Përgjegjësia Sociale

SPITALI HYGEIA GJITHMONË PRANË FËMIJËVE NË NEVOJË

Spitali Hygeia Tiranë ka qenë dhe vazhdon të jetë një ndër Institucionet e vetme që ka lidhur kontrata me Institucionet apo Shoqatat të cilat kujdesen për fëmijët jetimë apo të braktisur nga familjet e tyre, ndër të cilat është edhe Institucioni SOS Fshatrat e Fëmijve Shqipëri.

Në vijim të përkujdesjeve mjekësore që Hygeia ka ofruar për fëmijët që jetojnë në Fshatin SOS, edhe këtë rradhë stafi drejtues i Spitalit Hygeia ju përgjigj menjëherë kërkesës së bërë nga përfaqësuesit e këtij Institucioni, dhe përkatësisht duke marrë përsipër shpenzimet e kryerjes së ndërhryje kirurgjikale “Adenoidektomi” për një nga fëmijët e këtij Institucioni.

Në datë 18 Prill, ndërhyrja u realizua me sukses nga ekipi i mjekëve kirurgë ORL të këtij Departamenti dhe tashmë vajza gëzon shëndet të plotë.

 

Stafi drejtues I SOS Fshatrat e Fëmijëve, në shenjë mirënjohje dhe falenderimi për këtë mbështetje të vazhdueshme që Spitali Hygeia jep, dërguan edhe një letër falenderimi, Drejtores Ekzekutive të Spitalit Hygeia Tiranë Znj.Maria Driva, për kontributin dhe gadishmërinë e treguar duke ofruar ndihme mjekesore per femijet e Fshatrave SOS. 

Spitali Hygeia Tiranë

SPITALI HYGEIA TIRANЁ është spital privat i nivelit ndërkombëtar me një investim fillestar prej 60 milion euro, duke qenë i vetmi spital në Shqipëri i konceptuar që në fillesat e tij si strukturë spitalore, si nga pikëpamja strukturore ashtu edhe nga ajo funksionale. 

Lexo me shumë...

Newsletter

Abonohu per te mare njoftimet tona me email:

Si të arrini në Hygeia

Kontakte

Spitali Hygeia Tiranë:
Sekretaria: + 355 4 23 90 000
Urgjenca: + 355 4 23 23 000
Email: info@hygeia.al