Përgjegjësia Sociale

5 Maj, Dita Botërore e Higjenës së Duarve

5 Maji është shpallur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) si Dita Botërore e Higjenës së Duarve dhe kjo ditë në të gjithë botën i kushtohet rritjes së ndërgjegjësimit të pacientëve dhe familjarëve të tyre për t'u bashkuar me punonjësit e shëndetësise në përpjekjet e tyre për të praktikuar dhe ruajtur higjienën e mirë të duarve.

Në këtë ditë, edhe Drejtoria Infermierore e Spitalit Hygeia nën kujdesin e Drejtores Znj.Panoraia Rammou, si çdo vit, së bashku me të gjithë infermierët dhe mamitë,  në kuadër sensibilizimi mbi rëndësinë që ka higjena e duarve, u angazhuan  në shpërndarjen e materialeve informuese për të gjithë pacientët dhe familjarët e tyre, duke i informuar mbi rëndësinë që ka larja e duarve për t’u ruajtur nga infeksione apo sëmundje të ndryshme. Kjo iniciativë u zhvillua nën moton “Parandalimi i Infeksioneve arrihet nëpërmjet higjenës së mirë të duarve” dhe u mirëprit mjaft mirë nga pacientët dhe familjarët e tyre duke u bërë pjesë aktive e kësaj nisme si dhe duke falenderuar personelin infermieror të spitalit për demonstrimin dhe informacionet e dhëna.

 

Spitali Hygeia Tiranë

SPITALI HYGEIA TIRANЁ është spital privat i nivelit ndërkombëtar me një investim fillestar prej 60 milion euro, duke qenë i vetmi spital në Shqipëri i konceptuar që në fillesat e tij si strukturë spitalore, si nga pikëpamja strukturore ashtu edhe nga ajo funksionale. 

Lexo me shumë...

Newsletter

Abonohu per te mare njoftimet tona me email:

Si të arrini në Hygeia

Kontakte

Spitali Hygeia Tiranë:
Sekretaria: + 355 4 23 90 000
Urgjenca: + 355 4 23 23 000
Email: info@hygeia.al