dhe pavarësisht shkallës së vështirësisë ndërhyrja përfundoi me sukses dhe tashmë pacienti gëzon shëndet të plotë. https://web.facebook.com/FundjaveNdryshe/?fref=ts

Spitali Hygeia Tiranë

SPITALI HYGEIA TIRANЁ është spital privat i nivelit ndërkombëtar me një investim fillestar prej 60 milion euro, duke qenë i vetmi spital në Shqipëri i konceptuar që në fillesat e tij si strukturë spitalore, si nga pikëpamja strukturore ashtu edhe nga ajo funksionale. 

Lexo me shumë...

Newsletter

Abonohu per te mare njoftimet tona me email:

Si të arrini në Hygeia

Kontakte

Spitali Hygeia Tiranë:
Sekretaria: + 355 4 23 90 000
Urgjenca: + 355 4 23 23 000
Email: info@hygeia.al