Përgjegjësia Sociale

Spitali Hygeia Tirane paketa speciale ekzaminimi dhe surpriza në nder të Ditës Ndërkombëtare të Gruas

Me rastin e 8 Marsit, ditës Ndërkombëtare të Gruas, Spitali Hygeia Tiranë  ofroi për një javë rresht, prej datës 6-10 Mars, dy paketa me çmime preferenciale të dedikuar femrës dhe shëndetit të tyre dhe përkatësisht një Paketë Kontrolli Gjinekologjik dhe një Paketë me shërbime dentare “Paketa e buzëqeshjes”.

Po kështu në kuadër të kësaj feste, në datë 8 mars Spitali ofroi falas vizitën e Mjekut mastolog, pra për të gjitha ato gra që në datë 8 mars kërkonin të kryenin Kontrollin e gjirit përfituan falas konsultën me mjekun specialist.

 

Ndërkohë një surprizë e këndshme ishte menduar nga Administrata e Spitalit për këtë ditë të shënuar për të gjitha pacientet femra që ishin të hospitalizuara në Spitalin Hygeia Tiranë në datë 8 mars. Në mëngjes, në të gjitha dhomat ku kishte paciente femra, stafi infemieror i Spitalit ju dhuroi nga  një trëndafil të kuq i cili shoqërohej edhe me urimin për Festën. Ky xhest dhuroi buzëqeshje dhe mirënjohje nga ana e pacienteve tona, të cilat  falenderuan përzemërsisht spitalin për këtë gjest kaq të bukur, duke shprehur njëkohësisht edhe mirënjohjen për faktin që përpos shërbimit mjekësor dhe kujdesit të treguar në çdo hallkë të shërbimit,  stafi I spitalit kishte menduar  që në këtë ditë feste,  edhe ato të ishin pjesë e këtyre festimeve, dukebërë ditën edhe më të bukur. 

Spitali Hygeia Tiranë

SPITALI HYGEIA TIRANЁ është spital privat i nivelit ndërkombëtar me një investim fillestar prej 60 milion euro, duke qenë i vetmi spital në Shqipëri i konceptuar që në fillesat e tij si strukturë spitalore, si nga pikëpamja strukturore ashtu edhe nga ajo funksionale. 

Lexo me shumë...

Newsletter

Abonohu per te mare njoftimet tona me email:

Si të arrini në Hygeia

Kontakte

Spitali Hygeia Tiranë:
Sekretaria: + 355 4 23 90 000
Urgjenca: + 355 4 23 23 000
Email: info@hygeia.al